Asistencë Ligjore 24/7 për Protestuesit

PD prezanton Arkiva e Terrorit Policor, Nuri: Këtu do të regjistrohet çdo dëshmi të dhunës, keqtrajtimit dhe presionit ndaj qytetarëve nga policët me uniformë apo civilë të narkoregjimit

Deklarata nga sekretarit për të Drejtat e Njeriut në PD, Franci Nuri:

Partia Demokratike, duke qenë dëshmitare e dhunës së paprinciptë, të paprecedentë dhe të paligjshme e të pajustifikuar të narkopolicisë, të urdhëruar direkt nga Edi Rama siç u pa edhe në takimin e sotshëm, bën një hap tjetër sot në denoncimin dhe ndërkombëtarizimin e kësaj dhune.

Përveç mbështetjes së pakursyer, të të gjitha formave brenda kufijve demokratikë, ne duke nisur që tani, publikojmë në faqen tonë të internetit www.pd.al një nënfaqe që e kemi quajtur Arkiva e Terrorit Policor.

Aty do të hedhim, orë pas ore e minutë pas minute, çdo dëshmi të dhunës, keqtrajtimit dhe presionit ndaj qytetarëve shqiptarë nga policët me uniformë apo civilë të narkoregjimit.

Duke shfrytëzuar burimet tona në terren dhe ato mediatike, ne inkurajojmë çdo qytetar që t’i dërgojë Partisë Demokratike çdo foto, video dhe material që ekspozon dhe dëshmon, dhunën fizike apo presionin verbal të policisë apo çdo segmenti shtetëror në shërbim të Edi Ramës.

Ashtu siç kemi bërë me zgjedhjet, kur kemi dokumentar në 2 libra voluminozë çdo shkelje, duke krijuar Arkivën e Zezë Elektorale të regjimit të Ramës, do të krijojmë edhe Arkivën e Zezë të Dhunës së Edi Ramës kundër Rinisë shqiptare.

Ata 2 libra dhe denoncimet në kancelaritë perëndimore çuan në 7 rezoluta ndërkombëtare ku përvijohet dhe dënohet qartë Edi Rama dhe regjimi i tij.

Arkiva e dhunës do të jetë damka e fundit e turpit që do të mbetet mbi të, edhe pasi ai të jetë rrëzuar së shpejti.

Çdo dëshmi e kësaj dhune do tu përcillet kancelarive perëndimore, nga Brukseli në Berlin e Ëashington, siç është bërë me manipulimet zgjedhore.

Kohës së Ramës po i vjen fundi, çdo dëshmi e dhunës e përshpejton atë.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale