Reforma zgjedhore/ Bylykbashi: Nuk ka ndryshuar asgjë dhe sjellja jonë në raport me parlamentin dhe me komisionin specifik mbetet e njëjtë

FJALA E NENKRYETARIT TE PD, OERD BYLYKBASHI NE TAKIMIN PER BUJQESINE

Jemi në këtë konferencë që është e dyta që zhvillojmë në PD, me temë: Keqqeverisja Rama në skaner, propaganda përballë fakteve.

Nëse ka një gjë që Edi Rama si kryeministër është përpjekur të ngulë fort në këto mandate qeverisje, është qeverisja nëpërmjet propagandës, e cila nuk ka të bëjë me faktet konkrete të keqqeverisjes që gjithsecili përditë i heq në kurriz.

Detyra jonë si PD, si opozitë është që të zbërthejmë, dhe duke e vënë në skaner të nxjerrim në pah jo vetëm faktet e pavërteta që paraqiten, duke e vënë përballë gjithë këtë propagandë përballë fakteve konkrete të keqqeverisjes, por edhe të tregojmë qartë se kush është qëndrimi dhe vizioni ynë në lidhje me çështje të rëndësishme të zhvillimit, të ekonomisë dhe shoqërisë.

Sot ky takim ka në fokus bujqësinë, një nga sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit dhe ekonomisë së vendit, ku një pjesë e madhe e shoqërisë është angazhuar.

Pikërisht në këtë takim do kemi mundësinë që përmes fakteve konkrete ta thyejmë këtë vetratë falsë të qeverisë Rama, duke prezantuar problemet e rënda që ky sektor ka.

Unë do ndalem shkurtimisht në tre elementë në këndvështrim politik. Më pas këtu jemi bashkë me anëtarët e Departamentit të Bujqësisë së PD, që ka shumë më tepër nga sa jemi sot prezent, që përfshin figura me kontribut akademik, profesional, konkret në sektorin e bujqësisë. Kanë kontribuar në qeverisjen e PD, ku bujqësia pati fokus të rëndësishëm, por vazhdojnë të kontribuojnë me ide, me oponencë apo me qëndrime në këtë kohë dhe unë i falënderoj për punën e jashtëzakonshme që bëjnë.

Do nënvizojë tre elemente shkurtimisht.

Bujqësia, në modelin me të cilin Edi Rama keqqeveris dhe masakron të gjithë aspektet e ekonomisë dhe interesit publik, do nënvizoja tre elemente.

Bujqësia është shembull për vjedhjen, është shembull për politikën antikombëtare, është shembull për shpopullimin.

Ajo që tashmë dimë si skandali që ka plasur me fondet e Ipard të dhëna nga BE, që ka pezulluar fondet dhe ka hapur hetimet, të cilat jam i sigurt që duhet të përfundojnë patjetër në hetime antikorrupsioni dhe ministra dhe zyrtarë të Edi Ramës duhet të vihen para drejtësisë.

Qartazi shqetësimi i BE, tregon se komponenti i vjedhjes, grabitjes të fondeve jo vetëm të buxhetit të shtetit, por tashmë guxojnë edhe fondet e BE, është një koncept qeverisje, me të cilin Edi Rama çon përpara këtë sektor.

Theksova aspektin e politikave antikombëtare, por sigurisht më gjatë për këtë do flasin kolegët.

Elementi i tretë është shpopullimi. E filloi me reformën territoriale. Zhduku komunat, që në Kushtetutë kishin aspektin rural, shërbenin në territor për të dhënë një kontakt të drejtpërdrejtë me interesat dhe zhvillimin rural të komuniteteve, duke bërë të mundur që bujqit, fermerët dhe popullata të kishte mundësi të kontakte politikanin e zgjedhur.

Me reformën që ka dështuar tashmë në mënyrë spektakolare, e gjitha kjo është larguar.

Kjo ka bërë të mundur që të ulet interesi në investime dhe infrastrukturë.

Të gjitha këto dhe praktikat abuzive të kësaj qeverie në lidhje me subvencioneve, duke i lënë fshatarët të pambrojtur ndaj praktikave fiskale dhe tregut në përgjithësi, bën që fshatarët ta shkatërrojnë prodhimin e tyre.

Por në fund fare, ajo që është rezultantja është shpopullimi, largimi i njerëzve nga fshati.

Ato të dhëna që po dalin sot nga censusi, edhe pse ai mbahet sekret, tregojnë se nuk janë në Shqipëri më shumë se 1.8 milionë banorë nga rreth 2.9 milionë banorë që ishin në vitin 2011, nga 4.7 milionë shtetas të regjistruar në Gjendje Civile.

Një nga aspektet më të goditura është pikërisht sektori i bujqësisë.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET:

Pyetje: Të premten mblidhet komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore. Si do të veprojë PD në raport me këtë mbledhje dhe punën e komisionit në tërësi?

Oerd Bylykbashi: Arsyet pse PD ka marrë një vendim në lidhje me mënyrën se si funksionon ky parlament, tashmë kemi një parlament krejt jofunksional, vepron në shkelje të ligjit sepse kufizon të drejtat kushtetuese të opozitës, asnjë nga arsyet nuk ka ikur.

Një nga arsyet është reforma zgjedhore, e cila prej dy vitesh sillet si fantazmë korridoreve të parlamentit dhe nuk ka ndodhur asgjë, për shkak se ai komision i ngritur dhe i mbajtur në këmbë nga Edi Rama, me këtë kompozim që është sot, siç kërkon ta çojë përpara mazhoranca, me mbështetjen e Lulzim Bashës qartazi, është autore e këtij dështimi dyvjeçar.

Nuk ka ndodhur kurrë në historikun e parlamentit shqiptar, që një komision të qëndrojë dy vite pa bërë asgjë.

Nuk ka ndryshuar ajo që ne kemi kërkuar, komision bipartizan ku bashkëkryesimi të jetë për opozitën reale. PD është ajo që njohin të gjithë anëtarët, PD është ajo që njeh aktualisht dhe gjykata.

Dhe vendimi i Edi Ramës për të caktuar ai bashkëkryetarin e komisionit dhe formatin e opozitës në këtë komision, tregon qartazi se qëllimi është të veshë me një pelerinë bipartizanizmi dhe konsensualiteti atë që tha në dhjetorin e kaluar.

Do të kërkojë konsensusin numerik, pra në vetvete ai kërkon të vrasë traditën 20-vjeçare të parlamentit shqiptar. Komisionet bipartizane konsensuale realë që kanë prodhuar kod zgjedhor, që ODIHR e vlerëson si një bazë të shëndoshë.

Problemi shpesh nuk janë problemet në ligj, por shkelja e ligjit si ajo nga Rama, që tha se ky kod zgjedhor është kinezëri, nuk na ndalon.

Reforma zgjedhore ka për detyrë të miratojë rregulla shtesë për të penguar Edi Ramën dhe të gjithë makinerinë të shkatërrojë zgjedhjet në Shqipëri.

Një detyrë shumë e vështirë në kushtet e mungesës agresive të vullnetit që ka Edi Rama.

Mbajtja dhe çuarja përpara e një reforme zgjedhore të njëanshme, duke e shitur atë për konsensuale dhe bipartizane, është shërbimi më i keq që mund t’u bëhet zgjedhjeve dhe shqiptarëve.

Nuk ka ndryshuar asgjë dhe sjellja jonë në raport me parlamentin dhe me komisionin specifik mbetet e njëjtë.














Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale