‘Serbët dhe shqiptarët janë kushërinj’/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe këtë deklaratë anti-shqiptare të Edi Ramës!

DEKLARATË PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA SELI

EKSTRAKT

Në një deklaratë për media, Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, një fushatë mediatike pa debat është një terr i vërtetë për qytetarët shqiptarë.

Berisha u shpreh në fjalën e tij se refuzimi i debatit ka në bazë krimet e mëdha ekonomike, vjedhjen e madhe të Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij vendorë.

Lideri i opozitës tha se: “Edi Rama nuk del dot në debat, sepse është i rrethuar nga të katër anët nga muret e krimeve të tij, lidhjet e tmerrshme me McGonigalin. Erion Veliaj kalon nga studio në studio dhe mashtron duke deklaruar analiza që i ka bërë një OJF që nuk ia tregon as emrin, as kampionin.”

Gjithashtu, Kryetari i PD, Sali Berisha dënoi me forcë të madhe deklaratën antishqiptare të Ramës, i cili ky i fundit ishte shprehur në një deklaratë të tijën se: “serbët dhe shqiptarët janë kushërinj”. Berisha theksoi se, për të justifikuar tradhtinë e tij ndaj kombit shqiptar, Rama po shkelmon mbi qindra mijëra të vrarë nga barbaritë serbë, të quajë gjenocidet serbe si gjenocide të kryera mes kushërinjve.

DEKLARATA E PLOTË

Mirëdita!

Unë besoj se transparenca dhe përgjegjësia para qytetarëve kërkon në mënyrë imperative debatet në të gjitha nivelet midis kandidatëve që garojnë për kryetar bashkie, midis këshilltarëve të parë që garojnë për kryetarë të parlamenteve lokale dhe në nivel qendror.

Një fushatë mediatike pa debat është një terr i vërtetë për qytetarët shqiptarë të cilët dënohen të dëgjojnë fjalime të stisura, të mbushura me mashtrime nga rilindasit, dhe nuk kanë mundësi për asnjë lloj llogaridhënie, transparence.

Refuzimi i debatit ka në bazë krimet e maëdha ekonomike, vjedhjen e madhe të Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij vendorë. Ka në bazë vjedhjen e miliarda eurove me tendera në masën 80-90% në shkelje flagrante te ligjeve të vendit.

Refuzimi i debateve televizive ka në bazë transferimin e pasurive, fondeve te familjarë të Edi Ramës dhe në tërësi kryetarëve të bashkive në mbarë vendin. Ky refuzim ka në bazë frikën e tmerrshme nga veprimtaria antiligjore e këtyre përfaqësuesve.

A mund të imagjinoni ju të dalë qytetarëve Edi Rama në debat me Sali Berishën? Ky është një rast i artë për qytetarët shqiptarë për t’u njohur me të gjitha aferat me dokumenta zyrtare që mbajnë firma dhe vula të kësaj administrate të vjedhjes së Edi Ramës. Me të gjitha tenderat e fituara nga baxhanaku dhe thjeshtra e tij në kundërshtim flagrant me ligjet. Është një rast për të njohur qytetarët shqiptarë për të gjitha pasuritë e tij dhe larjen e parave në këto pasuri të Edi Ramës.

Origjinën e parave për ndërtimin e pallatit në Pajë. 5 katësh në shehsin e pallateve në Tiranë, pallatit famoz për të cilin nuk ekziston asnjë faturë e asnjë lloji përveçse një larje parash e pastër e qartë. Po kështu, me sarajet e Surrelit. 720 m linerare të gjata themelet. 5 mijë metër katrorë parku përreth shtëpisë, me ullinj që shkojnë të shkulur anë e kënd vend, dhe që shkojnë dhjetëra e qindra euro.

Pra, Edi Rama nuk del dot në debat, sepse është i rrethuar nga të katërta anët nga muret e krimeve të tij. Lidhje të tmerrshme me McGonigalin, të cilat edhe dje u denoncuan si lidhje që po hetohen intensivisht nga drejtësia e SHBA. Lidhje të tmerrshme me klanet e drogës, të cilat edhe dje u denoncuan në mediat amerikane si fakt i pamohueshëm se shërbimet e këtij vendi kanë dosje të trasha droge dhe lidhjesh dhe krimi të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Por ky standart është standart diktatorial, është standart i rrezikshëm për vendin. Ndaj iu bëj thirrje qytetarëve, socialistëve të bëjnë të gjithë presionin e duhur, që ata që quhen përfaqësues të tyre, që në fakt nuk përfaqësojnë ata, por veten e tyre të detyrohen të paraqiten në debate, qoftë edhe në sheshe publike. Qoftë edhe pa media po me vetëm me prani qytetarësh.

Kandidatët tanë janë të gatshëm në çdo orë të ditës dhe natës, në çdo kohë të ballafaqohen me rivalët e tyre të Rilindjes. U bëj thirrje studiove televizive, të heqin dorë nga thirrja njëri pas tjetrit e kandidatëve, të kontribuojnë edhe ato me mundësitë që kanë, me pushtetin e tyre që të zhvillohet debati, dhe jo të vijnë për recitime. Që të ballafaqohen kandidatët, dhe jo të pranojnë deklarata shabllone të Erion Veliajt, që u thotë se ka bjellë fidanët, faturat për të cilat i ka vjedhur.

I bëj thirrje të ballafaqohen kandidatët, se këta nuk kanë asnjë interes. Analizat e ujit dhe të ajrit janë të tmerrshme. Ua them unë qytetarëve. Erion Veliaj kalon nga studio në studio mashtron, duke deklaruar analiza që sipas tij i bëj një OJF, që as emrin nuk e thotë, as kampionet se ku i merr nuk i tregon. Duke kompromentuar fund e krye, por njëkohësisht edhe duke kërcënuar jetën e qytetarëve të Tiranës, qoftë me ajrin jashtë çdo standarti edhe ujin.

Po kështu, Elbasani, Durrësi, Shkodra. Edhe në Shkodër urdhëro. Ne kemi kandidatin tonë për kryetar bashkie, kryetarin aktual. Benet Beci të paraqitet në debat. Këta janë sekti i territ. Këta kanë zgjedhur terrin për qytetarët.

Unë mendoj se nuk është ky qendrimi që duhet të mbajnë ata që kërkojnë votën e qytetarëve, përndeyshe ata duhet të fshehin vjedhjet, dhe duhet të rrëmbejnë votat për mashtrime.

Sot unë këtu dënoj me forcën më të madhe deklaratën në Athinë antishqiptare të Edi Ramës. Për herë të parë në tërë historinë e Shqipërisë, Ballkanit, Europës dhe botës, një njeri i papërgjegjshëm kalon në një mashtrim madhor historik. Deklaron se shqiptarë dhe serb janë kushërinj. Për të justifikuar tradhëtinë e tij ndaj kombit shqiptar, ai arrin të shkelmojë mbi qindra mijëra të vrarë nga barbaritë serbe. Të quajë gjenocidet serbe, si gjenocide të kryera mes kushërinjve. Një mendje njerëzore më antishqiptare se kjo nuk mund të bëhet.

Me kushërirllëkun që njeh Edi Rama, kërkon të legjitimojë çdo pretendim serb në territoret shqiptare, të vendosë në harresë të gjitha barbaritë serbe, shkelmon historinë, të vërtetën. Shkelmon çdo gjë me një formulë të marrë nga Beogradi për ta thënë në Athinë.

Ku e bazon ai? E bazon vetëm në vasalitetin, në asgjë tjetër. Në asnjë përkatësi shqiptarët dhe serbët nuk janë kushërinj. Shqiptarët janë këtu qëkur është krijuar kjo tokë. Serbët, sipas historisë dhe historianëve të tyre kanë arhdur këtu nga Stepat në shek.VI. Se ku e gjen lidhjen e gjakut Edi Rama, e gjen në tradhëtinë e tij, vasalitetin e tij ndaj Beogradit. Dhe ky është një akt i dënueshëm.

Sikundër, dënoj implikimin e tij në fushatën elektorale në vende të tjera. Dënoj me ashpërsinë më të madhe.

Por garantoj shqiptarët se 14 maji është dita e vendimit pa kthim për largimin e Edi Ramës nga skena politike si hajduti, si qeveritari që vodhi më shumë shqiptarët në tërë historinë e tyre. Njëkohësisht dhe si qeveritari që shkelmoi njësoj si tradhëtar interesat e tyre kombëtare dhe qytetare.

Faleminderit shumë! Mirupafshim!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale