PD publikon spotin zyrtar të 3 marsit, aktorja e njohur personifikon “Nënën Shqipëri”
Spoti zyrtar i Partisë Demokratike pë protestën e 3 marsit është një inskenim artistik i thirrjes së “Nënës Shqipëri” për bijtë e saj. Aktorja Rajmonda Bulku interpeton ‘rolin kryesor’ në këtë spot duke risjellë jehonën e Nënës Shqipëri që në raste nevojash historike u bën thirrje bijve e bijave të saj t’i dalin zot vetes dhe vendit. E frymëzuar nga ligjërimet kombëtare të tipit ‘mbahu nëno mos kij frikë!’, thirrja e spotit të PD vjen në krahun e kundërt: është “Nëna Shqipëri” që u kërkon bijve të vet të ngrihen kundër frikës dhe pushtetit abuziv.
Slogani kryesor i Partisë Demokratike është “Shqipërisë-t’i dalim zot’ dhe spoti i 3 marsit ndjek të njëjtën linjë duke folur për shpopullimin, varfërinë dhe qeverisjen e papërgjegjshme.
Protesta e 3 marsit do të zhvillojhet në ora 12.00 para Kryeministrisë.

PD në Seli & Degë
Berisha: Skapi i Partisë tani do quhet Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama ose ASKKR, ja mesazhi për Altin Dumani Ramën. Nëpër studio janë tërbuar kundër meje sepse mafia po e ndjen që po vjen ligji në pushtet
FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA PAS DALJES NGA SPAK EKSTRAKT Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar SPAK-un se po mbron Edi

