FJALA E KANDIDATIT TË PD-ASHM, GRIGELS MUÇOLLARI, GJATË TAKIMIT PËR SIGURINË USHQIMORE
Partia Demokratike prezantoi sot platformën dhe angazhimin e saj për Sigurinë Ushqimore, në prani të ekspertëve më të njohur të fushës.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se siguria ushqimore mungon sepse kontrollin e ka marrë në dorë mafia. Ai u shpreh se Shqipëria ka specialistë dhe njohës të zotë e profesionistë të fushës, por ata janë lënë jashtë. Berisha po ashtu tha se do të bëhet gjithçka për të garantuar produktet e fermerëve tanë, që të mos ndodhin më kthime. Ato do të jenë krenaria jonë, u shpreh ai.
“Në çdo fushë mungon standardi europian, por ka një fushë ku ne e paguajmë më shumë se kudo tjetër, është ajo e sigurisë ushqimore. Mungesa e sigurisë ushqimore ndikon në shëndetin tonë. Nuk ka kontroll, futen substanca që janë të ndaluara me ligj si kancoregjone edhe të rrezikshme. Ato futen sepse rryshfeti ka marrë një karakter vertikal të pamëshirë, e shkon deri tek Ministri. Publiku e merr vesh me lajmet e këqia, kur del që prodhimet tona kthehen në kufi. Dhe epidemia e salmonelës u mor vesh vetëm kur u prek vetë Kryeministri, deri në atë moment asnjë nuk dinte asgjë. Askush nuk mbajti përgjegjësi, asnjë hetim. Një reformë e thellë e këtij sektori është e domosdoshme. Ky duhet të jetë një sektor qendror në fushën e Sigurisë Kombëtare. Dhe duhet të ketë të gjithë mbështetjen e financimin. Një transformim nga themeli. Agjensia do të ketë kompetenca dhe fuqi ekzekutive dhe jashtë ndikimit politik. Ne do rrisim buxhetin për të patur laboratore moderne. Do të ketë kontroll të rreptë në gjithë pikat e doganave të hyrjes së produkteve”, deklaroi Berisha.
Grigels Muçollari, anëtar i kryesisë së PD, njëherësh kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës, një nga zërat më denoncues të këtij fenomeni u shpreh se Partia Demokratike do të sjellë një transformim total të situatës. Ai u ndal në gjendjen aktuale, që është alarmuese sipas tij.
“Një nga pasiguritë e mëdha që nuk bën zhurmë por po bën kërdinë, është pasiguria ushqimore. Sepse është çdo ditë prezent në tregjet, në tryezat tona familjare. Nuk kemi siguri ushqimore. Ai institucion është përdorur për të shpërblyer shërbimet që eksponentë të drejtësisë së re, kanë kryer për rilindjen. Korrupsioni patjetër e shpjegon këtë krim.
A ka trishtim më të madh që prdoukti i fermerëve tanë në këtë tokë të bekuar të na kthehet mbrapsht në kufi. Sepse qeveria nuk bën punën, se nuk kontrollon pesticidet që vijnë nga importi, se fermeri nuk ka ku të konsultohet. Partia Demokratike e konsideron sigurinë ushqimore, një nga siguritë bazë që duhet të gëzojë qytetari shqiptar. Ne do trajtojmë sigurinë ushqimore, njësoj si sigurinë kombëtare”, u shpreh Muçollari i cili u ndal dhe në masa konkrete në rritjen e kapaciteteve njerëzore, infrastrukturore dhe buxhetit për kontrollin e ushqimeve dhe produkteve.
Muçollari tha se me aq para sa janë shpnezuar për kopshtin privat të Ramës në Kryeministri, mund të ishin ngritur 2 laboratore të mira për kontrollin e ushqimeve.