Protesta e të martës/ Berisha: Beteja për çlirimin e bashkisë nga kryhajduti Erion Veliaj është betejë e shenjtë

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, deklaroi se, beteja e demokratëve është vendimtare për fatet e Shqipërisë. ‘Kjo betejë është vendimtare për fatet e një kombi që ka njohur këto 10 vite hemorragjinë më të tmerrshme kombëtare’, tha Berisha.

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, lideri i opozitës Sali Berisha ka denoncuar skemën e vjedhjes masive të fondeve në punë publike, atë të ndarjes me lote të rrugëve. Sipas Berishës, ‘këtë shembull po e ndjek ‘edhe mercenari Altin Dumani me tenderin e dixhitalizimit’.

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha bëri thirrje qytetarëve që të martën qytetarët të dalin dhe të protestojnë kundër Erion Veliajt. ‘Beteja për çlirimin e bashkisë nga kryhajduti Erion Veliaj është betejë e shenjtë’, theksoi gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Gjatë fjalës në tubimin e përnatshëm qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka paralajmëruar Taulant Ballën që të mos i prekë protestuesit.  ‘Paralajmëroj Tualetin me 5 mbiemra, larg duart nga protestuesit se të garantoj shpejt do të vijë radha ty’, deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

FJALA E PLOTE:

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, demokrate dhe demokratë, misionarë të vërtetë të guximit, dinjitetit, shpresës së shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju dhe mirënjohje të pakufishme për vendosmërinë në këtë betejë jetike, vendimtare për fatet e një kombi që ka njohur këto 10 vite hemorragjinë më të tmerrshme kombëtare.

Ka njohur këto 10 vite shpopullimin që nuk e ka njohur kurrë në histori.

Ka njohur largimin nga Shqipëria të mbi 1.1 milion shqiptarëve, të mbi 700 mijë të rinjve të këtij vendi.

Ka njohur largimin më të madh të të rinjve dhe adoleshentëve, pas Sirisë, vendi i dytë në botë.

Të dashur miq!

Sirenat e alarmit mbi në të katër anët e vendit.

Varfëria dhe mjerimi rriten nga muaji në muaj.

Të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët, kanë një shkak të përbashkët: vjedhjen, vjedhjen dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë nga Edi Rama dhe banda e tij.

Nga Edi Rama, ministrat, qeveritarët e tij qendrorë dhe vendorë.

Miqtë e mi, prapa kësaj vjedhje të tmerrshme qëndron bllokimi për 10 vite i rrogave të shqiptarëve.

Në të vërtetë, po të krahasohen me rritjen e çmimeve, rrogat jo që nuk u bllokuan, por ato për fuqinë blerëse, u pakësuan së paku me 40 gjer në 50 përqind.

Në këtë vjedhje qëndron mjerimi i pensionistëve, të cilët sot me rritjen e çmimeve marrin një pension 30-40 përqind më të ulët se sa 11 vite më parë.

Në këtë vjedhje qëndron braktisja masive e fshatit shqiptar sepse fermeri i Shqipërisë subvencionohet për prodhimet e tij 6 gjer në 8 herë më pak se ai në Kosovë. Dhe në mesataren e rajonit, 8 herë më pak.

Në këtë vjedhje qëndrojnë projektet që nuk përfundojnë kurrë. Kanë filluar në vitin 2011 dhe përfundoi në 18 kilometrat e para, rruga Korçë-Kolonjë. Vazhdon edhe sot e kësaj dite me çmim të pesëfishuar krahasuar me kilometrat e përfunduara.

Miqtë e mi!

Në këtë vjedhje të tmerrshme qëndron tërkuza e pafundme e përfundimit të punëve publike. Unaza e Tiranës hyn në vitin e 14-të të saj. Vidh e vidh, nuk ka të sosur. Sepse Edi Rama njëlloj siç jepte lejet e pallatit për shkallë dhe për çdo shkallë duhet të bëje një pagesë për të marrë leje, tani e ka gjetur me lote.

Dhe kjo e loteve është bërë mekanizëm universal vjedhjesh. Në këtë shembull, mercenari Altin Dumani ndan në 5 lote, në pesë tendera, blerjen e pajisjeve për dixhitalizimin, informatizimin e Skrapit të partisë.

Vjedhja në lote është faqja e zezë e këtyre hajdutëve, të cilat i bëjnë punët publike jo një dobi për qytetarët, por një barrë të tmerrshme për qytetarët shqiptarë.

Në këtë vjedhje qëndrojnë tarifat e larta të studentëve, ndër më të lartat në Europë, në një kohë kur rrogat e prindërve të tyre janë më të ulëtat në Europë.

Miq pra, është betejë jetike.

Në këtë vjedhje qëndron mungesa e ilaçeve për sëmundjet që marrin jetë njerëzish.

Në këtë vjedhje qëndrojnë importi i ilaçeve të skaduara në Shqipëri. shkatërrimi i spitaleve.

Qëndron gjoba e tmerrshme e shqiptarëve që duhet të paguajnë nga xhepi i tyre 60 përqind të shërbimit shëndetësor, të cilin kryehajduti i Shqipërisë ua premtoi shërbim falas.

Miq!

Ja pra se çfarë është beteja jonë.

Beteja jonë është betejë për për çdo qytetar shqiptar.

Është betejë për jetesën e tij, për rrogën e tij, për pensionin e tij.

Është betejë kundër shpopullimit.

Beteja për shpëtimin e bashkisë, çlirimin e bashkisë nga kryhajduti Erion Veliaj është betejë e shenjtë.

Ndaj dhe të martën, e gjithë Tirana te bashkia.

Dje, ministrja e Edi Ramës në derë të Skrapit deklaroi se aferat kanë bërë pis të madh dhe të vogël.

Në fakt ato afera mbi të gjitha dhe para se gjithash kanë bërë pis pisat e kombit, ata të cilët pasurohen në kurriz të shqiptarëve si Erion Veliaj.

Ata të cilët zhdukin 135 milionë euro për djegësin që nuk ekziston.

Ai i cili me kompaninë 5D zbaton modelin e vjedhjes 100 përqind në prokurimet publike.

Zbaton barbarinë duke rrënuar dhjetëra banesa e pallate pa asnjë cen nga tërmeti, vetëm e vetëm për të vjedhur paratë e ndërtimit të tyre,

Zbaton vjedhjen 100 përqind me kompani të llojit DC, të cilat grabisin miliona dollarë dhe nuk kanë asnjë punë të regjistruar.

Miq!

Këta hajdutë kudo që t’i shikoni, i pështyni në surrat. Në surrat t’i pështyni.

Së fundmi, paralajmëroj Tualetin me 5 mbiemra, larg duart nga protestuesit se të garantoj shpejt do të vijë radha ty.

Dhe nuk ka bandit në botë, në Shqipëri dhe as në botë, që të mbron.

Sepse je sot shtyllë kryesore e krimit.

E morët vesh apo jo zotërinj që kur erdhi Tualeti me 5 mbiemra në ministri, kokaina e tëra kalon lirshëm dhe një ngarkesë e vetme nuk kapet sepse janë në patronazhin e tij.

Ndaj dhe të pamposhtur në betejën tonë.

Me guxim, me zemërim të pakufishëm le të përmbushim ne misionin tonë, çlirimin e bashkisë, qeveri teknike, zgjedhje të lira.

Rivendosjen e demokracisë, çeljen e dyerve të mbyllura të integrimit.

Mbrojtjen e interesit kombëtar.

Rrofshi ju, fitore, fitore, fitore!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale