Rajmonda Bulku: Të rikthejmë frymën e 20 Shkurtit 1991, ta bëjmë për fëmijët dhe nipërit tanë!

Fjala e aktores Rajmonda Bulku në protestën kombëtare të Partisë Demokratike:

Ju falënderoj që sot doni edhe nga unë një fjalë. Të them dhe të kujtoj atë ditë historike të 20 shkurtit 1991, ku ne ishim të gjithë, bashkangjitur me grevën heroike të studentëve tanë, bashkangjitur me ta, nuk patëm frikë.

Luftuam kundër një ushtrie që nuk duhet të harrojmë, që ishte akoma Partia Komuniste në krye. Kishim një frymë, të dashur qytetarë, të gjithë bashkë. Hoqëm frikën.

Morëm guximin tonë sepse deshëm lirinë, deshëm të rrëzonim sistemin më të egër komunist që na kishte dëmtuar dhe na kishte humbur lirinë për shumë e shumë vite.

Të dashur qytetarë, dua të kujtoj atë frymë dhe të sjellim këtu sot atë dëshirë për të jetuar bukur në Shqipërinë tonë të bukur, që na ka falur Perëndia, por ta bëjmë për jetët tona, për fëmijët tanë, për nipërit tanë.

Të kenë mundësi të jetojnë më mirë, sepse ju takon në vendin e tyre të bukur.

Të kenë mundësi të punësohen këtu dhe të mos ikin, dhe të mos braktisin këtë vend të bekuar.

Zoti ka bekuar Shqipërinë, por Zoti bekoftë edhe shqiptarët.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale