FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË KËSHILLIN KOMBËTAR
EKSTRAKT
Unitet, qeveri teknike, reformë zgjedhore dhe rikthim i paketës së vitit 2020, vota e diasporës dhe zgjedhje të lira dhe fitorja në 2025, janë objektivat e Partisë Demokratike.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i parashtroi këto objektiva gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Me sloganin ‘Të bashkuar në diversitet’, Berisha kërkoi nga demokratët që të bëjnë çdo përpjekje për të bashkuar edhe atë 1%, sipas tij, që nuk u është bashkuar, por edhe përtej PD-së, me qëllimin për të rrëzuar Edi Ramën.
FJALA E PLOTE:
Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta.
Të nderuar drejtues të PD, anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të kësaj partie.
Fjalën time sot dua ta nis me një falenderim të madh, për secilin nga ju, ky falenderim shkon për ju, për çdo demokrate e demokrat, mbështetëse e mbështetës të PD, kudo që ndodhet sonte.
Ju falenderoj nga zemra për punën tuaj, sakrificat tuaja, qëndresën tuaj, instiktin tuaj të mprehtë kundër të keqes, për guximin e admirueshëm përbëllë presioneve dhe qartësinë tuaj përballë mashtrimeve.
Të gjitha këto atribute tuaja bëjnë që mbledhja e sotme e këtij forumi të ketë një rëndësi të veçantë, që nuk e ka pasur asnjë mbledhje tjetër qysh nga rithemelimi i PD, sepse nëse në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar, ne ende nuk kishim realizuar plotësisht asnjërin nga një nga tre objektivat tonë madhorë, sot ne mblidhemi pasi dy nga tre objektivat tonë më madhorë, për arritjen e misionit tonë, ne i kemi përmbushur.
Realizimi i këtyre dy objektivave bën që sot Shqipëria të jetë në një realitet të ri, që deri para pak kohësh do të ngjante i pamundur.
Shkurtimisht do ti dedikoj disa fjalë, dy objektivave që ne kemi arritur.
Por së pari do ta nis duke ju rikujtuar edhe njëherë, rëndësinë, qëllimin e misionit tonë.
Të dashur anëtare e anëtarë të Këshillit Kombëtar, demokrate e demokratë kudo që jeni.
Në mars të vitit 1992, kur PD erdhi në pushtet herën e parë, në fjalimin e fitores ju drejtova shqiptarëve me këto fjalë: Gëzuar ditën e parë të demokracisë.
Ato fjalë sintezojnë më së miri misionin e atëhershëm të kësaj partie, sepse me atë akt PD ndante epokat për Shqipërinë. Ato fjalë ndanë diktaturën ideologjike nga demokracia.
Në mënyrë të ngjashme, kur PD të fitojë vitin e ardhëshëm, dhe ua theksoj këtë: fitorja vitin e ardhshëm është në duart tona. Pra kur PD të fitojë vitin e ardhshëm, fjalimi i fitores do të hapet me fjalët: Gëzuar ditën e parë të rikthimit të demokracisë.
Kjo miqtë e mi është rëndësia e misionit tonë.
Misioni ynë ndan përfundimisht narkoshtetin nga demokracia.
Misioni ynë çliron përfundimisht Shqipërinë nga pushtimi më i egër i brendshëm që i është bërë këtij vendi.
Misioni ynë shpëton Shqipërinë.
Dhe ky mision sot është më i prekshëm se kurrë, sepse siç thashë, ne tashme kemi realizuar dy nga tre objektivat madhorë që kishim përgjegjësi si forcë kryesore politike opozitare ti përmbushnim para Shqipërisë dhe Shqiptarëve.
Objektivi i parë lidhet me të vërtetën.
Të dashur demokrate e demokratë, anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar, përgëzime për realizimin e objektivit të parë.
Ekspozimi i të vërtetës dhe mbrojtjen e saj si kurrë ndonjëherë më parë.
Kur kemi nisur rithemelimin e PD, e vërteta e Shqipërisë ishte e manipuluar në nivele Ourelliane kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse vetë Xhorxh Oruell ka thënë se, niveli final i komandimit është kur partia të detyron të mohosh të vërtetat e syve dhe veshëve tu.
Edi Rama u thoshtë shqiptarëve se kjo është Shqipëria që duam.
Cila është Shqipëria që duam, vendi në të cilin vota kthehet në krim dhe krimi në votë?
Jo miq, kjo është Shqipëria e armikut të votës së lirë të shqiptarëve. E Edi Ramës dhe jo kurrë e qytetarëve të saj.
A është Shqipëria që duam, Shqipëria e arrestimit të liderit të opozitës pa prova dhe pa akuza?
Jo miq, kjo është Shqipëria e Edi Ramës që në traditën e tij atërore të egër, do një Shqipëri pa opozitë.
A është Shqipëria që duam, Shqipëria në të cilën tre lidër të partive kryesore opozitare,
vendosen në persekutim politik? Jo miqtë e mi, kjo është Shqipëria e një narkodiktatori që ka tmerr nga opozita.
A është Shqipëria që duam, Shqipëria e 47% të fëmijëve të uritur, që nuk sigurojnë do kafshatën e gojës, sipas UNICE-f. Jo miq, kjo është Shqipëria e Edi Ramës që shpenzon për udhëtime me avion personal, në dy vite 21 mln euro dhe që blen stolira për oborrin e zyrës së tij, 4 mln euro.
A është Shqipëria që duam, Shqipëria e mjekësisë falas që paguhet me jetën e mijëra e mijëra pacientëve me sëmundje malinje, sëmundje të tjera, apo për shkak të mungesës së mjeteve të sterilizimit se i ka marrë korrupsioni, nuk operohen dot.
Kjo është Shqipëria e Edi Ramës dhe Ogertës së tij, korbës së kovidit të shqiptarëve, që premtoi shëndetësinë falas, por që sot me vjedhjen e tij dhe lukunisë së tij, detyron çdo shqiptar të paguajë nga xhepi 60% të shërbimeve shëndetësore.
A është Shqipëria që duam, kur sot pas 11 vitesh edhe pse u vendos hapja në parim e negociatave, pasi u shty 4 herë me radhë, përsëri prej 4 vitesh ato nuk hapen, sepse Edi Rama ka zhbërë dhe zhbën një nga një arritjet e demokracisë dhe ka përqendruar në duart e tij të gjitha pushtetet dhe në aleancë me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve, ka vendosur në këtë vend, diktaturën e egër të bandave, narkoshtetit në Shqipëri.
A është Shqipëria në ditët e saj më të mira, kur në 8 vite ka humbur 35 % të popullsisë së saj. Jo miq, kjo është Shqipëria e Edi Ramës, Çubrilloviçit të shqiptarëve që urren qenien, identitetin dhe vetë ekzistencën e kombit shqiptar, më shumë se çdo pushtues tjetër në historinë e gjatë të kombit.
Nëse para dy vitesh kishte shqiptarë që besonin se kjo është Shqipëria që duam, sot e vërteta ka plasur sheshit. Sepse nëse para dy vitesh ishte vetëm PD ajo që tregonte të vërtetën. Nëse para dy vitesh ngjante e ekzagjeruar sllogani ynë; Shqipëria në rrezik, sot e vërteta e narkoshtetit tregohet nga mediat më serioze dhe institucionet ndërkombëtare që e pagëzojnë Shqipërinë si narkoshtet.
Sot RAI3, Bild tregojnë për Edi Ramën dhe vëllain e tij, si të përfshirë në trafik droge. Janë qindra artikuj nga dhjetëra ndërkombëtare që në muajt e fundit kanë bërë këtë punë dhe që për fat të keq, ky do të ishte misioni i mediave shqiptare.
Sot e vërteta e narkoshtetit tregohet nga çdo statistikë ndërkombëtare.
Miq, vetëm numrat nuk gënjenjë.
UNICEF para pak ditësh tregoi se fëmijët shqiptarë janë më të uritur se fëmijët e Afrikës. Specifikisht 47% e fëmijëve në Shqipëria vuajnë nga uria e moderuar, apo e theksuar. Pra jemi disa vende më keq se Ruanda që doli nga lufta civile, se Çadi dhe shumë vende të tjera.
Eurostat tregoi se 35% e shqiptarëve kanë ikur nga Shqipëria në 8 vite. Ndërkohë që regjistrimi i përgjithshëm apo censusi i Edi Ramës që duhej të publikohej ditën e përfundimit të tij në tetor të vitit që kaloi, u manipulua, falsifikua për 8 muaj për të fshehur gjenocidin më të madh të kryer ndaj kombit shqiptar në histori, nga Pashiqi i Tiranës, Edi Rama.
42% është rënia në 10 vite e numrit të maturantëve në Shqipëri, dhe këtë e thotë ministria e narkoqeverisë.
EUROSTAT po prap na tregoi se, shqiptarët kanë të ardhurat më të ulëta në Europë dhe çmimet më të shtrenjta.
47% e fëmijëve shqiptarë janë të uritur, sepse vetëm qumështi këtë vit kushton në Shqipëri, 20.7 më shumë se sa mesatarja e vendeve të BE-së, me të ardhura dhe rroga mesatare disa herë më të larta se Shqipëria.
Dhe statistikat nga institucionet ndërkombëtare vazhdojnë një çarçaf i tërë. Këto nuk janë shifrat e një vendi në luftë civile, statistikat e një kombi të pushtuar nga një pushtues barbar, por janë të vërtetat e hidhura të Shqipërisë së Edi Ramës.
Por sot e vërteta e narkoshtetit nuk tregohet vetëm nga mediat dhe statistikat e institucioneve më serioze ndërkombëtare.
Sot e vërteta e narkoshtetit tregohet nga vetë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij. Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj, bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës, e thotë me gojën e tij, se Edi Rama kontrollon krimin e organizuar, se ai është arkitekti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë, inceneratorëve famëkeq. Se ai është arkitekti famëzi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
A nuk e emëroi Edi Rama me platformën e tij të ndërtimit të narkoshtetit, tre ministria. Saimir Tahirin, Fatzi Xhafën, Tualet Ballën, të njohur publikisht këmbë e xhep, me drogën, trafikantët, objekt që të tre të hetimit të ligjit të antimafias.
Vetë Rama e pohoi në dokumentarin e RAI 3 se ka pritur në zyrë, bosin e kartelit të Sinaloas.
E kuptoni vetë miq, në zyrën e kryeministrit. Atëherë çfarë mbetet të jetë ky. A nuk mbetet të jetë ky padrino i një vendi dhe se, jo vetëm e ka pritur, por i ka dhënë edhe licencën për kazinonë. E ka përcjellë duar plot bosin e Sinaloas.
Edi Rama nuk pranon hetime për 141 udhëtime të tij me avion taksi, në të cilat akuzohet se me valixhe diplomatike ka transportuar sasira kolosale droge dhe narko euro.
Oborri vertikal i tij, stoliset me 4 mln euro e paaksesushme kjo stoli nga qeveritarët, por vetëm nga narkoshteti dhe narkosit e tij.
E pra e vërteta për Shqipërinë sot ka shpërthyer kudo si vullkan.
Por të jem i sinqertë me veten dhe publikun.
Gjithë këto të vërteta shumë vite më parë janë dneoncuar nga Sali Berisha dhe PD, janë thënë shumë kohë më parë se çdo media ndërkombëtare, se çdo statistik, çdo i penduar i rilindjes së mallkuar.
Sot nuk ka një javë pa dalë një vjedhje monstruoze.
Nuk ka një ditë pa një skandal madhor. Është meritë e juaja, është meritë e PD, është meritë e qëndrimit të tyre për të vërtetën.
Fakt se sot narkoshteti u konfirmua.
Fakti se narkoshteti u konfirmua është fitore e objektivit tonë të parë, fitorja e të vërtetës.
Sot nuk ka më shqiptarë që besojnë se Shqipëria është në drejtimin e duhur, prandaj për këtë arritje, përgëzimet e mia për çdo demokrati, ne e kemi bërë detyrën tonë.
Objektivi ynë i dytë madhor, ishte flamuri i partisë, flamuri i pluralizmit të vërtetë politik. Por aq e rëndësishme sa e vërteta është edhe objektivi i dytë madhore që kemi relizuar. Shpëtimi i opozitës shqiptare, konsolidimi i PD.
Të dashur demokrate e demokratë.
Më shumë se çdo gjë tjetër, kjo arritje duhet të jetë një kujtesë, një mësim se çdo gjë mund të arrihet.
Më shumë se çdo gjë tjetër kjo fakton se ne jemi forcë politike e pamposhtur.
Më shumë se çdo gjë tjetër kjo tregoi se ne jemi forcë politike e denjë për fitore, se flamuri ynë është flamuri i fitores.
Më shumë se çdo gjë tjetër kjo duhet ti japë forca secili prej nesh që betejën kundër
narkoshtetit mos ta bëjmë vetëm me vepra e fjalë, por dhe me shpirt dhe sakrifica.
Kujtoni pak luftën e egër që u bë ndaj nesh nga Edi Rama që donte një Shqipëri pa opozitë, por edhe nga miqtë e tij që donin të ju caktonin kryetarin e partisë në mënyrën më antidemokratike.
Donin të ju mohonin emër dhe flamur, me qëllimin e vetëm makabër, asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri.
Kryetarit të zgjedhur demokratikisht, ju mohua emri në fletën e votimit. Në një pabarazi ekstreme ne na mohuan, financat, komisionerët edhe vetë flamurin.
Arrestuan liderin e opozitës vetëm e vetëm për antikorrupsionin e tij, për denoncimet e tij të fuqishme të korrupsionit dhe vjedhjeve të Eid Ramës, të familjes së tij, sojit dhe sorollopit, të qeverisë së tij, por edhe të korrupsionit ndërkombëtar.
Vetëm e vetëm se guxonte të thoshte atë të vërtetë për të cilën fola pak më parë.
Mediat e vendit, gjykatat e kontrolluara me pamëshirshmëri hodhën benzinë për përçarjen dhe kontrollin e e demokratëve.
Por në fund në fituam dhe këtë betejë të dashur miq.
Së pari ne u bashkuam duke ja hedhur në erë të gjithë investimet Edi Ramës për përçarjen e opozitës.
Ne u bashkuam duke shndërruar çdo vështirësi që kaluam në një rikrijim të vetes tonë, ku lamë pas gjithë ato të meta që në vitin 2013 na çuan në opozitë.
Në një rikrijim ku përqafuam atë cilësi demokratike që në vitin 2025 do të në rikthejë në fitore, në pushtet.
Sepse mos harroni. Këto vështirësi që kaluam ishin të mundishme, të dhimbshme, por ato prodhuan bashkimin në diversitet, duke sjellë kështu një parti të medimit të lirë që kurrë nuk ka qenë më demokratike se sot.
Kurrë nuk ka qenë më e kalitur dhe më e përgatitur për fitore se sot.
Kurrë nuk ka qenë më këmbë dhe e gatshme se sot, duke bërë kështu që të gjithë vështirësitë e kaluara të ishin një sfidë për rithemelimin tonë.
Por sigurisht bashkimi nuk është gjithçka.
Ky bashkim do të shndërrohet në forcë dhe energjinë e fitores tonë, vetëm kur secili nga ne, të realizojë se ky është një bashkim në betejë, në të cilën secili, çdo njëri duhet të përsërisë me vete qindra herë në ditë, vargun e flamurit; nga lufta veç se ai largohet.
Kur secili nga ne të betohet se është i gatshëm për çdo sakrificë për të shpëtuar kombin që pas mijëra e mijëra vitesh është vendosur nga Edi Rama, Çunrilloviçi shqiptar, para alternativës së kobshme, të qenies ose mos qenies së tij.
Kur secili nga ne duke ruajtur lirinë e tij, dinjitetin dhe shprehur mendimet nuk harron për asnjë çast se e keqja e këtij vendi nuk është ai që ke në krah dhe të kritikon, por është Edi Rama burimi i të gjitha të këqijave nga i cili duhet të shpëtojë Shqipëria.
E finalizuam përfundimisht objektivin e shpëtimit të opozitës.
11 qershori në historinë që shpëtuam flamurin e PD.
Sa herë u hodha nga Edi Rama teza e krijimit të një partie të re.
Sa herë edhe ne kaluam, me të drejtë në dyshimin se ndofta duhej të regjistroheshim me një emër dhe flamur të ri. Por kujtoni pak, sa e pamundur ngjante kthimi i flamurit tonë një muaj më parë.
Mos harroni kurrë këtë sepse edhe beteja jonë e ardhshme është objektivi i jonë i tretë dhe i fundit.
Mund të duket i pamundur në këtë rast, dhe do të përpiqem me të njëjtin agresivitet të ju shtrembërojnë këtë objektiv të tretë, ashtu siç u përpoqën të shtrembëronin dhe besimin tek flamuri.
Por sa herë të keni dyshime, sa herë ndjeheni se bëheni e frazës imagjinare, e pamundur, kujtoni flamurin e PD.
Dhe në këtë flamur kujtohuni se ne mund të realizojmë të pamundurën.
Kështu që tani për ta mbyllur duhet të them dy fjalë dhe për objektivin e tretë, objektivin tonë të fundit dhe përgjegjësinë e vetme që ne kemi si forcë kryesore opozitare, tashmë e bashkuar dhe e konsoliduar, tashmë në këmbë më e fortë se kurrë.
Të dashur demokrate e demokratë.
Fitorja është objektivi ynë i tretë dhe përfundimtar për realizimin e misionit tonë.
Demokratë keni sakrifikuar, jeni raskapitur, persekutuar, përçmuar 11 vite me rradhë në mënyrë më të pamerituar.
Kurrë nuk e ka merituar një forcë politike pushtetin më shumë se sot PD. Kurrë nuk ka patur Shqipëria më shumë nevojë për rotacionin politik që ne duhet ti sjellim.
E vërteta ka dalë sheshit.
Objektivi i parë u krye. Opozitën dhe flamurin e shpëtuam.
Objektivi i dytë u krye.
Asgjë sot nuk na ndal ne në botë të arrijmë objektivin e tretë, fitoren e PD-së. Nuk ka më justifikime, nuk ka më përçarje, vulë të vjedhur, konflikte midis nesh.
A do vazhdojnë të na luftojnë, sigurisht që po. Edhe më ashpër.
Por mos harroni, fitoren ua kemi borxh të gjithë demokratëve që qëndruan për flamur.
Ua kemi borxh 700 mijë shqiptarëve që nuk votuan narkoshtetin. Fitoren ua kemi borxh qindra e mijëra shqiptarëve që vuajtën në 11 vite nga vota e vjedhur e Edi Ramës.
Fitoren ua kemi borxh 47% të fëmijëve shqiptarë që vuajnë për kafshatën e gojës.
Fitoren ua kemi borxh mijëra e mijëra të sëmurëve të këtij vendi, qytetarë që humbën jetën nga korrupsioni vertikal.
Fitoren ua kemi borxh atyre 42% të rinjve që nuk mbyllin maturën.
Fitoren ua kemi borxh të parëve tanë. Në betejën e Ujëbardhës Skënderbeu e fitoi betejën me vetëm 8 mijë ushtarë, kundër 80 mijë osmanllinjeve të perandorisë më të fuqishme të kohës.
Në dhjetor të vitit 1990 në betejë përballë tiranisë më të egër qëndruan vetëm disa mijëra studentë.
Përpara kësaj trashëgimnie të shkëlqyer që ne trashëgojmë, kush jemi ne që mund të themi, se sot fitorja është e pamundur.
Jo ne nuk jemi disa mijëra, nuk jemi 8 mijë ne jemi qindra mijëra dhe ne do të arrijmë misionin tonë. Ne skemi ushtrinë e perandorisë më të fuqishme të kohës, ne nuk kemi përballë ushtrinë e perandorisë më të fuqishme të kohës, as diktaturën më të egër të Europës, kemi përballë narkoshtetin më të kalbur të Europës dhe botës të Edi Ramës.
Prandaj dy detyra kanë mbetur për realizimin fitores dhe secili nga ju duhet të dhjetëfishojë përpjekjet e tij me pasionin më të madh.
Detyra e parë është uniteti.
99% e demokratëve janë të bashkuar, por edhe 1% që ka mbetur është në detyrimin tonë të bëjmë çdo përpjekje që edhe ata të vijnë në shtëpinë e tyre dhe jo vetëm si numër, por të bëjmë të ndihen njëlloj si ne, të bëjmë zërin e tyre që të dëgjohen.
T’i japim vlerë të barabartë secilit në familjen tonë.
Por uniteti duhet të shtrihet edhe përtej PD. Koha ka ardhur të njohim frontin më të gjerë opozitar që ka njohur Shqipëria për shpëtimin e vendit. Me shembullin që sollëm ne si PD, të bashkimit në diversitet, tani është koha të bashkohemi në diversitet frontin opozitar të shpëtimit të Shqipërisë.
Ka individë sot, në parti të vjetër dhe të rinj, që janë kundërshtarë të PD të liderit të saj, dhe do të vazhdojnë të jenë edhe nesër. Por ndonëse kundërshtarë në platforma ne duhet të jemi aleatë kundër të keqes, sepse vota e lirë duhet të bashkojë çdo forcë politike opozitare që i beson lirisë dhe pluralizmit politik.
Sepse uria e fëmijëve shqiptarë është alarm rrënqethës dhe se çdo diferencë që kanë partitë opozitare duhet të ngrihen mbi to, për të luftuar të keqen e madhe të saj.
Sepse shpopullimi i Shqipërisë është sirena lemeritëse që duhet të shuajë çdo mospajtim midis partive opozitare.
Prandaj të jesh opozitar sot do të thotë të jesh kundër narkoshtetit të Edi Ramës në çdo drejtim.
Por cilido që është opozitar, na pëlqen ne apo jo, ne jemi të detyruar të bashkohemi me të për të rrëzuar Edi Ramën prandaj uniteti në diversitet, në pluralitet është detyra jonë e ardshme.
Detyra jonë e dytë është përgatitja e kushteve për zgjedhje të lira, specifikisht qeveri teknike që të çojë vendin në zgjedhje të barabarta. Prandaj harta drejt fitores është shtruar para nesh. Fjalën e pamundur duhet ta fshini, ta zhgarrvisni nga fjalori i mundësive sepse e provuam tashmë që për PD nuk ekziston.
Le të jetë 11 korriku dita e konkretizimit të një realiteti të ri, të një realiteti me të cilin shqiptarët kudo që janë të shohin urganin e shpresës, besimit dhe fitores së tyre.
Miqtë e mi!
Unitet, qeveri teknike, reformë zgjedhore me rikthimin e paketës 2020, votimi i emigracionit dhe diasporës, zgjedhje të lira ky është objektivi ynë i tretë të cilin duhet ta përmbushim me çdo çmim dhe unë kam bindjen më të thellë, se do të jemi në lartësinë e guxhimit, në lartësinë epike të trimërisë së shqiptarve.
Të kryejmë gjatë këtyre muajve këto detyra dhe me kokën lart të urojmë shqiptarët në zgjedhjet e vitit 2025 në ditën e parë të fitores; gëzuar rikthimin e demokracisë.
Rroftë Partia Demokratike, rroftë çdo opozita që do të luftojë krah nesh për shpëtimin e Shqipërisë.
Rroftë Shqipëria!
Faleminderit!