PD dënon ndalimin e gazetares së Citizens Channel: Përpjekje politike për të ndikuar informimin e publikut dhe trembur reporterët

Partia Demokratike ka dënuar ndalimin e gazetares së Citizen Channel, nga policia gjatë ditës së sotme.

Në një deklaratë të zyrës së Shtypit në PD, thuhet se, ndalimi i gazetares është përpjekje politike për të ndikuar informimin e publikuar duke trembur reporterët në terren.

Deklaratë e Zyrës së Shtypit të Partisë Demokratike:

Partia Demokratike dënon ndalimin e gazetares së Citizens Channel, Vjolanda Peca, si mospërmbajtje dashakeqe dhe përpjekje politike e policisë së Ramës për të frikësuar gazetarët dhe mediat e lira.

Në një rast të paprecedent në Europë, por familjar në Bjellorusinë e Lukashenkos, Policia e Shtetit pengon një gazetare të kryejë detyrën dhe e ndalon atë pa shkak, pa arsye, pa të drejtë.

Ky nuk është vetëm cënim i së drejtës për raportim dhe informim publik, por edhe përpjekja për t’i mbajtur gazetarët larg vatrave të ngjarjeve, me qëllimin e vetëm që ato të manipulohen më lehtë, siç ka bërë kaq herë Policia e Shtetit.

Partia Demokratike shpreh mbështetjen për gazetaren dhe median Citizens Channel, një prej burimeve të informacionit ende të pandotur nga duart e zeza të qeverisë dhe narko-partnerëve të saj.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale