Protesta e 22 marsit/ Berisha: Do jetë një betejë për Europën, për të hapur dyert e integrimit që i ka mbyllur Edi Rama

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA PARA SPAK

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, në deklaratën para SPAK ditën e sotme, hodhi akuza të forta ndaj institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, duke i cilësuar ato të politizuara dhe të kontrolluara nga kryeministri Rama. Ai akuzoi Altin Dumanin, si dhe institucione të tjera të sistemit të drejtësisë, duke theksuar se po mbrojnë persona të caktuar dhe nuk po garantojnë transparencë në trajtimin e disa çështjeve.

Berisha u ndal edhe te rasti i gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën tha se institucionet e drejtësisë kanë shmangur hetimin dhe nuk kanë vënë në dispozicion dokumente për palët e interesuara. Sipas Berishës, disa institucione si Këshilli i Lartë Gjyqësor i Shqipërisë dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë i Shqipërisë kanë vepruar në mënyrë të papërgjegjshme dhe kanë refuzuar të japin dokumentacion që lidhet me këtë çështje.

Në deklaratën e tij, Berisha akuzoi gjithashtu Ramën për përfshirje në disa çështje që përbëjnë afera të mëdha financiare. Ai përmendi projektin e Tuneli i Llogarasë, për të cilin pretendoi se janë zhdukur miliona euro, çështjen e Inceneratori i Tiranës, projektin për transformimin e Porti i Durrësit si dhe investimet në zonën e Porto Romano. Sipas tij, këto projekte përfaqësojnë afera që duhet të hetohen nga drejtësia.

Lideri demokrat, Sali Berisha u ndal edhe te çështje të tjera që lidhen me administratën shtetërore dhe prokurimet publike, duke theksuar se ekzistojnë dëshmi dhe përgjime që implikojnë zyrtarë të afërt me qeverinë. Ai tha se drejtësia nuk po vepron për këto raste dhe se dosjet që lidhen me kryeministrin Rama janë të shumta.

Kryetari i PD, Sali Berisha foli edhe për protestën e paralajmëruar nga opozita më 22 mars. Ai e cilësoi këtë datë simbolike për demokratët, pasi lidhet me fitoren e parë elektorale të tyre pas rënies së komunizmit, dhe bëri thirrje për pjesëmarrje qytetare. Berisha tha se, protesta synon të kundërshtojë qeverinë dhe të kërkojë ndryshime politike në vend.

Berisha deklaroi gjithashtu se opozita nuk do të mbështesë ndryshimet ligjore të propozuara nga mazhoranca, duke i cilësuar ato antikushtetuese dhe duke theksuar se Partia Demokratike nuk do të bashkojë votat me qeverinë për këto iniciativa.

FJALA E PLOTË

“Altin Troplinit, mercenarit të Edi Ramës, armikut të egër të votës së lirë, Pojës së Skapit, drejtësia dhe ligji vonojnë, por nuk harrojnë”

Sali Berisha.

Tani, në qoftë se ka një sistem turpi dhe qesharak, është ky sistem i kësaj drejtësie.

Do t’u jap sot vetëm një shembull.

Irena me 5 mbiemra, e cila mbrohet nga Altin Troplini sepse për ta mbrojtur, i ka hapur hetim pa emër, për ta mbrojtur nga çdo lloj mase, lëshoi tek këmbët e saj apo bëri t’i lëpijnë çizmet e veta institucionet që vijojnë:

Prokurorin e Përgjithshëm, qëiu desh dy vite për të nxjerrë një vendim, i cili ishte evident që në javën e parë. Prokurori i Përgjithshëm u zvarrit dy vite duke lëpirë çizmet e Irena Gjokës me shumë mbiemra, sepse nuk kishte të qartë se vula apostile nuk kërkon vërtetime. Ajo është vulë e sanksionuar në marrëveshjet ndërkombëtare si vulë zyrtare.

Pas Prokurorit të Përgjithshëm, kulmin e arrin KLGJ-ja, e cila në akte mashtrimi, në akte kriminale ka hedhur poshtë kërkesat për shqyrtimin e saj dhe njërën radhë, imagjinoni ju këtu, pasi avoketërve të mi iu ktheu përgjigje me shkrim se Irena me 5 mbiemra ka qenë e shkarkuar nga ish-presidenti i Republikës, kryetari i KLD, Sali Berisha në vitin 1996, kur ky dokument u kërkua nga deputetët e PD 3 javë më vonë, iu përgjigj se ndaj kësaj zonje nuk ekziston një dokument i tillë.

Pra a mund të imagjinoni një institucion zyrtar që mashtron dhe shumëzon veten me zero për hir të Irenës me 5 mbiemra apo që lëpin çizmet e Irenës? Është një term i marrë hua nga një roman i hershëm.

Pastaj vjen famozi ILD, edhe ai nuk mund të bënte përjashtim pasi dokumentet kalonin nga njëri tek tjetri.

Por kulmore është kjo, jo se ata zbatuan në mënyrën më të shpifur urdhrat e Edi Ramës gjer në vetasgjësim, por ata nuk japin dokumentet. U kërkohet tani dosja, por nuk e japin. Nuk i japin dosjen palës ankuese. A mund të imagjinohet?

Pra, kjo është gjendja më mjerane, më e turpshme, më asgjësuese e këtyre institucioneve.

Por kjo gjendje dhe kontrolli i plotë dhe total i Edi Ramës ndaj tyre faktohet veçanërisht këto muajt e fundit.

Në serialin e pafundmë të sharjeve të Edi Ramës ndaj Skapit që devijoi rrugën e partisë, ndaj gjykatës, ndaj prokurorëve, këta zyrtarë të themi të vërtetën nuk duhet të prish gojën, por këta meritojnë të quhen vetëm llum-zyrtarë, nuk guxojnë të bëjnë qoftë dhe një deklaratë të vetme në mbrojtje të këtyre institucioneve.

Keni parë ju një deklaratë të KLGJ-së, ILD-së, të Prokurorit të Përgjithshëm në mbrojtje të institucioneve gjatë sulmeve që u bënë për hir të Lubisë, ai në fakt i bëri për veten e vet, por sulmet lidheshin me dosjen e Lubisë, dhe ata nuk shqipëronin dot një fjalë të vetme në mbrojtje të institucioneve sepse institucionet u sulmuan në mënyrën më të egër.

Gazetarët: Jeni pak i pasaktë zoti Berisha, se gjyqtari i apelit që ka caktuar masën ndaj jush, ka bërë pikërisht reagim ndaj zotit Rama për akuzat ndaj gjyqësorit?

Sali Berisha: Cili është ky gjyqtar?

Gazetarët: Engert Pëllumbi.

Sali Berisha: Unë nuk kam parë asnjë reagim të tij, por unë do të kontrolloj dhe njëherë.

Gazetarët: Ka reaguar si kryetari i një shoqate…

Sali Berisha: Jo, si shoqatë është tjetër, nuk është ashtu. Nuk thashë shoqatat. Janë dy shoqata që kanë reaguar. Shoqatat po, por nuk janë institucione zyrtare. Institucionet zyrtare që duhet të flisnin janë institucionet e drejtësisë.

Pra, a keni parë vetëposhtërim më të madh të këtyre institucioneve se sa në këtë rast? Në kulmin e sulmeve nuk flasin një fjalë, nuk shqiptojnë një presje as Metani, as Toska, as Olsi, asnjë prej tyre.

Këta janë e keqja banale e vendit dhe kaq mund të themi për ta. Ndaj dhe historia e tyre do të arkivohet si një histori turpi, si një histori njerëzish pa dinjitet, njerëzish mercenarë.

Kurse, meqenëse jam këtu, i them Edi Ramës mos mendo se ke mbyllur dosjen tënde.

Kurrë!

Dosja jote nuk mbyllet kurrë, as me një Lubi, as me 5 Lubi.

Bëj ç’të duash, të gjitha janë vetëm për Edi Ramën dhe absolutisht sovrani do të thotë fjalën e tij, do të jetë sovrani ai që do t’i tregojë vendin dhe do e çojë në bankën e të akuzuarve siç e meriton.

Gazetarët: Zoti Berisha, kam dy pyetje. Pyetja e parë është pse sipas jush zoti Rama e mbrojti zonjën Balluku me 82 vota në Kuvend, i trembet ndonjë hetimi ndaj tij? Pra cili është qëndrimi juaj? Dhe pyetja e dytë lidhet me protestën tuaj. Ju keni zgjedhur datën 22 që është një datë simbolike që është ardhja në pushtet e PD pas rënies së komunizmit. Cili është strategjia juaj në këtë protestë dhe ku synoni të arrini përmes saj?

Sali Berisha: Të mendosh se Edi Rama po mbron Ballukun, do të thotë të mashtrosh 100 herë veten. Edi Rama mbron vetëm veten e tij, dosjet e tij, vjedhjet e tij dhe Lindat e tij.

Gazetarët: Na thuaj dosjet ku implikohet Edi Rama?

Sali Berisha: Po të më pyesje mua, më gjej një dosje që nuk implikohet, unë do e kisha shumë të vështirë të mos gjeja. Po dosje që implikohet, janë të panumërta.

E tillë është dosja e tunelit të Llogarasë me 50 milionë euro të zhdukura me një firmë.

E tillë është dosja e inceneratorit të Tiranës, ku Edi Rama shpalli emergjencën kombëtare për të ardhur tek inceneratorët dhe e paraqiste atë si transformimin e madh sepse Edi Rama ka firmosur, i ka dhënë 8 pikë kompanisë 8 muaj para themelimit të saj. Sepse Edi Rama ka përgjegjësi si kryeministër, janë disbursuar 130 milionë euro, nuk është bërë asnjë kontroll, nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij shteti.

Është dosja e Porto Romanos ku së bashku me thjeshtrën kanë duart e tyre të zeza sepse është një projekt i bërë në studion ku punonte thjeshtra. Kanë futur në xhep të paktën 13 milionë euro me një të rënë të lapsit.

Është dosja miliardere e portit të Durrësit. Dosja që shkon të paktën 4 miliardë euro sepse vetëm toka, pronë publike, kushton rreth 3.8 miliardë euro, plus sa kushton porti. Është pasuria më e madhe publike e shqiptarëve që u merret nga Edi Rama për Dubai City-n e tij dhe gjobiten me 1 miliard euro për të ndërtuar një port 4 gjer në 8 herë më të vogël se porti i Durrësit. Dhe del e mashtron e thotë se do jetë porti rajonal i Korridorit të tetë. Pra, gjithçka në funksion të vjedhjes së tij.

Nuk ka aferë më të madhe. Po merr pak, kush vodhi me checkupin dhe sterilizimet e shëndetësisë? A nuk ishte Rama protagonist kryesor që vraponte nga një studio në tjetër me një pincë të thyer dhe një gërshërë të ndryshkur…

Gazetarët: Po kemi ish-ministrin e Shëndetësisë në burg për këtë çështje…

Sali Berisha: Asnjë rëndësi sepse ministri i Shëndetësisë i bëri nga Rama ato. Ministri i Shëndetësisë prandaj po del se nuk foli. Por ato janë të gjitha vepër e Edi Ramës. Sepse nuk doli ministri, nuk e pamë me një pincë të thyer dhe një gërshërë të thyer që të thotë ja ku ishim dhe po ku po shkojmë.

Pastaj të shkojmë pak te Skapi. Ju e dini që unë nga dritarja e shtëpisë lexova aktin që një prokuror më solli ku tregonte se Gerond Meçe ishte i regjistruar, ishte ulur në një tavolinë ku po regjistrohej nga ata që ishin të interesuar, dhe Gerond Meçe i thotë bashkëbiseduesit se këtu tenderat në AKSHI i përcakton Linda Rama dhe se kompania e tij ishte kompania e kunatit të Lindës. Se ky thotë ajo ka një apartament, por ajo ka prona të panumërta.

Problemi është se nuk ka dosje ku nuk është vetë Rama.

Gazetarët: E dispononin përgjimin që ju pretendoni midis zotit Meçe dhe personave të tjera?

Sali Berisha: Unë atë që kam thënë e kam lexuar nga ajo që më ka ardhur nga dosja. Ajo që ka ardhur nga dosja është shumë e vërtetë. Atë e ka pasur prokurori Mara. Prokurorit Mara i ka shkuar mendja ta zhdukë, por pastaj e ka kuptuar se ajo ekziston edhe në vende të tjera dhe nuk e ka zhdukur. E ka ai. Është ajo, nuk hiqet ajo. Dihet ajo.

Plus që Meçe ka dëshmuar në shumë vende, ka dëshmuar në institucione të tjera. Dhe tani ka filluar të flasë edhe ai që nuk më pëlqeu në fillim, ky Danieli, se e morën dhe e zhdukën. Altin Dumani nuk e mori në hetim. Altin Dumani tha se Skapi nuk ka ndonjë hetim ndaj Daniel Shimës, ish-shoferit, pastaj zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Mirlindës së gjorë që banon në apartament me qira, pastaj zoti i vërtetë i AKSHI-t e me radhë.

Dhe tani ai po flet, dhe unë i them fol më mirë, se nuk ke ku shkon po nuk fole.

Duhet të flasësh, të tregosh, keni transformuar agjencinë shtetërore në një shpellë mafiesh shumë të rrezikshme.

Pra, a mund të më thuash mua se ku nuk është i implikuar Edi Rama?

Pa le po të marrim udhëtimet e tij. Pse nuk lejoi Edi Rama të ngrihet komisioni hetimor për udhëtimet e tij, për 140 udhëtime me avion brenda 2 viteve, 21 milionë euro, me të cilat të dhëna të shumta flasin se janë transportuar sasi të mëdha parash.

Ka transportuar sasi të mëdha parash me avion. Ka të tjerë që thonë edhe drogë, por unë nuk kam të dhëna. Megjithatë hetimi do i tregonte. Ka transportuar para, ka transportuar drogë, çfarë ka transportuar?

Si mundet, presidenti i SHBA ka udhëtuar 70 herë në dy vite me avion, Edi Rama 140 herë.

Pra këto janë gjërat që ai i mbylli këtu. Ua vuri, jeni organizatë partie, u tha, jeni organizatë e partisë time, bëtë gabim.

Gazetarët: Çfarë do të ndodhë me 22 mars zoti Berisha?

Sali Berisha: 22 marsi është ditë frymëzimi për shqiptarët, është dita kur de facto me votë rrëzuan diktaturën më të egër që kishin njohur.

22 marsi është dita në të cilën shqiptarët ftohen në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur Tirana dhe Shqipëria.

Sot, çdo qytetari i them kaq, se fati i tij, fati i Shqipërisë është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve.

Kjo është e vërtetë për aq sa është fat integrimi i Shqipërisë në BE se ai është fati më i mirë për Shqipërinë dhe për çdo qytetar.

Pra, 22 marsi është një betejë për Europën, për rrugën evropiane.

Është një betejë kundër një njeriu që për të mbrojtur vjedhjet e tij, iu mbylli shqiptarëve dyert e integrimit në BE.

Këto dyer nuk mund t’i hapë askush, nuk mund t’i hapë asnjë vend, nuk mund t’i hapë asnjë institucion tjetër përveç qytetarëve shqiptarë, të cilët duhet të ngrihen fuqishëm në këtë betejë!

Gazetarët: Zoti Berisha, a do të bashkoni votat me mazhorancën për ndryshimet ligjore të propozuara?

Sali Berisha: Ato janë ndryshime antikushtetuese dhe ne nuk bashkojmë kurrë asnjë votë me Edi Ramën.

Kjo të jetë shumë e prerë.

Por unë meqë jam në këtë temë, denoncoj si akt jashtëzakonisht të rrezikshëm vendimin e partizanit Sadushi, nuk i them partizan për luftën, por i them në kuptimin e partizanit të Edi Ramës, i cili me vendimin që ka bërë, e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të rrezikshëm. Është vendi më i rrezikshëm, por është shumë herë më i rrezikshëm pasi u krijon mundësi të gjithë kriminelëve të arratisen dhe nuk do ketë më kriminelë në bankën e akuzës.

Me vendimin e tij, ai krijoi një mburojë për krerët e organizatave kriminale, zyrtarë apo jozyrtarë qofshin ata dhe ky përbën një rrezik madhor për rajonin.

Edhe në kushtet e sotme, gjatë 5 viteve të shkuara, 252 mandate të bosëve të krimit nuk u ekzekutuan, por mbetën të lirë në Shqipëri dhe në vende të tjera.

Kurse tani në qoftë se mandatet ekzekutoheshin vetëm 15 përqind e tyre, tani 0 përqind.

Të gjithë mandatet e arrestit do të përfundojnë në arrati dhe në kërkim me këtë vendim që ka bërë Sadushi për të mbrojtur gjoja parimet.

Është Edi Rama që kalonte nga një studio në një studio tjetër dhe kërkonte arrestimin, dhe ta përgëzoj Ambrozian që ia plasi në fytyrë njëherë e mirë gënjeshtarit, kërkonte arrestimin për pagesat e dritave dhe ujit, se thoshte jo, e kam kërkuar për ata që vjedhin, gënjeshtar, ka burgosur njerëz për një faturë 35 dollarë dhe kanë vdekur në burgje.

Pra, pasi arrestoi në një vit mbi 30 mijë qytetarë dhe dilte me krenari nga një studio në tjetër me hekura dhe burg, i akuzon se i mbushën burgjet.

Sigurisht kanë përgjegjësi, por nxitjen e arrestimeve e bëri Edi Rama.

Ju kujtohet ju Taulanti me 5 mbiemra, dilte dhe thoshte arrestuam 300 trafikantë këtë javë. Asnjë trafikant, thjesht përdorues ose hiç, njerëz pa asnjë lidhje me drogën.

Kështu që kjo situatë është krijuar nga politika, natyrisht mund të ketë abuzime, por këto abuzime duhet t’i shqyrtojnë institucionet inekzistente të drejtësisë.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale