EKSTRAKT
Ditën e sotme gjatë seancës parlamentare kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha tha se, pensionistët shqiptarë janë njerëzit më të mjerë në Europë.
Berisha tha se, zgjidhja është vendosja e minimumit jetik. Sot skema e pensioneve ekzistues fakton se 48 përqind e pensionistëve janë në Shqipëri janë me pension të pjesshëm.
Berisha tha se, vetëm një pensionist merr pension pension pleqërie të plotë, 6259 lekë të vjetra. 200 lekë merr kompensimi i shpenzimeve nga ndryshimi i çmimeve të energjisë. Kompensimi i të ardhurave mujore deri në masën 760 lekë me VKM-në 763, merr 398 lekë. Gjithësej në total pensionisti merr 6857 lekë.
Berisha tha, se qeveria ka rritur rrogën e gjykatësit deri në 7 milionë lekë, që do të thotë që gjykatësi merr sa 117 qytetarë marrin pension.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, për aferën Rama-McGonigal po hap hetim Kongresi i SHBA-ve, kurse SPAK-u i partisë nuk hap hetim. Berisha tha se, ata kanë kryer veprime kundër opozitës.
FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË FOLTOREN E KUVENDIT
Pastor, meqenëse aludove drejt meje, unë kam këtë përgjigje për ty. Kujtohu pak se riti i temjanit ka të bëjë me përzënien e djallit nga kisha, e shpirtit të keq.
Prandaj, mos e harro kurrë këtë kur të dalësh këtu, kije parasysh.
Për Kuranin ka fjalë tjetër, e them dhe atë unë.
Tani diskutohet këtu për fondet private të pensionit. Këto janë një ligjësi, pothuaj në shumicën e vendeve. Por në qoftë se ka sot njerëz më të mjerë në Europë janë pensionistët shqiptarë, të cilët janë përballur sipas Eurostat nga viti 2021 në vitin 2023 me një rritje të indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit rreth 70-80 përqind, dhe se janë jashtë mundësisë së ekzistencës së tyre.
Sot skema e pensioneve ekzistuese fakton se 48 përqind e pensionistëve janë në Shqipëri janë me pension të pjesshëm.
Do më lejoni këtu t’ju lexoj. Vetëm një pensioniste merr pension pension pleqërie i plotë. A mund të imagjinoni ju? 6259 lekë të vjetra. Merr kompensimi i shpenzimeve nga ndryshimi i çmimeve të energjisë. Merr 200 lekë. I kam këtu.
Kompensimi i të ardhurave mujore deri në masën 760 lekë me VKM-në 763, merr 398 lekë. Gjithësej në total, kjo zonja apo ky zotëri merr 6857 lekë.
Imagjinoni ju, dhe asnjë prej jush nuk ngrihet këtu t’i japë përgjigje këtij problemi. Dhe përgjigja është vetëm një: vendosja e minimumit jetik për çdo shqiptar.
Çdolloj mase që mund të merret në rrafshin financiar monetar është absolutisht e justifikuar 100 përqind për të vendosur minimumin jetik. Ndaj edhe këto që thoni ju, këto janë hipokrizi, këto janë lot krokodili, këto janë pashpirtësi.
Si t’ia zgjidhim ne këtyre?
Si kjo zonja, apo ky zotëri, nuk po ia lexoj emrin këtu janë 48 përqind e pensionistëve. Dhe ne rrimë këtu e citojmë pensionet e larta në fshat dhe pensionet e larta në qytet. Po këta që janë me pension të pjesshëm dhe që janë 48 përqind e pensionistëve? Edhe ato të lartat nuk arrijnë kurrkund. Ato të fshatit janë inekzistente.
Çmimet, edhe njëherë, nuk po them nga viti 2013, urdhëroni ja ku i keni të Eurostat, se dua t’ua tregoj këtu, urdhëroni.
Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit, në vitin 2023 është 70-80 përqind më e lartë se në vitin 2021, sipas Eurostat.
Çfarë ka treguar Eurostat?
Eurostat tregon se Shqipëria ka një inflacion të paktën 17.5 përqind më të lartë se sa e tregon Instati. Po juve nuk u interesojnë dhimbjet e njerëzve, nuk u interesojnë hallet e tyre, nuk u interesojnë lotët e mjerimit të qindra mijëra shqiptarëve që mezi sigurojnë kafshatën.
Rrisni rrogat. A e dini ju se ai vendim që keni sjellë këtu për të rritur rrogën e gjykatësit në 7 milionë lekë, do të thotë që gjykatësi të marrë sa 117 qytetarë me pensionin që unë ju lexova këtu.
A nuk është kjo një pashpirtësi ekstreme. A e dini ju që shteti ka një detyrë në ndarjen e të ardhurave, ka një komponencë sociale në zbutjen e tij.
Meqënëse ju folët për atë, një ditë do të sjell këtu një studim, të njërit prej institucioneve më prestigjioze se ku renditej Shqipëria për shpërndarjen e të ardhurave. Pastaj nuk do ndjehesh mirë. Jo nuk do ndjehesh mirë.
Unë u them ju një gjë. Nuk keni pse vendosni një hipotekë të tillë ndaj një njeriu i cili është objekt hetimi të rëndë.
Objekt hetimi të thellë në SHBA.
Për herë të parë në historinë e vendit, Shqipëria përfaqësohej nga një delinkuent. Po, po dhe jo se e them unë, e thotë gjykata amerikane, e thotë kongresi amerikan. Nuk ka turp më të madh se kjo.
Dhe përsëri SPAK-u i partisë nuk hap hetim.
Po ka dëshmi më flagrante se sa nënshtrimi i plotë ndaj Edi Ramës?
Po hap Kongresi i SHBA hetim, pa le më prokuroria dhe gjykata.
Këtu ai ka kryer veprimtari kriminale.
Edi Rama, McGonigal, Dorian Duçka, Agron Neza kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminal. Kanë kryer veprime kundër opozitës, kriminale. Kanë kryer veprime kundër biznesit, gjobëvënie dhjetëra milionësh.
Janë marrë me licenca dhe gjobisin shtetin sot.
Po ky pastor, Amant Josifi, çfarë na thua ti për të? A ndjen ti dhembshuri dhe përdullim për 2.4 miliardë euro të pensionistëve europianë që janë vjedhur prej skemës së tij? Dhe nuk lëviz asgjë këtu se ishte i vëllai i kryeministrit, dhe Olta Xhaçka në skemë.
Mos harro! Interesat partiake janë interesa partiake, por njerëzia është e para. Dhe po të garantoj se sado që të sulmosh Sali Berishën, kryetar grupi parlamentar nuk të bëj, se nuk kanë besim përfundimtar te ti, janë ateistë.
Kaq kisha.