Publikimi i Raportit të DASH/ Deputetë të PD i dërgojnë dokumentin zyrtar Kryetares së Kuvendit.

Deputetë të Partisë Demokratike kanë paraqitur në dokumentin zyrtar dërguar kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla kërkesë për ndryshim të Rendit të Ditës të datës 23.03.2023 në ora 10:00, duke i kërkuar si pikë të parë Mocion me Debat për raportin e publikuar nga DASH.
Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur të përdorin instrumentat që Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit përcakton, duke i dhënë hapësirë funksionit kontrollues të Parlamentit. Por shpesh herë këto të drejta që Kushtetuta i njeh Opozitë, nuk janë respektuar nga mazhoranca apo Kuvendi.
Në këtë kontekst, bazuar në Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup deputetësh të opozitës kërkojnë:

  1. Ndryshimin e Rendit të Ditës
  2. Në përputhje me pikën 1, përfshirjen si pikë e parë e Rendit të Ditës të një Mocioni me Debat për Raportin e DASH.
  3. Debati të jetë me kohë të pakufizuar, ku çdo deputet të ketë një kohe niminalisht prej 10 minutash për të diskutuar.
    Sipas kërkesës së deputetëve të Opozitës, Kryetarja e Kuvendit duhet të mbledhë menjëherë Konferencën e Kryetarëve, para fillimit të Seancës Plenare, për të bërë ndryshimin e Rendit të Ditës të kësaj seance sipas kërkesës së mësipërme.

Kërkesë për ndryshim të Rendit të Ditës të Seancës Plenare datë 23.03.2023, ora 10.00 duke përfshirë si pikë e parë e Rendit të Ditës të një Mocioni me Debat për Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale