Elira Kokona, me ardhjen në pushtet të Edi Ramës ishte projektuar të shërbente në nivelin më të lartë drejtues të administratës shterore, në mënyrë preferenciale, duke u emeruar Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës në shtator 2013, duke pretenduar se ishte e pavarur dhe do t’i shërbente interesit më të lartë publik.
Po në fakt Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës kishte më tepër merak të kishte nën kujdes interesin e kilientëve të saj.
Znj. Kokona, as formalisht nuk hoqi dorë nga ushtrimi i detyrës së avokatit privat dhe në asnjë rast nuk njoftoi gjykatat në lidhje me pozicionin e saj në nivelet më të larta të administratës së shtetit shqiptar.
Ajo në më shumë se 15 raste rezulton të ketë qenë duke ushtruar përfaqësimin e klientëve të saj në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut apo të Arbitrazhit.
Si njohëse e mirë e ligjit, ajo do të duhej të kishte njoftuar gjykatat e huaja, të brendshme dhe çdo forum tjetër ndërkombëtar në lidhje me pozicionimin e saj, dhe që nuk do të ishte në pozicionin e përfaqësueses së palëve private.
Ndërkohë, rezulton se edhe në Janar të vitit 2014 të ketë vazhduar komunikimi me Av. Elira Kokona.
Madje, në vijim kjo rezulton edhe në vendimmarjet e mëtejshme të Gjykatës Evropiane si në cështjen Delijorgji k. Shqipërisë, Becaj k. Shqipërisë, Prima shpk k. Shqipërisë apo në cështje të tjera të komunikuara në lidhje me kompensimet e pronarëve për cështjen e pronave.
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës është kujdesur të merrte një shpërblim të drejtë dhe kompensim të plotë të vlerës së pronës në kuadër të ekzekutimit të vendimeve te pronave për familjarët dhe klientët e saj edhe pas ligjit të famshëm të pronave 133/2015, ku znj. Kokona ka dhënë kontributin e saj.
Çuditërisht familjarët dhe klientët e znj. Kokona janë kompensuar në mënyrë të plotë sipas çmimit të tregut referuar vendimmarrjeve të Nëntor të vitit 2015 dhe më tej, ndërkohë që pronarët e tjerë, sot duhet të marrin 10 % të vlerës së pronës me këste apo në shumicën e rasteve konsiderohen të ezauruar, pasi kanë një pritshmëri prej 30 vitesh për ekzekutimin e atyre vendimeve. Madje për këtë as nioftohen nga Qeverua, në mnyrë që të adresojnë të drejtën e tyre në Gjykatë.
Duket që përfaqësimi i znj. Kokona ka vazhduar dhe në çështje të tjera brenda dhe jashtë vendit, dhe ndërkohë që ka njoftuar me vonesë institucionet vendase dhe ndërkombëtare, i ka lënë në duar të sigurta në partnerët dhe bashkëpunëtorët me të cilët kishte punuar këto cështje, duke i siguruar se do të jepte kontributin duke shërbyer në strukturat më të larta të shtetit shqiptar.
Detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Shtetit ishte dhe është kategorikisht e papërputhshme me ushtrimin e profesioneve të tjera, ndërkohë që në rastin konkret ajo në raste të caktuara rezultonte mbrojtëse e palëve private karshi Qeverisë , pjesë e së cilës ishte ajo vetë.
Rama zgjodhi për të mbrojtur interesin publik persona që kishin interesat e tyre privatë. Madje KLSH ka gjetur dhe shkelje të kësaj natyre, ku zyrat e shtetit përdoreshin dhe për postën dhe mbledhjes së dokumetacionit për klientët e zyrave private, duke u kthyer në anekse të këtyre zyrave ligjore.
Deklarimi i konfliktit të interest nuk është në kulturën e kësaj qeverije, pasi është e qartë që në vitin 2013, roli kryesor ishte shërbimi ndaj klientëve, interesave personale dhe parasë, dhe në asnjë rast interesit publik dhe mbrojtjes së interesit më të lartë të shtetit.
Sot Kokona është negociuse dhe mbrojtëse e pozicionit të Qeverisë në kontratat me investitorë strategjike, përfshirë këtu dhe Marinë Durrës, por si duket nesër do të jetë avokatja mbrojtëse e interesave të tyre.
Dikur Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, dhe sot Zv Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona referuar rasteve të cilat janë publike është e qartë që ka qenë në kushtet e shpërdorimit të detyrës
ILDKPI , organet e drejtësisë duhet të hetojnë në lidhje me rastet e konfliktit të interesit nga punonjësia e nivelit më të lartë të administratës shtetore, jo vetëm në kushtet e vazhdimit të detyrës së përfaqësuesit ligjor të palëve, por edhe në kushtet e dhënies së kontributit indirekt për mbrojtjen e interesave të klientëve të saj të dorëzuar në besim të bashkëpunëtorëve të saj që kanë vazhduar të ushtrojnë avokatinë.