Mashtrimi me statistikat e shëndetësisë/KLSH me fakte tronditëse: Qindra pacientë në rezik për jetën

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETJA E PD, ALBANA VOKSHI

Sot Edi Rama vërtetoi edhe një herë që është ai ideatori dhe urdhëruesi i skemës korruptive të inceneratorëve të shëndetësisë, në rastin konkret të Sterilizimit. E patë se si përmesa shakave e batutave, duke mos respektuar as ambjentin e as pacientët e aq më pak stafin, mbrojti krimin e tij?

Çifti Rama – Manastirliu u pa sot te spitali ‘Shefqet Ndroqi’, për të mbrojtur një krim, krim i cili ka sjellë jo vetëm kosto financiare duke i shkaktuar dëm të lartë buxhetit të shtetit, por edhe kosto të lartë shëndetësore, humane.

Para disa ditësh, së bashku me deputetë dhe Departamentin e Shëndetësisë bëmë në ekspoze të inceneratorit të shëndetësisë: koncesionit të sterilizimit.

Bëmë publikë shkresat me firmën e Ilir Beqajt, jo më pak se 11 herë ka firmosur Ilir Beqaj me miratimin e Edi Ramës në procedurën e fillimit por edhe të prokurimit të koncesionit. Asgjë nuk e shpëton dot Ilir Beqajn. Ai mban firmën kudo edhe në implementimin e koncesionit që vendosi tja jepte shokut të tij Ilir Rrapaj, i cili krijoi pasi ishin rënë dakort një kompani me 1 punëtor (veten) dhe me 1000 Euro kapital, që nuk plotësonte asnjë kriter.

Publikuam shkeljet e rënda si në procesin:

–      e hartimit të dokumentacionit (studim fisibiliteti fiktiv, s’ka analizë kosoto efektivitet)

–      Tenderimit, ku u vlerësua oferta më e lartë që i shkaktonte humbje më shumë se  2.4 mln ne vit Buxhetit të Shtetit dhe 25 mln euro në 10 vjet

–      Shkeljet në kontratën e firmosur nga Beqaj, i cili i ka falur edhe shpenzimet për drita e ujë e gaz mikut të tij, Ilir Rrapaj duke ua kaluar këto shpenzime spitaleve rajonale.

–      Opinioni publik është njohur me urdhërat për ndërprerjen e ndërhyrjeve në spitale në mes të muajit, që ka sjellë shqetësime e probleme shëndetësore e mbase edhe me jetë të pacientëve.

–      Shumë familje i janë drejtuar privatit, në pamundësi për të bërë ndërhyrjet e planifikuara në shtet, duke harxhuar edhe paratë e fundit ose duke marrë borxhe apo kredi. Në fund të fundit, ky ka qenë edhe është interesi i Ramës, private, oligarku, jo publiku.

–      Kontrata e konçesionit për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale nuk ka një çmim tavan kjo pasi marrëveshja PPP-je e projektuar dhe firmosur nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj përcakton financim të konçesionarit bazuar në numrin e seteve që kërkohen në sallat kirurgjikale në spitalet e Tiranës dhe spitalet rajonale. Pra sa më shumë sete kirurgjikale përdoren aq më tepër rritet fatura.

–      Kjo kontratë monitorohet nga Drejtoria e Administrimit të Paketave Shëndetësore (drejtori në varësi të FSDKSH) për të spitalet Universitare të Tiranës dhe për spitalet e tjera rajonale kontrata monitorohet nga Drejtoritë Rajonale të FSDKSH.  Përveç kontratës me shumë probleme dhe në favor të konçesionarit, problem ngelet monitorimi i saj nga ana e paguesit. Në shumicën e rasteve nuk ka monitorim fare por vetëm pagesa sipas kërkesës së konçesionarit. (Evidentuar nga KLSH). Pra sa më shumë sete kirurgjikale përdoren aq më tepër rritet fatura.

–      Vetë stafet mjeksore deklarojnë  se në operacione të caktuara kërkohet hapja e dy ose më shumë seteve kirurgjikale për të njëjtin grup instrumentash kirurgjik që do duhet të ishin brenda një seti të vetëm, bazuar në tipologjinë e operacionit dhe shkallën e kompleksitetit të tij. Nga kjo rezulton se për një operacion Fondi i paguan konçesionarit dy apo trefishin e një kompleksiteti, pra për një operacion FONDI mund të paguaje edhe 1 milion lek të vjetra për sterilizimin për një operacion.

–      Në shumë raste, mjekët shprehen se për të bërë një ndërhyrje mund tju duhen vetëm disa nga veglat e një seti por ata janë të detyruar të hapin të gjithë setin dhe për pasojë FSDKSH paguan të gjithë setin, dhe kjo vlen edhe për ndërhyrje shumë të vogla.

–      Shpesh, duke abuzuar, përdoren sete me intensitet më të lartë për ndërhyrjet duke shkaktuar dëm të lartë buxhetit të shtetit. KLSH ka evidentuar raportin e fundit të Auditit për 2021, rreth 25 mijë ndërhyrje ku janë përdorur sete të tjera nga ato që nevojitëshin.

T’i kthehemi pretendimeve të Ilir Beqajt e të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirlliut:

1.    “Nga zbatim i kësaj kontrate rezulton se ditëqëndrimi mesatar i të sëmurëve që i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale është ulur me rreth 1,8 ditë”. Edhe në një artikull të porositur Ilir Beqaj shprehet se “Zbatimi i sukseshëm i kësaj kontrate në vite ka sjellë që në sallat e kirurgjisë të spitaleve publike shqiptare të ulet ndjeshëm infeskioni spitalor dhe të ulet me të paktën 1,8 ditë ditëqëndrimi i një pacienti në spital.

Ndërkohë, nga të dhënat e FSDKSH, nga të dhënat e këtij institucioni që monitoron dhe kontratën e SaniService si dhe në raportet vjetore të këtij institucioni, rezulton së ditëqëndrimi mestar në vitin 2015 në Spitalet Rajonale është 4.0 dhe në spitalet Bashkiake është 4.6 ditë.

Në vitin 2022 Ditëqëndrimi mesatar për Spitalet Rajonale rezulton 4.2 (pra me rritje) dhe më e theksuar rritja rezulton në Spitalet Rajonet Berat, Elbasan, Shkodër dhe Durrës.

I njëjti fenomen vërehet edhe në Spitalet Universitare ku në vitin 2022 ku numri i ditë qëndrimit mesatar krahasuar me 2020 ngelet i njëjtë (me 3.8 ditë) dhe për tu theksuar rezulton se për Spitalet “Shefqet Ndroqi” dhe Spitalin Universitar të Traumës kemi rritje të ditë qëndrimit mesatar respektivisht në vitin 2021 dhe 2022. 

Burimi: FSKDSH

Ditë qendrimi në QSUT për disa reparte:

Kardiokirurgji:

Ditë qëndrimi mesatar në 2021 dhe 2022: 10 ditë (2-3 ditë pre operator, 8 ditë qëndrim post operator)

Djegie – Plastika:

2021 dhe 2022:

Ditë qëndrimi mesatar 4.8 ditë për pacient

Klinika 1:

Ditë qëndrimi mesatar për pacient:

2020 – 5,07

2022 – 5.02

2022 – 4.91

Krahasimi i ditë qendrimit mesatar për vitet 2020, 2021, 2022 (Zyrtare nga FSDKSH, analiza Vjetore 2022)

Pra për fat të keq, nuk janë ulur dite-qëndrimet në spitale. Rama mashtron edhe me statistikat e shëndetit të qytetarëve duke u tallur e duke qeshur me ta. Ndërkohë që të gjithë zyrtarët e ministrisë së shëndetësisë (Edhe vetë Ilir Beqaj kujtojmë – zgjodhi privatin, edhe Edi Rama edhe zv.Minister e Shëndetësisë, edhe Vilma Nushi edhe oligarkët e të pasurit nuk i besojne sistemit të ngritur nga Edi Rama.

Ndërkohë që paradoksi qëndron vetë tek MSH dhe FSDKSH. Sipas raportit vjetor te FSDKSH për vitin 2017, kosto mesatare/rast në spitalin nivel Universitar është 47.7 mijë lekë, ndërkohe që në disa raste kur përdoren dy sete për një operacion,  vlera e setit te sterilizimit rezulton 65 mijë lek të reja, pra shumë me e lartë se ajo e kostos mesatare për rast në këto spitale.

Gjithashtu, po sipas FSDKSH, Kosto mesatare/rast në spitalin nivel Universitar Mbretëresha Geraldinë është 30.4 mijë lekë, ndërkohe që vlera e një seti nga koncesionari është rreth 38 mije lek  (por që mund të përdoren dhe dy sete për një ndërhyrje). E thënë ndryshë  vlera e paguar nga FSDKSH për një operacion është me e lartë se vetë kostoja e një rasti të shtruar dhe trajtuar në këtë spital. Kjo situate është e njëjtë edhe për spitalet rajonale.

Opozita ka denoncuar krimet shëndetësore por edhe ka propozuar alternativa për përmirësimin e shërbimeve shëndetësire cilësore. Askush nuk është kundër përmirësimit të cilësisë, apo orgniativ (sic pretendohet) por:

1.    Përmirësimi Organizativ nuk ka nevojë të paguhej me milliona euro kur mund të drejtohej nga menaxherë të kualifikuar në qendrën e re ekzistuese.

2.    Rritja e numrit te mjeteve kirurgjikale dhe instrumentave do te bliheshin me shume me pak kosto se sa kemi paguar,

Sot, Edi Rama doli për të mbrojtur Krimin e tij e të Ilir BEqes, inceneratorin e shëndetësisë Sterilizimitn, të cilit i ka dhënë rreth 40% të fondeve që i shkojnë koncesioneve në shëndetësi e vlera e tij rritet.

Por sot Edi Rama  duhet të shkonte të repartin e onkologjisë, ku qindra pacientë nuk marrin dot kurat e nevojshme e nuk kryejnë dot kimio dhe radioterapinë.

Një audit i fundit i KLSH jep fakte tronditëse: qindra gra e paciente nuk marrin dot kurat e nevojshme në risk për jetën. Sepse për onkologjikun shkon vetëm 7% e buxhetit te QSUT.

Pa vajtur Edi Rama dhe Ilir Beqaj para drejtësisë, nuk mund të ketë paqe në asnjë prej pacientëve që nuk ju mundësohet dot ilaëi apo kura e duhur.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale