Protesta e 11 korrikut/ Besnik Dervishi: Kjo protestë është platforma e qytetarëve kundër Ramës, për premtimet e pambajtura në ndërtimin e rrugëve, hekurudhave dhe dështimet në qeverisje

Deklarata e drejtuesit të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Besnik Dervishi:

Të nderuar qytetarë!

Opozita ka thirrur protestë kombëtare më 11 korrik, kundër padrejtësive, nëpërkëmbjeve, vjedhjeve dhe arrogancës së pushtetit të Rilindjes. 

Kjo protestë është edhe platforma e qytetarëve për të ngritur zërin, ballafaqimi i tyre publik me Edi Ramën për premtimet e pambajtura dhe dështimet në qeverisje.

Ka shumë të tilla, sidomos në infrastrukturë dhe zhvillimin urban. Më poshtë po rendisim vetëm disa prej tyre:

-Mospërfundimi i rrugëve te premtuara për te disatën here, me afate përfundimi, 2019, 2020, 2021, 2022, deri 2023, si; Unaza e Tiranes, Rruga Qukës-Qafe-Plloçë, Rruga e Arbrit.

-Mospërfundimi i hekurudhës Durrës-Tirane, i filluar qe prej 8 vitesh (procesi i tenderimit ka zgjatur 5 vite), premtuar disa here për tu përfunduar dhe se fundmi i premtuar per vitin 2023.

-Mbyllja e aeroportit te Kukësit, i premtuar për fluturime ndërkombëtare dhe qe do te punësonte banoret e Kukësit.

-Si pasoje e PPP korruptive per zhvendosjen e Portit te Durrësit, rrezikojmë te ngelemi pa port mallrash.

-Mos furnizimi me ujë te pijshëm 24 ore, i premtuar disa here ne çdo fushate elektorale, qe nga 2013.

-Ne fushën e telekomunikacionit, ne 2013 PD e la tregun e telefonisë mobile me 4 operatore, sot është katandisur me 2 operatore duke monopolizuar këtë treg dhe duke sjelle si rezultat te mungesës se konkurrence, rritje te tarifave dhe dëmtim të konsumatorëve.

-Shqipëria urbane nën pushtimin rilindas u kthye në Republikën e Fasadave. 2.5 miliard euro të shqiptarëve u shpërdoruan në lyerje fasadash ballore të ndërtesave në qendrat e qyteteve.

-Rama e degjeneroi postin e Kryeministrit në Kryebashkiakun e Republikës.  Ai prej 12 vjetësh ka anashkaluar të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e Kryeministrit dhe po qeveris Shqipërinë së bashku me 81 drejtorët e tij lokal (kryebashkiakët) dhe drejtorët qendror (ministrat), i fokusuar në çështjet urbane të qyteteve të vendit. Produkti i kësaj qasje është pushkatimi përfundimtar i Nivelit Lokal të Qeverisjes, Demokracisë dhe Autonomisë Lokale.

-Rama e konvertoi veten në Kryearkitektin e Republikës. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku Kryeministri jep lejet e ndërtimit. Si krijues i Mafies së Ndërtimit në vitet 2000 në Tiranë, Rama prej 12 vitesh shfrytëzon postin e Kryeministrit për të furnizuar klientelën e tij me leje ndërtimi edhe nga posti i Kryeministrit.  

-Rama dhe Veliaj e kthyen ndërtimtarinë në sektorin e parë ekonomik të vendit. Pas mbi 1000 kullave dhe pallateve të ndërtuara në kohën kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës, 10 milion metër katror ndërtimet e 8 viteve të fundit e kanë shkatërruar përfundimisht mundësinë që Tirana të jetë një qytet i jetueshëm. 

Kush e gjen veten në këtë realitet të bashkohet me protestën e opozitës të enjten ora 20.00. Kjo është një betejë jo për pushtet, por për kthimin e vendit në normalitet. Vetëm të bashkuar në betejë ia dalim që të ndalojmë shpopullimin e Shqipërisë dhe shpëtimin e saj.

O sot, o kurrë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale