Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se përfundoi votimet në balotazhin për primaret në pesë bashki.
Interesi dhe pjesëmarrja në balotazh ka qenë më e lartë se në raundin e parë të primareve.
- Mirditë: 880 votues
- Dibër: 1137 votues
- Mat: 676 votues
- Librazhd: 659 votues
- Fier: 964 votues
TOTAL (5 degët): 4316 votues
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon çdo anëtar e simpatizant të degëve të mësipërme që edhe në kushte të rënduara atmosferike, besuan në procesin e Pimareve e votuan në mënyrë masive në dy raunde.


