Replikat/ Berisha lexon përgjimet e Taos: Ai (Dumani) nuk e thërret Ulsiun që t’ia zhveshë kostumet, por ua fsheh dosjet

Gjatë debatit të sotëm në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një replikë të ashpër me përfaqësuesit e mazhorancës, duke lexuar pjesë nga ato që i cilësoi si ‘përgjime të Taulant Ballës’.

Berisha akuzoi drejtuesit e mazhorancës dhe institucionet e drejtësisë se po mbulojnë dosje të rëndësishme hetimore dhe po pengojnë transparencën parlamentare. Ai ironizoi figurat qeveritare, duke përmendur emra konkretë dhe duke aluduar për lidhje të fshehta mes politikës dhe strukturave të drejtësisë.

Sipas tij, ‘ky është kompromis në frikë, kompromis në krim’, që ka si qëllim shmangien e pyetjeve të opozitës dhe mbrojtjen e ‘mëkatarëve me dosje’. Deklaratat e Berishës sollën tension në sallën plenare dhe pritet të nxisin reagime nga mazhoranca.

FJALA E PLOTE:

Tani, në vend të replikës.

Me datën 10.2.2020, Targeti informon pinin AM5B80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin.

Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor.

Tao u përgjigj kësaj, e garanton që të gjithë ata njerëz do votojnë, por nëse vendosin në listë ata në burg.

Përgjigja ishte: po, ne e garantojmë këtë.

Më pas, Tao tha: ata do shkojnë në burg këtë vit.

Replika dy!

Shih, merrja pak masën, se ai Olsi u tregua shumë i mirë për nja dy kostume.

Deklaroj unë se është Olsi Dado, ai e përgënjeshtroi burrërisht dhe më detyroi t’i kërkoj falje.

Mora vesh se ishte Ulsiu, Ulsiu nuk e përgënjeshtroi asnjëherë.

Sepse ai atje, në vend se ta thërrasë dhe t’ia zhveshë kostumet, t’ia hedhë në kosh kostumet, ia fsheh dosjet.

Kjo janë arsyet ju që nuk doni pyetjet, por e keni gabim sepse vetë e keni përmbysur…

Ju bëni fjalë për këtë kod, por vetë e keni përmbysur manualin në vitin 2022, 2023, 2024.

Ne nuk ju kemi diktuar përmbysjen e tij.

Po pse? Sepse ai manual kurrë nuk mund të përjashtojë të drejtën e pyetjes me gojë ndaj përfaqësuesit të institucionit.

E keni frikë, e keni nga halli.

Të dy palët.

Ky është kompromis në frikë.

Ky është kompromis në krim.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale