Përjashtimi nga seranca e deputetëve të PD/ Rama e bën që të mos ketë opozitë në Parlament

FJALA E FLAMUR NOKËS DHE BELIND KËLLIÇIT PARA KRYESISË SË KUVENDIT

FLAMUR NOKA


Me urdhër të Ramë Gonigalit, vazhdon skenari për ti mbyllur gojën, për të eliminuar opozitën. Këta mendojnë se duke përjashtuar pa asnjë shkak, pa asnjë arsye deputetët e opozitës, dhe duke i bërë qejfin Ramë Gonigalit mendojnë se i shërbejnë demokracisë. Por të luftosh opozitën, të vazhdosh të marrë urdhra për ta likuiduar atë si pjesë të skenarit, kjo është vetëm vrasje e opozitës.


Të jeni të sigurtë, as zonja Nikolla, as Ramë Gonigali, as të tjetër nuk do të ja arrijnë të mbyllin zërin e opozitës. Ne, demokratët, qytetarët e këtij vendi na kanë votuar aty për ti mbrojtur ata, për të folur dhe për fjalën e lirë. Pa fjalën e lirë, një parlament nuk mund të ekzistojë, ai quhet monist. Edi Rama vërtetë mendon të instalojë monizmin, por ne kemi për detyrë që të përfaqësojmë 750 mijë votuesit dhe të çojmë zërin e tyre në parlament.


Sa herë që zëri i tyre nuk do të na lejojë të shkojë në parlament, sa herë që ne do të na bllokojnë fjalën, siç ka ndodhur rëndom këtyre kohëve, ne do të gjejmë metoda për të folur dhe përcjellë mesazhet tona.
Asnjë nen i rregullores nuk është thyer në parlament.


Unë këtu mund të ju bëj me dije kohën kur nuk dhunohej opozita dhe kur funksiononte demokracia.
Me vuvuzela, me bilbila, protestonte për të drejtat e veta opozita. As nuk shpallej armik, as nuk tentohej të likuidohej, as nuk persekutohej, as nuk tentohej të bëheshin gjyqe publike siç donin të na bënin sot ne, as nuk merrej vendim në emër të popullit siç donin ta bënin sot këta, por respektohej, opozita është pasuri kombëtare.

BELIND KËLLIÇI


Të ju tregoj se për çfarë jam përjashtuar unë.


Pretendohet nga Komisioni i Etikës që unë kam futur këtë pajisje, që është një pajisje për të mbajtur telefonin, është kauçuk, dhe e kam gjetur brenda sallës së parlamentit nuk e kam futur unë. Këta 7 kolegët paskan parë video që unë kam futur fshehurazi këtë pajisje kaq të rrezikshme për shëndetin e Edi Ramës dhe të Lindita Nikollës në seancë.


Ftoj të nxjerrin videon ku e kam futur unë fshehurazi, dhe se çfarë dëmi shkakton një pajisje e thjeshtë që shërben vetëm për të mbajtur telefonin.


Unë përjashtohem për herë të dy brenda tre javësh nga Kuvendi, në një seancë ku unë nuk flas, unë akuzohem se kam fyer, kam shkelur kodin e etikës, ndërsa unë nuk kam folur në seancë.


Akuzohem se kam bllokuar foltoren, kur ndërkohë kryetarja e parlamentit thonte se foltorja, mikrofoni nuk funksionon, ka një gabim teknik dhe pasi na lanë 20 minuta në errësire. I gjithë shqetësimi është se këtu nuk ka qytetarë shqiptarë që nuk e kupton, që Edi Rama nesër të vijë në parlament dhe të tentojë të mos ketë opozitën aty, për të bërë debat për rastin e McGonigal. Do apo nuk do Lindita Nikolla, apo Edi Rama kësaj afere do ti shkohet deri në fund dhe opozita do të flasë.


Kjo është një manovër e turpshme dhe po tentohet të na mohohet fjala. E vetmja gjë që kemi është fjala dhe ne nuk heqim dorë. Unë si i ri mbi të gjitha, edhe pse do të jem edhe për 1 muaj në parlament, aq sa do të kem mundësinë do të qëndroj fort për të thënë të vërtetat e të gjithë atyre shqiptarëve, e 750 mijë qytetarëve që na kanë votëbesuar në zgjedhjet e fundit dhe atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që takoj çdo ditë që duan të dëgjojnë të vërtetën dhe duan transparencë.


Do apo nuk do Edi Rama, nesër në orën 10:00 do të ketë një protestë tjetër, para parlamentit, brenda dhe jashtë parlamentit. Nëse është burrë dhe është i papërlyer ai dhe i vogli i tij në Bashkinë e Tiranës, të vijnë dhe të japin sqarime për këtë çështje, çfarë problemi ka.


Këta që ke frikë të hapësh frigoriferin se të dalin në ekran, ke frikë të ecësh në rrugë se i sheh diku, ke frikë të ecësh se të mbysin çdo hapësirë publike, këta janë zhdukur nga ekrani. Nuk ka logjike të një qytetari të thjeshtë që ta kuptojë se e gjitha kjo bëhet për të shantazhuar opozitën, për të na mbyllur gojën dhe për të mos bërë transparencë në opinionin publik për këtë rast skandaloz që prek shtetin tonë dhe sigurinë kombëtare të SHBA.


Të mos shqetësohen, vendimi aty do të jetë marrë me siguri, do jemi përjashtuar, kemi kryer vepër penale, por të paktën jam krenar që akuzohem për këtë pajisje e nuk akuzohem dot as për ndonjë incenerator, apo aferë, as për vrasjen e Ardit Gjoklajt as për leje ndërtimi në qendër të Tiranës dhe beton. Pa merak këtu na kanë, ne nuk do të heqim dorë.


Pyetje: Do të shkoni nesër në seancën plenare?


Flamur Noka: Absolutisht, për çfarë përjashtohemi për mbajtëse telefoni dhe një bilbil. E kuptoni se çfarë sikleti i ka zënë këta. Këta i ka zënë tmerri. Këta mundohen të mbyllin zërin e opozitës, mundohen të mbyllin ekranet për të mos folur për rastin McGonigal dhe skandalet pa fund. Por Amerika po ushton, mediat amerikane nuk e lëshojnë. Atje janë hapur tre komisione. Komision hetimor ka krijuar kongresi, Departamenti i Drejtësisë, Komision hetimor FBI. Ndërsa këta duke mbyllur gjithçka këtu do të shpëtojnë. Duke mos ardhur në parlament, ose të përzemë gjithë opozitën nga parlamenti që të vijë Rama. Shanset i ka zero. Nëser në orën 10:00 të gjithë qytetarët e Tiranës do të jenë para parlamentit, në datë 3 të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të jenë në bulevard?

Pyetje: Do ti bëni ju presion gjykatës në këtë lloj forme z. Noka?

Flamur Noka: Presioni nuk është për gjykatën. Presionin e kemi për Ramë Gonigalin. Ne kemi vetëm një njeri target sot, populli opozitar, 750 mijë shqiptarë të lirë kanë vetëm një target, Edi Ramën. Të bëjë Lindita, skema makinacione për të mbytur zërin e opozitës nuk ja dalin dot.

Pyetje: Pse nuk vijnë në shesh këta 750 mijë demokratë në shesh, e as 100 mijë sa pretendonit ju?

Flamur Noka: Sheshet përveç Devollit, të gjithë të tjerët i shohin sheshet plot. Veç Devolli që sheh Ramën në dritë të syrit dhe i dashuruar me Ramën. Shqiptarët e tjerë i shohin.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale