FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka kujtuar ‘Ditën e Alfabetit’, ku sipas tij 116 vite më parë gjuha shqipe u standardizua. ‘116 vite më parë gjuha shqipe u standartizua. Analfabetizmi po rritet me shpejtësi, jemi njësoj si në vitin 1972’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.
Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke kujtuar kongresin për gjuhën shqipe, u ndal te gjendja skandaloze në të cilën ndodhet arsimi sot, 12 vite nën qeverisjen e Edi Ramës. ‘Kongresi i mbledhur për gjuhën, përfundoi në kongresin e Edvin Kristaq Ramës dhe korbës së korrupsionit’, theksoi ai.
Për kryedemokrati Sali Berisha, rezoluta e sotme e miratuar nga PPE, tregon se Shqipëria nën regjimin e Edi Ramës, mori një ndëshkim Europian. ‘Shqipëria sot mori një ndëshkim Europian, si asnjë vend tjetër kandidat, apo që negocion me BE-në’, tha gjatë fjalës së tij, Berisha. Ai u shpreh se me rezolutën e dytë të PPE-ve, pas rezolutës së CDI-së, demokratët kanë marrë një mbështetje që nuk e kanë pasur. ‘Brenda një jave kemi marrë mbështetjen që nuk e kemi pasur kurrë më parë’, theksoi Berisha.
Kryedemokrati nënvizoi faktin se, dy rezolutat e CDI-së dhe e PPE-së, vijnë si një damksoje e madhe për Edi Ramën. ‘Këto qëndrime jashtëzakonisht të rëndësishme të 109 partive politike, vijnë si një damkosje e madhe për Edi Ramën’, u shpreh Berisha gjatë tubimit te ‘Rruga e Shpresës’.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka falënderuar mediat ndërkombëtare për pasqyrimin e realiteti në Shqipëri, duke e ekspozuar në botë ashtu siç është narkoregjimi i Edi Ramës. ‘Së shpejti Edi Ramës nuk do të preferojë ti japë dorën njeri’, theksoi kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij.
FJALA E PLOTE:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme ju, o qëndrestare e qëndrestarë të pamposhtur të kauzës tonë të drejtë.
Përshëndetjet më të përzemërta oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë, që me fjalimet e tyre, fjalët e tyre, çjerrin vellon e zezë të censurës së narkodiktaturës së Edi Ramës dhe ndriçojnë mendje e zemra të mbarë shqiptarëve.
Një përshëndetje kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në qeli.
Nënkryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Ervin Salianji. Qëndrestarë në burgjet e diktaturës.
Të dashur miq!
Sot çdo shqiptar ka një ditë të veçantë dhe kjo është dita e gjuhës tonë, dita e asaj që përbën fillin e indentitetit tonë kombëtar, e gjuhës së bukur që bashkon shqiptarët në të 4-anët e dheut.
Kjo ditë është dita e miratimit në Manastir, e standartizimit të alfabetit të gjuhës sonë, përzgjedhjes së gërmeva të saj, pothuajse të lindura me to nga burrat më të shquar të letrave dhe gjuhës të kohës, shenjëtorë të vërtetë të kësa gjuhe.
Ndaj ne sot përulemi me nderimin më të madh, me respektin më të thellë para veprës së gjithë atyre që në 22 nëntor të vitit 1908 e bënë gjuhën shqipe me alfabetin standard të saj.
Miqtë e mi!
Ai ishte një sukses historik i shqiptarëve, sepse pas Lidhjes së Prizrenit, Konrgesi i Manastirit është ngjarja më bashkuese kombëtare, për shqiptarët.
Por sot pas 116 viteve, gjuha shqipe është në rrezikun më të madh.
Sot analfabetizmi po rritet me shpejtësi dhe vetëm nga viti 2017-2023 është rritur me 10%.
Sot në narkodiktaturë shkolla shqipe njohur regresin më të madh në të gjithë historinë e saj. Ajo pësoi rënien e tmerrshme, më të madhen në botë në testin e Pizas vitin e kaluar. Regjistroi gjithashtu numrin më të lartë, ndër më të lartit në botë të analafabetëve funksionalë në shkollat tona.
Numri i analfabetëve, në Shqipëri sot është i barabartë me vitet ’70. Të gjitha këto janë frutet e hidhura të diktarutës.
Miq!
Gjuha mund të ju duket e çuditshme, por armik kryesor historia ka provuar se janë diktatorët, të cilët në paranojën, në çmendurinë e tyre, kanë një tipa të përbashkët, pseudopasionin për gjuhën.
Kryevrasësi i shekullit, kryeterroristi i shekullit, Josif Stalin do të shkruante veprën për gjuhën; Marksizmi dhe Gjuha.
Enver Hoxha do të urdhëronte Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972, kongresin e ndëshkimit të gjuhës shqipe, kongres që për urrejtje mizore ndaj 2/3 të popullatës do të përjashtonte tërësisht dialektin e tyre, do të përjashtonte format më vitale të gjuhës.
Do të zhdukte trashëgiminë shekullore të shqipes liturgjike, do e fuste gjuhën në shtratine prokustit.
Por për të shëmbëllyer si pikë uji me paraardhësit e tij, Edi Rama do të mbante fjalën e tij për gjuhën, do të shpallte barbaritë ndaj saj, do të shpallte veten pothuaj kryeautor të fjalorit të gjuhës.
Kongresi i mbledhur për gjuhën, përfundoi në kongresin e Edvin Kristaq Ramës dhe korbës së korrupsionit. Nuk ka fyerje më të madhe për gjuhën shqipe se kjo.
Zoti e mbrojtë gjuhën tonë nga antishqiptarët, nga kriminelët, nga trafikantët.
Të dashur miq!
Sot përsëri ka një ngjarje të madhe.
Për ju demokratet dhe demokratët, për opozitaret dhe opozitarët, por për mbarë shqiptarët.
Sot asambleja politike e Partive Popullore Europiane, që grupon 83 parti nga 42 vende të kontinentit Europian, miratohet në unanimitet të plotë, një rezolutë që dënon narkoregjimin e Edi Ramës.
Rezoluta shpall botërisht se ky regjim nuk bën zgjedhje të lira.
Se krimi dhe korrupsioni janë më të larta së në majat e Everestit, se kapin nivelet më të larta.
Se opozitës i mohohen hapësira dhe të drejtat kushtetuese.
Se liderët e opozitës, eksponentë të saj persekutohen politikisht në prag të zgjedhjeve.
Se drejtësia damkoset si drejtësi politike dhe jo e pavarur.
Se shprehet mbështetje e plotë dhe totale për Partinë Demokratike.
Institucionet e vendit nuk kanë integritet.
Lidhjet ndërmjet trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ngjiten në elitën politike dhe
zyrtarëve të zbatimit të ligjit.
Ato përdorin ekonominë shqiptare për larjen e parave.
Shikoni pra të dashur miq, ky është nami i zi që Edi Rama i ka nxjerrë Shqipërisë në të 4-anët.
Rezoluta dënon moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Përdorimin e burimeve shtetërore, për qëllime elektorale.
Pra, që sot Shqipëria vetëm një javë pasi narkoshteti shqiptar mori ndëshkim botërore, tani merr një ndëshkim Europian, si asnjë vend tjetër kandidat, apo që negocion me BE-në.
Miqtë e mi!
Kujtohuni pak, se si një vit më parë propaganda e Edi Ramës, 4 televizionet e tij shtetërore, ditë e natë u frynin brirëve dhe borive të izolimit të opozitës, por ja ku jemi sot, falë qëndresës së demokratëve, demokrateve, opozitarëve, opozitareve, deputetëve të PD-së, drejtuesve e anëtarëve të saj, sot jemi forca politike me përkrahjen më të madhe.
Mos harroni se në hark kohor një javor u votuan në dy forumet më të mëdha të qendrës së djathtë dhe të djathta, dy rezoluta për Shqipërinë dhe në mbështetje tuaj demokrate e demokratë.
Shikoni pra se çfarë mbështetje keni. Kurrë e vërteta nuk humbet, kurrë e vërteta nuk shuhet.
Ajo ngadhënjen dhe triumfon, ju e mbrojtët dhe po e mbroni atë. Triumfi është i sigurtë dhe ja ku jemi sot, në një javë një mbështetje që nuk e kemi patur kurrë më parë.
Demokrate e demokratë, opozitarë e opozitare.
Këto qëndrime jashtëzakonisht të rëndësishme të 109 partive politike, të internacionales demokrate të qendrës dhe të Partive Populore Europiane, vijnë si një damkosje e madhe për Edi Ramën dhe narkoregjimin e tij.
Vijnë si një apel si një kushtrim për të gjithë opozitaret dhe opozitarët shqiptarë, qëndroni të pamposhtur se jemi me ju, se do të fitoni.
Unë kam një mirënjohje në emrin tuaj të pakufishme për të gjithë përfaqësuesit e partive të qendrës së djathtë, 83 partive që votuan sot në Maltë në asamblenë politike të Partive Popullore, pa asnjë hezitim rezolutën e paraqitur nga PD, për gjendjen në Shqipëri.
I garantoj partitë si motra, se si ne deri sot ne do të qëndrojmë të pamposhtur në ato vlera dhe parime që ndajmë së bashku për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri të lirë, për një Shqipëri të qytetarëve dinjitozë dhe të ardhmen tonë europiane.
Por miq, kam një mirënjohje gjithashtu të veçantë për të gjithë ata gazetare e gazetarë të cilët në mënyrë të pavarur, pa asnjë mburojë qëndruan të pamposhtur kundër kësaj të keqeje më të madhe që quhet, narko diktaturë.
Ata pavarësisht nga kërcënimet, pavarësisht nga pasojat nuk pranuan të shesin veten, nuk pranuan të ndjekin hullinë e mediave shtetërore, por qëndruan në dinjitetin e tyre, në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve.
Mirënjohja ime sot shkon për mediat ndërkombëtare të cilat me një përgjegjësi të jashtëzakonshme, me një dashuri të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, mos harroni dialogun e gazetarit italian të RAI3 me Edi Ramën, ku i thoshte se unë i dua shqiptarët, se ky donte ta paraqiste armik të egër të shqiptarëve, ai i donte shqiptarët dhe i do shqiptarët, qindra herë më shumë se sa organizatat kriminale të Edi Ramës dhe Edi Rama armik i shqiptarëve.
Pra, kam shumë mirënjohje ndaj këtyre gazetarëve italianë, gjermanë, amerikanë, francez, holandez, britanik, që morën përsipër ndofta edhe duke rriskuar tu thonë qytetarëve të tyre, të vërtetën për Edi Ramën, për narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
E bëra këtë analizë për tu thënë se, ata që ju thonin ju, jeni të izoluar ata sot janë thellësisht të dëshpëruar.
Dhe ju do ju thoni vetëm një fjalë; Prisni se ju garantojmë se së shpejti Edi Ramës nuk do të preferojë ti japë dorën njeri dhe ata që do të ja japin do e dizifektojnë pasi t’ja japin dorën narkodiktatorit.
Miq!
Të gjithë këto janë frymëzim për ne.
Të gjitha këto lajmërojnë triumfin tonë, lajmërojnë fitoren tonë.
Me datën 26 Shqipëria në Tiranë, marshim në Tiranë, fitore në Tiranë.
Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.