KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARET
EKSTRAKT
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë konferencës për media theksoi se, protesta e organizuar, nga Edi Rama dhe qeveria e tij, nga rrogëtarë të shtetit dhe policë me dhe pa armë, rrethuan për orë të tëra gjykatën speciale dhe prokurorinë speciale. ‘Një sulm i tillë dëshmon jo vetëm dështimin e plotë dhe total, por shkallën e jashtëzakonshme të kriminalizimit të drejtuesve të narkoshtetit shqiptar’, tha Berisha.
Sipas kyedemokratit Sali Berisha, Rama dhe Veliaj organizuan në mënyrë kriminale rrethimin e institucioneve të drejtësisë dhe sulmin fizik ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, mbajtjen peng në ndërtesë për orë të tëra duke mos i lënë për të dalë. Berisha deklaroi se, ‘kurrë nuk kam lexuar, nuk kam dëgjuar, që një shtet, përveç narkoshteteve që të kenë një qëndrim të tillë, të kryejnë akte të tilla ndaj institucioneve të një pushteti tjetër, që në Kushtetutë dhe në parim ndërkombëtar duhet të jetë i pavarur’.
Duke komentuar mosreagimin e policisë pas protestës antidrejtësi, lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi se, do të dërgojë për ndjekje penale ministrin e Brendshëm Ervin Hoxhaj, drejtorin e përgjithshëm të policisë, Matriksin dhe vetë Edi Ramën për aktin e paprecedent, e pashembullt që ka ndodhur dje, kur segmente të shtetit ngrihen me dhunë kundër institucioneve të tjera. ‘Kam shumë probleme me kërkesat e panumërta për të shkuar populli në Surrel, Ndaj dhe njëherë i them kthjellohu dhe mos guxo të prekësh, të bësh presione banditeske ndaj një pushteti që në Kushtetutë dhe ligj është i pavarur’- u shpreh Berisha.
Për kryedemokratin Sali Berisha, nuk ka ndodhur kurrë në histori, që të çohet policia e bashkisë me trafikantë dhe çfarë janë të tjerë patronazhistë dhe ektremistë për të goditur makinat e gjykatësve, për të mbajtur peng gjykatësit për orë të tëra në ndërtesë. ‘Kur antishteti vepron në këtë mënyrë, kur narkoshteti vepron në këtë mënyrë, qytetarëve nuk u ngelet gjë tjetër vetëm mbrojtja e Kushtetutës dhe do të shpallim mbrojtjen e saj’- nënvizoi kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Duke marrë shkas nga sjellja e Edi Ramës, i cili ka fshirë të gjithë foto e tij me Soros nga rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike gjatë deklaratës për media të mbajtur ditën e sotme tha se Edi Rama e kishte vetë këtë pasion për drogën dhe krimin dhe Xhorxh Soros bëri gjithçka, dhe përdori pushtetin e çdo influencë për të ndërtuar një sistem që i atij të vijnë deri këtu. ‘E morët vesh që i ka fshirë të gjitha fotot e Soros, i fshiu, si kukull e Sorosit i cili u shpall armik në SHBA dhe kukulla e Soros nuk mund të jetë ndryshe’, theksoi kryetari i PD-së gjatë konferencës për mediat.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me akuzat ndaj Veliajt dhe denoncimin e bërë në SPAK, Berisha u shpreh se Erion Veliaj në zgjedhjet e vitit 2021 ishte i plotfuqishmi i qarkut të Tiranës. Çfarë bëri Edi Rama? Pasi provoi ta zëvendësonte me Lubinë dhe natyrisht në fushën e intrigave duket se nuk arriti, dërgoi Manastirliun. ‘Tani vijmë te Nesti Angoni. Çfarë është ky? Është Lubi Balluku me Edi Ramën. Letra ka ardhur nga burgu i Fierit. Bistri është në burgun e Fierit që ta dini ju dhe më vjen keq që media e kaloi Bistrin në mënyrë shumë sipërfaqësore’, deklaroi kryetari i PD-së.
I pyetur nëse do të thërrasë protestë të hënën tek SPAK, meqë i duhet të shkojë atje, kryedemokrati Sali Berisha tha se, aty do të organizojë një konferencën të shkëlqyer shtypi, pasi aty është një sfond i mrekullueshëm për të komunikuar me publikun.
Duke sqaruar dhe procesin e primareve, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se regjistrimi i 300 emigrantëve nga kandidatët që duan të marrin pjesë për primare, parakupton regjistrimin tyre, duke filluar nga dita e djeshme dhe jo para saj. ‘E dyta, një këshillë miqësore për secilin kandidat, mund të shkoni nëpër botë ku të dëshironi, por në vlerësimin tim, rruga më efiçente, më e sigurt, të kërkoni në lagjen tuaj, aty ku banoni, aty i keni’, theksoi kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës për mediat.
FJALA E PLOTE:
Dje, qytetarët shqiptarë dhe komuniteti ndërkombëtar ishin dëshmitarë të akteve më të shëmtuara në historinë e narkoshtetit sulmit kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë nga institucione të tjera të narkoshtetit.
Dje ishte puntata më kulmore e Narkosit në Shqipëri.
Protestë e organizuar, e lajmëruar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, nga rrogëtarë të shtetit dhe policë me dhe pa armë, rrethuan për orë të tëra gjykatën speciale dhe prokurorinë speciale.
Mbajtën të ndryrë në gjykatë, gjykatës dhe punonjës të administratës së gjykatës, sulmuan si banditë makinat e tyre.
U sollën sikur ato të ishin institucione të pushtuesit.
Një sulm i tillë dëshmon jo vetëm dështimin e plotë dhe total, por shkallën e jashtëzakonshme të kriminalizimit të drejtuesve të narkoshtetit shqiptar.
Të dërgosh mijëra policë dhe rrogëtarë shteti për të rrethuar një institucion të zbatimit të ligjit, të kërcënosh me jetë gjykatësit, i nxitur direkt nga Edi Rama, është një apel për çdo shqiptar.
Dëshmon se je i gatshëm të përdorësh çdo mjet antidemokratik, të përdorësh dhunën sa herë që zbatimi i ligjit nuk të intereson.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo mazhorancë, kjo pseudomazhorancë apo narkomazhorancë, ka faktuar se nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Por, në një akt të pashembullt në historinë e një shteti, por natyrisht në një akt tipik të një narkoshteti, kjo zgjodhi tani sulmet fizike kundër gjykatësve dhe prokurorëve që kanë vendosur ndryshe nga sa dëshiron narkomazhoranca.
Nuk është kjo një akt i papritur.
Nuk është kjo një rezultat i momentit.
Jo, të dashur qytetarë.
Ky është rezultati i ndërtimit prej vitesh të një narkoshteti në këtë vend, i mbështetur fuqishëm nga Xhorxh Soros dhe mafia e tij.
Mos harroni se Edi Rama dhe Erion Veliaj që organizuan në mënyrën më të turpshme, më kriminale, më të padenjë rrethimin e institucioneve të drejtësisë dhe sulmin fizik ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, mbajtjen peng në ndërtesë për orë të tëra duke mos i lënë për të dalë, kanë kryer gjer në këtë akt, me dhjetëra akte të tjera, për të cilat edhe mund të jenë mbështetur dhe duartrokitur.
Me këtë akt, Edi Rama dhe banda e tij, organizata e tij kriminale që kryeson, u dëshmuan shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se ata pranojnë një drejtësi që shtrihet tek këmëbt e tyre, që u nënshtrohet atyre.
Kurrë nuk kam lexuar, nuk kam dëgjuar, që një shtet, përveç narkoshteteve që të kenë një qëndrim të tillë, të kryejnë akte të tilla ndaj institucioneve të një pushteti tjetër, që në Kushtetutë dhe në parim ndërkombëtar duhet të jetë i pavarur.
Janë tejkaluar të gjitha normat.
Unë i jap ultimatum Edi Ramës, mos guxo të organizosh protestë tjetër se opozita do të përgjigjet me një kundërprotestë që ti nuk mund ta imagjinosh.
Mos guxo, mbaje mend këtë.
Po thirrje protestë, do thirret protesta përfundimtare për ty.
Po shkojmë drejt zgjedhjeve, ki kurajën të përballesh me votën e shqiptarëve, por sulmi që bëre, tejkalove El Çapon, Toto Rinën dhe çdo kriminel në pushtet dhe jashtë pushteti që ka ekzistuar gjer sot.
Skenari që panë shqiptarët faktoi se kemi të bëjmë me një bandë të shkallmuar.
Ka shkallmuar Edi Rama!
Këto që shihni ju janë vetëm një pjesë e dëshmive të shkallmimit të tij se ka të tjera shumë më të tmerrshme për të.
Po, po, ta dini mirë këtë.
Por, akte të tilla, që destabilizojnë vendin në një moment zgjedhjesh, janë të dënueshme.
PD, duke dënuar me forcën më të madhe, deklaron se do dërgojë për ndjekje penale ministrin e Brendshëm Ervin Hoxhaj, drejtorin e përgjithshëm të policisë, Matriksin dhe vetë Edi Ramën për aktin e paprecedent, e pashembullt që ka ndodhur dje, kur segmente të shtetit ngrihen me dhunë kundër institucioneve të tjera.
Thashë, ky është narkoshtet, por është e patolerueshme.
Në qoftë se këta vazhdojnë të thërrasin protesta, do përballen me opozitën.
Asnjë protestë nuk është thirrur nga opozita.
Ato kanë qenë konferenca shtypi dhe do jenë konferenca shtypi.
Dhe siç jeni ju të gjithë dëshmitarë, nuk është kryer as akti më i vogël.
Po, meqenëse unë kam vendosur të bëj transparencë, siç janë kureshtarë gazetarët dhe vijnë, janë kureshtarë edhe qytetarët.
Por absolutisht asnjë forme presioni.
Dhe nuk është shkuar asnjëherë përpara gjykatës. Jo, nuk ka, nuk mundet të ndodhë kjo që ndodhi dje.
Prandaj i them Edi Ramës, po vazhdove, popullin do e kesh në Surrel.
Mos destabilizo vendin, do përgjigjesh personalisht për të gjitha.
Nuk e dinim, nuk kanë turp. Kush nuk e dinte? Një natë më para kanë qarkulluar mesazhet në të gjitha telefonat e Shqipërisë, po na çojnë me detyrim thuhej, se sigurisht aty ka rrogëtarë dhe njerëz të ndershëm që e kuptojnë se nuk kryhen akte të tilla.
Po aty ishin banditët që rrethonin dhe godisnin makinat e gjykatësve.
Edhe njëherë i them mos guxo të marrësh aktin më të vogël të dhunës.
Mos guxo se popullin do e kesh edhe në Surrel.
Kam shumë probleme me kërkesat e panumërta për të shkuar populli në Surrel dhe më kujtohet ajo koha kur kërkonin të shkonin në Bllok. Po, ka qenë në kohë kur sulmi i Bllokut ishte motoja. Por ne nuk donim gjakderdhje. Kjo është e vërteta.
Po nëse ti kalon çdo lloj, kjo është jashtë çdo lloj standardi.
Ndaj dhe njëherë i them kthjellohu dhe mos guxo të prekësh, të bësh presione banditeske ndaj një pushteti që në Kushtetutë dhe ligj është i pavarur.
Tjetër punë se ti do një drejtësi tek këmbët e tua.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET
Bekim Bici, TopNews: Ju bëtë disa herë thirrje tani ndaj Edi Ramës që të mos guxojë të bëjë sërish një protestë para SPAK, se ju do të organizoni një kundërprotestë. E akuzoni atë për destabilizim në prag të zgjedhjeve, por kjo lloj thirrje, apo një thirrje protestë apo antiprotestë nga ju, a nuk do ishte një përshkallëzim i destabilizimit të vendit në prag të zgjedhjeve.
Sali Berisha: Të lutem, po kjo protestë është protestë e dhunshme. Këta u sollën ndaj gjykatës pothuaj siç u sollën ndaj meje më 11 janar. Këta patën elementë dhune.
Këta nuk shkuan të qëndrojnë aty, që edhe ajo nuk shkonte se janë rrogëtarë, nuk e kanë ditën e punës te gjykata, e kanë atje ku janë qytetarët, por këta shkuan për dhunë. Këta bllokuan makinat e gjykatësve, goditën makinat e gjykatësve dhe policinë nuk e dërguan. E thotë komunikata e gjykatës, unë shkoj bëj konferenca shtypi dhe sjellin aty 500 policë. Dhe u kam thënë mos sillni se unë po bëj konferencë për shtyp, megjithatë ata i sjellin. Nuk kam kundërshtim.
Kurse për këta asnjë polic, dhe del ai mashtrues, hajdut, Ervin Hoxha i pushuar nga puna për vjedhje, del e thotë se nuk na njoftoi njeri. Po nuk kanë turp kur flasin në këtë mënyrë?
Pastaj po të jetë puna që të mos respektohet asnjë rregull, sigurisht që ne do qëndrojmë në anën e ligjit. Dhe ana e ligjit është që ata nuk preken. Nuk ka ndodhur kurrë në histori. Çon policinë e bashkisë me trafikantë dhe çfarë janë për të goditur makinat e gjykatësve, për të mbajtur peng gjykatësit për orë të tëra në ndërtesë.
Nuk kanë asnjë lidhje këto. Sigurisht ne do mbrojmë Kushtetutën. Atëherë do shpallim lëvizjen për mbrojtjen e Kushtetutës. Kur antishteti vepron në këtë mënyrë, kur narkoshteti vepron në këtë mënyrë, qytetarëve nuk u ngelet gjë tjetër vetëm mbrojtja e Kushtetutës…
Bekim Bici, TopNews: Ju deri dje e keni konsideruar SPAK si aneks të PS, a keni ndryshuar ju qëndrim tani që po dilni në krah dhe mbrojtje të SPAK, kur po përballet me protesta si ajo e datës 12 shkurt.
Sali Berisha: Absolutisht po dal në mbrojtje të Kushtetutës. Po mbroj dhe do mbroj Kushtetutën dhe nuk do pranoj kurrë më atë që ndodhi.
Jo, unë po mbroj Kushtetutën.
Për sa i përket SPAK-ut, secili ka të drejtë të interpretojë si të dojë deklaratat e mia.
Por unë sqaroj në mënyrë të përsëritur se Sali Berisha vlerëson në shkallë maksimale çdo punonjës të SPAK, të gjykatës, të policisë dhe të çdo institucioni tjetër që zbaton ligjin, pavarësisht nga bindjet e tij. Ai që zbaton ligjin, ai është shërbëtor dinjitoz i shtetit dhe i qytetarëve.
Sali Berisha nuk mundet kurrë të pajtohet me prokurorë apo gjykatës që flenë mbi krimin. Që pasurohen në pazare me krimin dhe këtë besoj që një qytetar, një shtetar, një zyrtar nuk mund të pajtohet kurrë. Dhe në këtë kontekst, unë jam i vetmi që deklaratat e mia, në aparencë politike, i kam shoqëruar me dokumente zyrtare konkrete. Dokumente zyrtare të publikuara nga media tregojnë se Taulant Balla akuzohet se ka porositur vrasje dhe se gjykatësi dhe prokurori i Elbasanit kanë vendosur të djegin dokumentin ku flitet për Taulantin.
A mund të ndodhë kjo veçse aty ku sundon mafia?
Regjistrime autentike, origjinale tregojnë se Taulant Balla ka marrë urdhër nga banda për të liruar dy atentatorët, terroristë që i vendosën Lulzim Kullës tritolin nën shalën e biçikletës. Dhe Taulant Balla ka përdorur Vath Stakën, prokuror dhe anëtar i KLP, dhe të dy vrasësit nuk kanë vuajtur asnjë ditë burg. Taulant Balla është i akuzuar nga ish-shefi i policisë në Krujë se ka liruar nga mjediset e komisariatit të birin e Rrahman Rrajës që kishte fikur cigaren në mishin e një vajze.
Taulant Balla është i akuzuar në dosjen Toyota Yaris se është i implikuar gjer në palcë me veprime në mënyrë që banda të marrë mjetet.
Tani u them unë ju, para 4-5 muajsh, ai po bëhej gati të arrestohej dhe hoqën dorë. Me urdhër të Edi Ramës, hoqën dorë.
Tani më thoni mua a është kriminel Taulant Balla? Që liron kriminelin. I cili arreston, se i thotë banda kaq vota i ke të sigurta, por do arrestosh rivalin tonë, dhe bën arrestime për të krijuar vota? A nuk janë krime këto? A nuk fle Dumani mbi këto dosje?
Më thuaj mua pak.
Çfarë do i them unë këtij? Këtij do i them se je Olsi Dado që vendos të bësh ligjin? Jo, nuk i them, nuk e bëj kurrë këtë. Ai që do të zbatojë ligjin, e vlerësoj dhe do e vlerësoj unë.
Unë nuk kam asnjë lloj lidhje në mënyrë kategorike me asnjërin prej tyre, por nuk mund t’i them të bardhës të zezë.
U jap Taulantin, po kam të tjerë plot.
Po Belinda? Po të dini ju se çfarë ka telefoni që i është marrë sekretares së përgjithshëm apo drejtorit të përgjithshëm të saj, u ikën mendja e kokës. Pra, këta zotërinj ka aty që zbatojnë ligjin dhe janë shërbëtorë të popullit, të vendit të tyre, ka që shkelmojnë ligjin dhe bëjnë pazar me Ymer Lalat, me Taulant Ballat, me Suel Çelat, me Bajrët, me Pojat, këta janë më kriminelë se ata.
Osman Stafa, News24: Ne kemi ndjekur dhe protestat tek Bashkia e Tiranës, ku ka pamje se edhe gjatë verës, ku ka pasur një numër shumë të ulët protestuesish, nga ana tjetër policia ka qenë edhe me forca të ndërhyrjes së shpejtë, përveç se policëve të komisariateve. Ajo se çfarë ka ndodhur para dy ditësh në SPAK, e tregon fare qartë edhe reagimi i Gjykatës së Posaçme dhe SPAK se çfarë ka ndodhur. A ju frikëson përdorimi i policisë në zgjedhje?
Sali Berisha: Absolutisht qëllimi i Ramës dhe vendosja e Ervin Hoxhajt, kjo është. Drejtori i ri i policisë zëvendësoi një njeri që ishte si ishte, por lidhje me krimin nuk kishte, nuk kisha dëgjuar ndonjëherë se kishte lidhje me bandat. Ishte apatik, nuk e mohoj, ishte konformist, nuk e mohoj, ishte oportunist nuk e mohoj, por me ‘Matrix’ siç është ky, se ky është mister ‘Matrix’, ky Proda është mister ‘Matrix’.
Ky la Shpatarakun, e dini ju që ky është trafikant i dënuar në Angli dhe i përzënë nga Anglia. Dhe tani kur doli era, e morën e sollën në drejtorinë e policisë, në vend që ta çonin në burg.
Këta janë bandë. Pa diskutim që ekziston kjo, por ekziston edhe një vullnet i hekurt i popullit opozitar që me votë të lirë ti përzërë nga pushteti këtë bandë. Që tregoi dje, nuk ka film, nuk ka ‘Narcos’. Keni parë ju ndonjë skenë të tillë.
Osman Stafa, News24: Deklaroni se nuk tërhiqeni nga qëndrimet tuaja në raport me SPAK. Nga ana tjetër deklaroni se aty ka individë që e zbatojnë ligjin. Atëherë pse është problemi me SPAK e ju deklaroni se pas zgjedhjeve, nëse fitoni do zhbëni SPAK dhe do të tentoni për ta pastruar, nëse deklaroni se do ta rindërtoni përsëri drejtësinë. Nëse është probleme individësh, dhe nga njëra anë ligji kur do zbatohet, pse doni ta zhbëni këtyë strukturë.
Sali Berisha: Jo nga Sali Berisha dhe qeveria e tij, por nga Fatos Nano dhe qeveria e tij, u themelua një prokurori që quhej, Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ajo prokurori ka dënuar me dënime për jetë krerët kryesorë të bandave në Shqipëri.
Ajo prokurori lëshonte në një dorë, 53 mandate dhe ekzekutonte 47-48 prej tyre.
Ajo prokurori i gjente dhe i solli nga ana e anës, kapobandat nga papafingot e Ankarasë, në Suedi, Itali e erdhën e morën dënime për jetë.
Ajo prokurori po të hyni në media, nuk gjeni as regjistrime, as ç’regjistrime. Funksiononte në përputhje me ligjin.
Politika në atë kohë kishte zero tolerancë ndaj krimit.
Tani vijmë te korrupsioni.
Prokuroria e Krimeve të Rënda të cilën e shpërbënë në mënyrën më kriminale, i nxorën një nga një vetëm se kishin dënuar banditët e PS. Kjo prokurori nuk kishte tagër dënimin kundër korrupsionit.
Korrupsioni kishte një Task-Force e kryesuar nga një prokuror, por e përbërë nga prokurorë, OPGJ, agjentë të SHISH, Agjentë të agjencisë kundër larjes së parave, agjentë të tatimeve dhe doganave. Aty ishin shumë sy, aty dosjet nuk dështonin.
Dhe aty që ta dini ju, ka patur në kryeministri një departament Antikorrupsion. Me qindra dosje nga antikorrupsioni i kryeministrisë, kalonin tek kjo task force. Tani të vijmë tek nivelet e larta. Ligji ndalonte në mënyrë kategorike ministrat të kishin të bënin me tenderat. Asnjë prej tyre nuk ishte kryetar i autoritetit kontraktor. Autoriteti kontraktor drejtoheshin nga Sekretari i Përgjithshëm dhe zv/ministrat.
Edi Rama kur erdhi në pushtet i mori një nga një ministrat e PD dhe gjeti zero ndër to. Nxori mis radarin, Mimi Radarin në konferencë shtypi jo nga Ministria e Mbrojtjes, por nga kryeministria doli Mimi Radari, dhe tha se Arben Imami do të shkojë në burg. Imami kishte zbatuar vetëm ligjin.
Mori Myqerem Tafaj, i tha prokurori; të lutem shumë më fal, por nuk kam rrugë tjetër vetëm ta çoj. E çoi por zero. Pra nuk ka gjetur asnjë ministër.
Mori Sali Berishën mbi bazën e falsitetit se i ka dhënë dhëndërriti të tij tokë publike, ndërkohë kur toka ishte e asaj familje në 10 breza, me dokumente zyrtare të qeverisë italiane të asaj kohe dhe qeverisë komuniste në 1946. Pra, nuk mund të dënosh njerëz të cilët nuk kanë bërë një krim.
U dënuan në 2 vite nga Task Force e antikorrupsionit, merrni raporte të DASH në vitet 2008-2009-2010 dhe ato tregojnë se në vitet 2008-2009 u dënuan 630 punonjës për korrupsion. U hetuan 1430 punonjës. Ndërsa në SPAK-un e Dumanit dhe Krajës janë dënuar në 2 vite gjithsej korrupsion dhe krim i organizuar 1999 persona. 3.1 herë më pak. Sepse Sorosi mbolli korrupsionin, nuk kishte këtu qëllim tjetër vetëm të konsolidohej narkoshtetit i Edi Ramës.
Edi Rama e kishte vetë këtë pasion për drogën dhe krimin dhe Xhorxh Soros bëri gjithçka, dhe përdori pushtetin e çdo influencë për të ndërtuar një sistem që i atij të vijnë gjer këtu.
Të vijmë këtu ku jemi sot. E morët vesh që i ka fshirë të gjitha fotot e Soros, i fshiu. ‘Ëok Culture’. I fshiu, çfarë ka? Më gjej një me Aleksin. I zhduku vëllaut Aleks. E di ti se i shkonte në ditëlindje me baule, me familje dhe djalë, e Aleksi vinte në ditëlindjen e tij.
I ka fshirë sepse, si kukull e Sorosit i cili u shpall armik në SHBA dhe kukulla e Soros nuk mund të jetë ndryshe.
Xhorxh Soros u shpall armik, me të drejtë.
Enkel Xhangolli, KlanNews: A ishte arrestimi i Erion Veliajt një pikë kthese për të shtuar besimin tek pavarësia organeve të reja të drejtësisë, pasi kemi parë dy ditët e fundit se keni një qasje më pozitive ndaj SPAK.
Sali Berisha: Jo, unë këtë qasje kam pasur gjithmonë ndaj njerëzve të ligjit. Nuk kam një qasje të ndryshme. Unë edhe këtu e kam deklaruar. Unë kam respekt për ata sepse kur kam thënë Spaku është organizatë kriminale, nuk kam thënë kurrë se çdo anëtar i Spakut është anëtar i një organizate kriminale.
Kur them qeveria është organizatë kriminale, nuk them kurrë se çdo ministër është anëtar i organizatës kriminale. Edhe në administratë nuk them se çdo punonjës.
Kurrën e kurrës, nuk mund të mendoj në atë mënyrë sepse nuk mund të shkelmoj mbi integritetin e njerëzve që zbatojnë ligjin. Ata janë shërbëtorë të çmuar të qytetarëve dhe të shtetit.
Ndaj dhe nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimin tim, të jemi realistë.
Por t’i marrim pak gjërat, a nuk ishte Edi Rama që filloi të presë fotot të dala me Erion Veliajn? Jo tani, katër-pesë muaj para. I preu fotot nga ceremonitë.
Priti, siç e dini ju, kryetarin e BDI, në bashki ku Erion Veliaj i dha çelësin dhe fotoja në rrjetet sociale, postimi i Edi Ramës ishte ai me Ali Ahmetin dhe çelësin e bashkisë, pa Erion Veliajn. E vërteta kjo.
A nuk ishte kjo një shkallë persekutimi ekstrem politik?
Së dyti, Erion Veliaj në zgjedhjet e vitit 2021 ishte i plotfuqishmi i qarkut të Tiranës. Çfarë bëri Edi Rama? Pasi provoi ta zëvendësonte me Lubinë dhe natyrisht në fushën e intrigave duket se nuk arriti, dërgoi Manastirliun. Mori nga Dibra një hajdut të papërmbajtur siç është Blendi Gonxhe dhe nisi edhe Spiropalin. Pra, e asgjësoi politikisht.
Tani, pse nuk u arrestua në atë kohë. Unë nuk mund të them, se ky se ç’bëri disa udhëtime jashtë dhe brenda. Por që Edi Rama e përgatiti arrestimin, e përgatiti.
Tani vijmë te Nesti Angoni. Çfarë është ky? Është Lubi Balluku me Edi Ramën. Letra ka ardhur nga burgu i Fierit. Bistri është në burgun e Fierit që ta dini ju. Por Bistrin nuk e zbërthyet. Më vjen keq që media e kaloi Bistrin në mënyrë shumë sipërfaqësore. Por Bistri ishte një supermafioz, më i besuari për Ramën dhe Lubinë, sepse Bistri kishte vendosur sistemin e regjistrimit të zyrtarëve të tjerë, jashtë procedurave.
Ai kishte vendosur një sistem të veçantë përgjimi dhe u zbulua. Dhe atë në mënyrë absolute kishte vetëm një njeri që i jepte listën dhe kjo ishte Lubi Balluku.
Dhe në letrën e Angonit ka të dhëna të qarta të regjistrimit të telefonave të Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, por jo vetëm bashkëshortes, por edhe bashkëpunëtorëve të tij, nga Bistri.
Kështu që në këtë kontekst, Rama përgatiti të gjithë gropën, por ishte për një arrest shtëpie dhe nuk ia preu mendja se prokurori dhe gjykatësi, me ato çka servirën vetë këta, nuk i serviri opozita ato, dosjet tona i mbyllin ata, nuk pyesin fare.
Ato që paraqiti qeveria e fundosën Erion Veliajn.
Është vepër e përbashkët. A e dëshironte Edi Rama sot në burg atje ku është? Jo, se e sheh vetën e vet. Rama e ka kuptuar se kjo dosje që kam unë këtu, që ka qindra… ja qindra fatura, është dhjetë herë më voluminoze për Ramën dhe Ramicën.
Rama e ka kuptuar se me Veliajn i bëri gropën vetes.
Dosja ka të gjitha faturat e blerjes së Velicës online… janë të gjitha këtu.
Nuk kam nevojë t’i çoj në SPAK. Unë kam punë me publikun. Ndoshta nuk ia kanë dhënë prokurorit se këto dokumente vijnë kryesisht nga doganat. Ndoshta dogana ia ka fshehur.
Isa, të shkosh të hapësh dollapët e Surrelit, minierë atje. Guxo po deshe…
Anesti Bajramemaj, A2CNN: Ditën e sotme dënuat tubimin e thirrur në mbështetje të Erion Veliajt duke e quajtur si një antimiting në SPAK që është e jashtëligjshme. Ditën e hënë ju do të shkoni në orën 10:00 për të firmosur procesverbalin. Do të thërrisni dhe ju mbështetësit tuaj?
Sali Berisha: Do shkoj patjetër dhe do të bëj konferencën më të shkëlqyer të shtypit. Aty është për mua një sfond i mrekullueshëm për të komunikuar me publikun. Do shkoj patjetër.
Si nuk do shkoj?
Edhe po e bënë çdo javë, çdo javë do të shkoj. Gjithë kohën konferencë për shtyp do bëj.
Ermal Rizaj, SYRI TV: Ju nuk u ndalët në një fotot që ka qarkulluara para kësaj konference, mes Benet Becit dhe Arben Krajës. Cili është qëndrimi juaj, keni ndryshuar qëndrim?
Sali Berisha: I kam shprehur të gjitha qëndrimet për të. Ai është një xhelat i sigurimit të shtetit, që nuk mund të ishte kurrë aty ku është. Kurrë. I shkarkuar nga ligji i qeverisë së PD në 1995-1996. Unë e pashë atë, por asaj do ti vijë radha. Gjërat janë me radhë, jo të gjitha përnjëherë.
Ju e patë se çfarë hetimi bëhet aty. Hetimi tejkalon çdo punë. Atë e kam denoncuar në mënyrë të përsëritur.
Me atë çështje do të merrem, por me radhë, nuk e kaloj radhën unë.
Bekim Bici, TopNews: Në mbledhjen e kryesisë është vendosur një kuotë për të gjithë ata që duan të kandidojë për deputet, që të sjellin të faktuar 300 emigrantë për zgjedhjet e 11 majit. Ndërsa kanë mbetur vetëm 3 javë nga regjistrimi, a mendoni se është një kuotë më e lartë se sa do të duhej, pasi ata që janë regjistruar sepse ata që duan të jenë kandidatë i kanë regjistruar njerëzit e tyre dhe nuk kanë si ta vërtetojnë me screenshot regjistrimin.
Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen. Me këtë rast bëj dy sqarime.
Së pari, regjistrimi i 300 emigrantëve nga ata që kanë ndërmend të kandidojnë për primare, parakupton regjistrimin e filluar nga dita e djeshme dhe jo para saj. Prandaj të dashur kandidate e kandidatë, nuk keni asnjë lidhje me ata që janë regjistruar gjer ditën e djeshme. 300 kandidatë kërkohet të regjistrohen nga dje gjer ditën e mbylljes. Një kjo.
E dyta, një këshillë miqësore për secilin kandidat, mund të shkoni nëpër botë ku të dëshironi, por në vlerësimin tim, rruga më efiçente, më e sigurt, të kërkoni në lagjen tuaj, aty ku banoni, aty i keni. Me këtë rast bën një rrugë dhe dy punë. Së pari, gjen ku janë emigrantët.
Së dyti, flet me njerëzit. Takohesh me njerëzit, i pyet njerëzit dhe krijon dhe një lidhje sepse edhe ky është një mision elektoral.
Pra, unë kam këtë sugjerim, janë të lirë të zgjedhin vetë mënyrën, por në vlerësimin tim, mënyra më efikase është të punojnë në lagjen ku janë, në zonën ku janë, t’i gjejnë me familjarët, me miqtë, me shokët, të lidhen me ta dhe t’i regjistrojnë.