Rama ka para’ mjaftueshëm për të korruptuar FBI-në po nuk ka para për shëndetësinë.

• Kemi një kryeministër kandidat për në burg, ka korruptuar kupolën drejtuese të FBI-së. Kjo qeveri ka para’ mjaftueshëm për të korruptuar FBI-në po nuk ka para për shëndetësinë.

DEKLARATË E ANËTARËVE TË FORUMIT RINOR TË PD TEK MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Arjon Kuçuku: Shëndetësia është plaga e hapur e sistemit që ka ngritur Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krim. Një plagë që nuk e trajton asnjë doktor sepse po ikin të gjithë, rrugëve të botës larg atdheut sepse kjo qeveri nuk I do njerëzit e zotë.

Nuk ka asnjë sektor, të këtij profesioni më human që ekziston, ku të mos jetë futur dora e zezë e hajdutëve të qeverisë të cilët krenohen sot se ia kanë dalë pa ju hyrë gjëmb në këmbë.

Sot kemi një kryeministër kandidat për në burgn, se ka korruptuar kupolën drejtuese të FBI por qeveria e shqipërisë nuk ka lekë për të blerë pajisje për pacientet në QSUT? Kush i vjedh paratë tona zoti kryeministër? Zonja ministre e shëndetësisë Manastirliu që meriton medalje ari në vjedhje a ndjeni siklet kur shikoni popullin më të varfër në Europë që dergjet nëpër siptale sepse politikat tuaja kanë prodhuar vetëm korrupsion.

A e mbani mend Ilir Beqjen, ku është sot? Shijon paratë e vjedhura nga xhepat tanë për të ngritur biznese në mes të Tiranës. Hajduti që qesh nëpër tavolina të restoranteve të tij se SPAK nuk I bën dot asgjë. Ndërkohë flenë dosje miliona euro për Check-upin, PPP-të, tenderart e ilaceve, e Dializën që kanë varëfëruar shqiptarët e pasuruar qveritarët.

Qeveria ka para për të korruptuar FBI-në…por nuk ka për shëndetësinë!
Qeveria ka para për të mbështetur PPP…por populli ilace nuk gjen në spital!
Po ku i merr qeveria paratë? Në xhepat tonë. Edi Rama na vjedh ne për të na skllavëruar.

Kam një pyetje për këta që bëjnë si të dashuruar dhe krenohen me shëndetësinë…ku mjekoheni ju zoti Kryeministër, se të gjithë e dimë që mjekohesh, po ju zonja ministre? Ku i trajtoni fëmijët tuaj? Përse zgjidhni spitalet luksoze nëpër botë kur thoni se shëndetësia në Shqipëri është më e mira? Ne nuk do ta lëmë Shqipërinë në dorën tuaj, I keni pirë gjakun këtij populli, por dijeni që kjo rini nuk jua fal sot dhe sdo tjua falë kurrë, këtu do të jemi deri në fund!

Klarisa Rexhvelaj: Kjo qeveri ka para mjaftueshëm për të korruptuar FBI-në po nuk ka para për shëndetësinë. Kjo qeveri ka para mjaftueshëm për të mbështetur PPP-të, për shpenzime luksoze të kryeministrit me charter privat për xhiro nëpër Europë. Por nuk ka para për të plotësuar nevojat që kanë spitalet me infrastruktur apo me medikamente. Nga vijnë këto para? Nga xhepat e shqiptarëve. Nga taksat që ne paguajmë. Kam një pyetje për kryeministrin dhe kabinetin e tij. Ju vetë ku i merrni shërbimet mjekësore z. Kryeministër? Familjarët tuaj ku kurohen, ku mjekohen? Përgjigjia është e thjeshtë. Me luksin që keni jetesën nga xhepat e shqiptarëve, me taksat tona, u mundësohen udhëtimet dhe mjekimet në Europë. Por, për popullin e shkretë nuk mendon njeri. Të rinjtë nuk jua falin. Të rinjtë nuk do të rrinë duarkryq dhe të ulur duke pritur se çfarë do të ndodhë me fatin e Shqipërisë. Gjej mundësinë që të ftoj çdo të ri që t’i bashkohen nesër protestës së opozitës dhe të gjithë bashkë një herë e përgjithmonë t’i japim fund kësaj masakre që po bëhet në vendin tonë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale