Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka i ka dërguar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi propozimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në vijim të shkresës nr. 186 prot., datë 16.01.2023 si dhe bazuar mbi parashikimet e nenit 29 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, si dhe Vendimit nr. 06. dt.
09.01.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ‘Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet për organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023″, lutem gjeni bashkëlidhur listën e plotë dhe dokumentacionin përkatës të komisionerëve dhe sekretarëve propozime të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale