KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur ditën e sotme konferencën me gazetarët. Gjatë bashkëbisedimit, Berisha theksoi rëndësinë e votës së diasporës shqiptare në zgjedhjet e ardhshme të 11 majit 2025. Ai vlerësoi këtë të drejtë kushtetuese si një hap të madh për demokracinë dhe pjesëmarrjen qytetare. Berisha nënvizoi se roli i shqiptarëve jashtë vendit është vendimtar për ndarjen e Shqipërisë nga ajo që ai e cilëson si “narkodiktaturë”. Ai prezantoi një platformë online për regjistrimin dhe informimin e votuesve në diasporë, duke ofruar lehtësi për ushtrimin e së drejtës së votës.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar mashtrimet e qeverisë për gjoja ndihmën për familjet në nevojë për vitin e ri. ‘Rama dhe zëdhënësja Koçiu gënjyen dje shqiptarët, se do të shpërblejnë me 150 euro 275 mijë familje, fondi i akorduar del vetëm për gjysmën’, tha Berisha.
Gjatë konferencës, lideri i opozitës denoncoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për rolin e tij në aferën e inceneratorëve, një projekt që ai e cilësoi si vjedhjen më të madhe të shekullit. Berisha e akuzoi Veliajn për bashkëpunim në ndërtimin e djegësit të Tiranës me koncesion, duke theksuar se ai kishte firmosur për financimin dhe mbikëqyrjen e punimeve, por që tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.
Berisha gjithashtu u shpreh se dosjet dhe hetimet janë shtrembëruar dhe mbajtur të fshehta, përfshirë lidhjet me ndërtimet dhe projekte të tjera. Sipas tij, një nga dosjet kryesore të lidhura me këto ngjarje është ajo që lidhet me Edi Ramën, i cili, ka pasur rolin kryesor në mbajtjen e informacionit dhe manovrimin e hetimeve. Gjatë fjalës, Berisha u shpreh se dosjen ndaj Erion Veliaj në SPAK e ka përgatitur Rama.’ Nesti Angoni është vetë Edi Rama’.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka theksuar gjatë fjalës së tij, se këto përplasje brenda qeverisë janë dëshmi të pasurimit me anë të korrupsionit dhe përpjekjeve të politikanëve për të shpërfaqur një imazh të padrejtë të mbështetjes për drejtësinë. Ai ka theksuar se opozita ka luajtur një rol të rëndësishëm në zbardhjen e veprimeve korruptive të qeverisë, duke përdorur prova dhe dokumente zyrtare për të ngritur akuza të forta.
FJALA E PLOTE:
Vota e mbi 1.5 milionë shqiptarëve se sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë, shqiptarëve që jetojnë jashtë shtetit, ka një rëndësi të jashtëzakonshme, së pari si ushtrim i të drejtës kushtetuese të mohuar në mënyrë antikushtetuese gjer sot, së dyti ka rëndësi për rolin e tyre në këto zgjedhje, të cilat janë zgjedhjet që ndajnë Shqipërinë nga narkodiktatura dhe është një fat i madh për çdo shqiptar kudo që ndodhet nga Afrika e Jugut, në Alaskë apo Kepin e Veriut.
Nga Zelanda e re gjer në Kaliforni, kudo që banon të japë kontributin e tij për ndarjen e Shqipërisë nga diktatura e dytë dhe në disa aspekte edhe më shkatërrimtarja në tërë historinë kombëtare në sensin demografik.
Është përgatitur nga ekspertët tanë, uebin në të cilin aplikon çdo qytetar shqiptar jashtë vendit, regjistrohet për të votuar. Merr çdo informacion dhe është një lehtësi shumë e madhe, për të gjithë qytetarët tanë jashtë vendit që mund të aplikojnë dhe marrin të gjithë informacionin.
Regjistrohen në këtë ueb për të pasur të gjitha lehtësitë që meritojnë për pjesëmarrjen në votime, për ushtrimin e të drejtës së votës, të drejtës kushtetuese të votës.
Natyrisht ky është njëri aspekt i përpjekjes tonë, për të lehtësuar procesin e votimit. Përpjekje të tjera vazhdojnë. Ne jemi në një seri takimesh në vende të ndryshme dhe do të vazhdojmë këto takime intensive si për të bërë fushatë elektorale, po ashtu për ftuar, informuar qytetarët shqiptarë jashtë vendit për mundësinë e ushtrimit të të drejtës së tyre të votës.
Për ne, pjesëmarrja e shqiptarëve jashtë vendit në këto votime është e një rëndësie shumë të madhe dhe llogaritim se do të jetë një faktor përcaktues në fitoren e opozitës dhe popullit opozitar në 11 maj 2025.
Uebsite:
Çështja e dytë që unë dua të paraqes tek ju, është një mashtrim i paskrupullt, një mashtrim ti thuash i turpshëm pak është, që Edi Rama me zëdhënësen e tij Koçiu, bën për familjet në nevojë.
Këto ministret e tij, zëdhënëset e tij sikur janë njerëz pa shkollë.
Ministrja Koçiu krenarisht u thotë dje shqiptarëve se, ne do të ju japim shpërblim fundviti 150 euro për 275 mijë familje me fondin 21.5 milionë euro, apo 2.15 miliardë lekë.
Tani këto shifra mund të përputhen vetëm në matematikën e Nastradinit dhe mashtruesit Edi Rama. Secili që ka të paktën 4 klasë shkollë dhe bën veprime elementare matematike gjen se, për të shpërblyer 275 mijë familje me 150 euro, duhet një fond të paktën 42 milionë euro. Dhe se me fondin e përcaktuar nga qeveria këto familje nuk mund të marrin asgjë tjetër, vetëm gjysmën e asaj që gënjen ministrja, gënjen Edi Rama, gjysmën e 150 euro, dhe mund të marrin 75 apo 80 euro asgjë më shumë dhe po ti kthesh për frymë, katandiset kokoshi në thelë.
Është cinzëm të dalësh si përfaqësuese e qeverisë, të pretendosh se po shpërblen 275 mijë familje me 150 euro, në një kohë kur thua se do të shpërndaj gjithsej 21 milionë euro. E tërë kjo histori tregon predispozitën e keqe, shumë të keqe, cinike të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tij për të mashtruar qytetarët.
Tani ose janë 137 mijë familje që marrin, 150 euro, ose janë 275 mijë familje që marrin 75 euro si shpërblim.
Sidoqoftë e ngrita këtu sepse nuk mund të mos denoncosh me forcën më të madhe, këto qëndrime cinike, këto mashtrime. Këta njerëz nuk mund ti thonë një fjalë të vërtetë qytetarëve shqiptarë. Do ti mashtrojnë në çdo deklaratë.
Garantoj dhe njëherë se 3 muaj e parë të qeverisjes së PD, pas 11 majit paketa e emergjencës do të jetë e tëra në funksion të zbatimit, çka do të thotë nuk do të ketë shqiptar që do të ketë 200 euro si minimum jetik.
Nuk do të ketë shqiptar që merr ndën 500 euro si rrogë minimale.
Nuk do të ketë shqiptar që merr ndën 1200 euro si rrogë mesatare.
Këto janë premtime tona, dhe këto ne qëndrojmë plotësisht.
Çështja e tretë që unë dua të sjellë në vëmendje. Qeveria po shfrytëzon ditët e fundit të vitit për të mbuluar në një farë mënyrë, vjedhjen më të madhe të kohërave, që është vjedhja në portin e Durrësit.
Pasi anulloi për arsye pazaresh tenderin e parë, ajo po shpall këto ditë tenderin 400 milionë euro për fazën e parë të portit në Porto Romano. Natyrisht fituesi është përcaktuar, por unë jam sot këtu për tu bërë thirrje kompanive ndërkombëtare të mos bëhen bashkëpunëtore në një krim më të madhin që kanë njohur shqiptarët në rrafshin ekonomik, sepse qeveria e PD në mënyrë absolute nuk do të njohë asnjë tender të firmosur nga data e sotme gjer në datën 15 maj të vitit që vjen.
Ligji shqiptar ndalon në mënyrë kategorike prokurimet 4 muaj para zgjedhjeve. Por përveç kësaj Porto Romano është vjedhja më e madhe në histori ndaj këtij kombi, pasi dënon çdo shqiptar, dënon taksapaguesit shqiptarë me 1.3 miliardë euro dhe unë zotohem që ai projekt nuk do të ndodhë kurrë, por 1.3 miliardë euro do të ju kalojnë rroga e pensione shqiptarëve.
Porti i Durrësit, port mijëra vjeçar, do të funksionojë, do të përmirësohet, do të thellohet sipas të gjitha projekteve ekzistuese për këtë port, dhe kurrë shqiptarët nuk do të ndërtojnë me taksat e tyre një port të ti, në mënyrë që Edi Rama të ndërtojë parajsën e vet me arabin e tij, Alalabarin dhe çunat e Dubait në Durrës në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
Zonja dhe zotërinj së fundi nuk mund të mos ndalem në luftën e egër që ka tejkaluar çdo përmasë, në gjirin e partisë së krimit.
Siç e patë, Erion Veliaj njeriu që prej vitesh rrah gjoksin dhe pretendon se është dyshi dhe pak më shumë i PS-së, dje kolegët e telendisën me 5 orë të tjera, në Skapin e partisë dhe kjo erdhi pas një bastisje të shtëpisë dhe studiove të madamë Veliajt.
Por të dashur qytetare e qytetarë.
Me lutjen time të njerëzishme mbani parasysh, Erion Veliaj është bashkautori i vjedhjes së shekullit me inceneratorët. Dokumente zyrtare të pakundërshtueshme faktojnë se Erion Veliaj është iniciatori i ndërtimit me koncesion të djegësit të Tiranës.
Dy, është njeriu që ka marrë përsipër me firmë dhe vulë, me firmën e tij se Bashkia e Tiranës dhe të qarkut të Tiranës do të përballojnë shpenzimet për ndërtimin e tij.
Është njeri që me firmë dhe vulë është zotuar se do të ndjekë punimet e këtij objekti dhe do të rakordojë muaj për muaj edhe me situacionin për ecurinë e këtyre punimeve.
Sot të dashur qytetare e qytetarë, nuk ekziston asnjë gjurmë për djegësin e Tiranës përveç se një mal plehrash që quhet mali Veliaj dhe një qytetar me të drejtë propozonte që një bust të vendosej mbi këtë mal dhe të ishte busti i Dumanit dhe kishte shumë të drejtë qytetari.
Por për këtë grabitje të tmerrshme, për këtë zhdukje të 130 milionë euro të taksave të shqiptarëve, Erion Veliaj nuk ka asnjë akuzë.
Altin Dumani zgjodhi të lëshojë mandat arresti për Arben Ahmetaj i cili mbi bazën e dokumenteve zyrtare e ka kundërshtuar katër herë ndërtimin e djegësit të Tiranës dhe herën e fundit, ka shkrojtur ‘no coment’ pasi Erion Veliaj kishte firmosur se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar financimin e tij. Jo vetëm këshilli bashkiak, por edhe këshilli i qarkut të Tiranës.
Në këto kushte, ju garantoj se Arben Ahmetaj ka qenë në mbrojtje të kushtetutës së vendit. Pse? Sepse kushtetuta nuk lejon qeverinë qendrore të ndërhyjë në asjë projekt që merr përsipër të financojë qeveria lokale, përveç se projekte që mund të kenë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe që në këtë rast është spiral i tërë veprimesh që duhen krye për të frenuar një projekt që kërcënon sigurinë kombëtare.
Pra ‘no comment’ i Arben Ahmetaj ka qenë respekt i Kushtetutës.
Dhe Altin Dumani firmos urdhër arresti për njeriun që kundërshtoi 5 herë ndërtimin e djegësit të Tiranës dhe nuk lëshon një pyetje të vetme për Erion Veliajn që është edhe promotori kryesor bashkë me Edi Ramën i ndërtimit të djegësit të Tiranës.
Pra të dashur qytetarë, do të dal unë se pse është thirrur dhe pse do po dënohet. Është tjetër problem, ky është problemi i degradimit politik të Erion Veliajt.
Pra mund të imagjinoni ju se, ky njeri që ka firmosur që në propozimin për ndërtimin e tij, ka firmosur për financimin e tij, ka firmosur për kontratën për pikë të tij, ky njeri ka firmosur për mbikëqyrjen e zbatimit të projektit, ky njeri nuk ka asnjë përgjegjësi sipas Dumanit, ndërkohë që Arben Ahmetaj ‘arrestohet’, që e ka kundërshtuar 4 herë, që se ka fare as për vëzhgim as për mbikëqyrje, që nuk ka qenë dakord, që nuk e ka propozuar.
Pra në vend të Erion Veliajt dhe Edi Ramës servilet Arben Ahmetaj si kokë turku.
Dhe kjo është e vërteta. Nuk ka fyerje më të madhe për shqiptarët se kjo. Dhe kjo vetëm e vetëm sepse lalë vjedhësi fijet i ka me Edi Ramën, paratë i ka ndarë me Edi Ramën dhe shqiptarët nuk duhet të mësojnë se ku shkuan ato para, si u ndanë ato para. Nuk duhet.
Ka një telefonatë, por nuk duan ta marrin. Le të marrin telefonatën e Ahmetajt me Lefter Kokën, ta bëjë publike SPAK, por nuk e bën dot se akuzon veten rëndë.
Paratë janë ndarë midis Erion Veliajt dhe Edi Ramës.
Çështja tjetër.
Ju e patë se u mbaj 5 orë dhe normalisht që secili qytetar, tha që ky ka të bëjë me kompaninë 5D. Me rastin e parë në histori që vidhet 100%, pas inceneratorit, fondet, modeli i vjedhjes 100%. Asnjë pyetje, asnjë fjalë Erion Veliajt. Që të gjitha këto pa përjashtim përgjegjësi direkte e tij.
Hoteli 20 katësh vazhdon të ndërtohet, që punonjësja me të drejtë thoshte është i Lalë vjedhësit. Asnjë hetim. Jo, mos ti ngatërrojmë gjërat. Dosja ka shkuar në gjykatë pa Veliajn.
Po pse, sepse prore flasin, që në hotel është bashkëpronar dhe Olsi. Po e kam denoncuar këtu para jush këtu unë. Pra mbyllet hoteli me ata drejtorët që janë arrestuar dhe kaq, mbyllet vjedhja e tmerrshme.
Kanë shembur blloqe të tëra pallatesh për të vjedhur, për të ndërtuar pallate vetë ata me fonde të bashkisë. Asnjë gjë.
Tani të vijmë të e treta.
Pse u mbaj, pse u denatyrua ky, ka 5 orë. Dhe është sjellë në mënyrë harbutshme dhe pastaj e kanë zbutur se i kanë nxjerrë dokumentet e atij Nestit.
Dosja Nesti nuk ka asnjë lidhje me këto që ju thashë unë ju. Jo asnjë lidhje.
Kush është ai që mund të çojë dosjen me të dhëna TIMS, me regjistrime, me fatura hotelesh, udhëtimesh fabuloze, një avion fantazëm i 2004-2011-2014 me të cilin ka udhëtuar Veliajt.
Këto nuk mund ti çojë asnjeri tjetër në Shqipëri, përveç Edi Ramës. Nesti është Edi Rama.
Unë e mora vesh se nëpër studio kanë aluduar se është Lubia. Nuk është, nuk dua ta mbroj kurrë atë njeri, se e kuptoni vetë se çfarë kam unë ndaj saj, por ama edhe që të shesin sapunin për djathë në tregun mediatik, nuk mund të ndodhë.
Ju garantoj se nga të dhënat që kam unë nga ajo dosje, ajo mund të përpilohet jo nga 1, por nga disa institucione shtetërore së bashku dhe këtë fuqi e ka vetëm kryeministri dhe askush tjetër, asnjë njeri tjetër.
Nuk ka asnjë lidhje me kushtetutë dhe ligj zv/kryeministrja e SHISH.
Nuk ka asnjë lidhje me kushtetutë dhe ligj zv/kryeministrja me sekretet e Ministrisë së Brendshme.
Do të ju sqaroj edhe një moment, se dua ti them të vërtetat siç janë.
Aty po zhvillohet një betejë e tmerrshme midis tyre. I patë ju skenat në parlament, ajo ishte betejë mes tyre shumë e egër.
E patë Elizën që kërceu vallen e fundit mbrëmë, aktive shumë edhe kjo në këtë betejë.
Pra çfarë ndodhi ajo që patë në parlament ju. Ndodhi një gjë që nuk ka ndodhur kurrë në 32 vite. Ndodhi që një deputet thërret një ministër në interpelancë, apo kryeministër, apo një person tjetër dhe interpelanca bëhet. Rregullorja e parlamentit neni 81 i saj, përjashton në mënyrë kategorike intepelancë tjetër për atë çështje brenda 6 muajve. Nuk mund të thirret.
Lubia ishte thirrur nga Elda Hoti 1 muaj para për atë rrugë, për rrugën Ura e Limuthit-Thumanë, Elda Hoti ishte njeriu që kishte protestuar në mënyrën më të fuqishme gjersa u bë riadaptimi i projektit.
Elda Hoti i shtroi çdo çështje, por tani Eliza e cila është pëllumbesha që është në krahun e Lalë vjedhësit, për ta kryqëzuar edhe njëherë Lubinë para shqiptarëve i vendos në rend dite një interpelancë që nuk mund ta vendoste në mënyrë absolute pa kaluar 6 muaj.
Pse e them unë këtë, e them se nuk mund të përdoret rregulloja e parlamentit për luftë të brendshme. Këta i hanë kokat njëri tjetrit. Dhe këtë e bëri Spiropali. Ju siguroj që e ka vallen e fundit.
Unë e di se, sapo të dalim nga kjo sallë zelltarët, në media të Edi Ramës dhe jo vetëm atij, do të ndërmarrin një sulm të egër kundër meje se po publikoj foto personale.
Kështu bënë kur unë vura në Facebook foton e Klajdi Meçes, sekserit midis Altin Dumanit dhe Erion Veliajt dhe që është kushëriri i parë i zonjës Dumani, dhe ai e kishte postuar në Facebook e tij, një foto me zonjën Dumani dhe Altin Dumanin në ditëlindjen e këtij të fundit.
E kishte postuar në Facebook dhe FB është mjet publik, nuk ka. Dhe tani pse unë publikova këtë
foto, si dëshmi e lidhjes së ngushtë, urë mes Dumanit dhe Veliat u vërsulën se paskam bërë krim se paskam publikuar foton e zonjës Dumani dhe ajo minorene nuk ishte që ti vija një shirit fund i fundit, se po të ishte do ta vija, por ajo është nënë fëmijësh kështu që nuk kishte asnjë problem.
Por këtu ju mendoni se kjo, këtu është gracka. Shikoni me vëmendje këtë foto. Ju të gjithë mendoni se, kjo është Linda Rama. Jo nuk është Linda Rama. Kjo është Louise Cazzal dhe zonja Verliaj që e poston këtë kastile, Velica për ti quar nervat asaj, ka marrë me dhjetëra komente ku i thonë paske dalë me zonjën e parë. Nuk i përgënjeshtron në asnjë rresht.
Këto duhet ti ndiqnit ju, jo unë. Është e vërteta apo jo.
Unë betejën e vazhdoj. Ja urdhëro se gjer ku zbret lufta.
Tani ç’ndodhi. Zonja Rama i tha rri me Louise Cazzal. Unë nuk them se, kjo foto kishte rol kryesor, por edhe pa rol nuk është. Se unë 100 herë do ta vlerësoja si foto të zonjës së parë dhe të dytë në atë pamjen e parë.
E kuptoj që zelltarët do të më kritikojnë, por e kanë më kot, se këto janë të gjitha nga burime publike.
Është Edi Rama sepse edhe Erion Veliaj dje bën fjalë për politikanët e vjetër, që kur i interesojnë bëjnë sikur mbështesin drejtësinë dhe krenohen me reformën. Po të keni dëgjuar ndonjëherë ju, se njeri tjetër përveç Edi Ramës që krenohet me reformën nuk ka. Dhe për më tepër kur aty bëhet një krahasim që e dekonspiron plotësisht Ramën. Krahasohet procesi i Erion Veliajt me kafetë e Nexhmijë Hoxhës.
Tani ju nuk e keni të qartë atë kohë dhe nuk keni pse ta keni, por e vërteta është që Nexhmije Hoxhën e burgosi Ramiz Aliaj. Çka do të thotë se, Erion Veliajt, ky shkrimtari i palodhur i Erion Veliajt, me krahasimin që bën me Nexhmijen, i thotë Ramës se njëlloj si Ramizi që arrestoi Nexhmijen ti po arreston Erion Velaijn.
Të gjitha këto janë pra dëshmi e një luftë të egër brenda llojit e cila po e shndërron në copë, copë, partinë e krimit, partinë e rilindjes, ashtu siç është ajo.
Dhe ky është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv, për të cilën meritën absolute e ka opozita që arriti me durim dhe me dokumente zyrtare tu faktojë shqiptarëve, aktet madhore të vjedhjeve të kryer nga këta qeveritarë.
Ishte opozita me dëshmitë e saj para qytetarëve në media, në parlament dhe në protesta, ajo që solli më së fundi shpërthimin e kësaj lufte që nuk ka të ndalur, nuk ka të ndalur dhe që do të vazhdojë gjersa secili prej tyre të dalë para ligjit për krimet që ka kryer.
***
Mariglen Kume, MCN: Prokuroria e Posaçme ka reaguar në lidhje me thirrjen e Veliajt dje në SPAK dhe thotë që janë regjistruar veprat penale në bazë të një kallëzimi të një shteti N. A., dhe thotë që janë regjistruar për veprën penale, të mosdeklarimit ose refuzim të deklarimit të pasurisë dhe korrupsion të të zgjedhurve. Si e gjykoni këtë reagim dhe në një farë mënyre i rrëzojnë këto akuza që ju keni për SPAK?
Sali Berisha: Nëqoftëse prokuroria do të ishte, të themi çerek e pavarur, ajo lëshonte dje komunikatën, apo jo. Ajo e kishte për 5 orë, defakto nënkryetarin e PS, njeriun më të fuqishëm, gjithnjë kryetari i bashkisë së Tiranës është njeriu më i fuqishëm pas kryeministrit. Mos të kemi iluzion për këtë. Por prokuroria heshti, heshti, se kishte urdhër të mos lëshonte komunikatën. Tani e ka lëshuar komunikatën, por nuk e ka të plotë.
Tani dua t’ju them ju dhe edhe qytetarët ti informoj, sepse disponohen dokumente shumë kompormentuese për disa party të shtruara në bashki, që tejkalojnë çdo standard dhe të panjohura, të papërsëritura që nga themelimi i shtetit shqiptar, gjer sot. Këto, quajini si të doni, po i quajmë festa erotike, janë dëshmi e një degradimi ekstrem sipas denoncimeve të atij institucioni. Pse mbahen këto? Mbahen se ato qenkan bërë një lloj standardi dhe për kryeministrinë dhe institucionet e tjera.
Ju garantoj se grupi parlamentar i PD do të paraqesë me urgjencë kërkesën për një komision hetimor, për këto zhvillime. Çfarë ka rrjedhur.
Ka rrjedhur se në telefonat e sekuestruar, e konfiskuar të drejtorëve dhe punonjësve, janë gjetur mesazhe dhe video që tejkalojnë imagjinatën normale se mund të ekzistojnë. Prokuroria nuk mund ta mbyllte këtë, sepse këtu kemi të bëjmë me një shkallë degradimi moral ekstrem.
Dhe ne do ta hetojmë këtë.
Partia Demokratike do ta hetojë këtë, nga kryeministria gjer tek të gjitha institucionet, se pikërisht se këto janë një lloj standardi, ato e mbajtën të fshehur në prokurori, e mbajtën të fshehur. Por këto nuk i mban asnjë vend në botë të fshehura.
Jo, zyrtari është i detyruar të zbatojë një kod serioziteti dhe etike në çdo vend të botës dhe në zyrat e tij. Ndaj dhe ç’thonë ata pas 24 orësh, ata thonë ato që u thotë Fuga, i cili dhe vetë është nga më të implikuarit. Ata nuk e shkrojtën.
E keni konstatuar ju jë gjë. Ky është i vetmi institucion. Kush është zëdhënësi i tyre? Ata flasin për zëdhënës dhe nuk kanë zëdhënës. Dmth zëdhënësi i tyre është Fuga. Kështu hidhi në kosh këto që thanë. Pse nuk thanë mbrëmë.
Pse e thirrën Belind Këlliçin. E thirrën Belind Këlliçin në të njëjtën kohë, vetëm e vetëm për të sfumuar 5 orëshin e Erion Veliajt. Dhe çfarë e pyetën? Na thuaj pak për diplomën. Belind Këlliçi ta dijë çdo shqiptar, është së bashku me një mikun e tij, Etion Kapedani, janë dy shqiptarët që kanë dalë të parët në 1 mijë studentë dhe kanë diplomat më të shkëlqyera të asaj shkolle ku kanë studiuar. Kjo është e vërteta e diplomës së tij.
Ç’është kjo fotografik me Trump. Vazhdojnë këta me Sorosin, sikur ka bërë fotografi me armikun e botës. Ta ketë për nder atë fotografi. Çfarë ligji shqiptar ka thyer Belind Këlliçi me fotografinë me presidentin e zgjedhur Donald Trump, pse ka bërë fotot me të. Të thuhet se po e heton ligji amerikan. A McGonigalin që Edi Rama i ka dhënë thesin me 225 mijë dollarë nga zyra e tij, nuk e hetojnë Edi Ramën për këtë. Nuk e pyesin Edi Ramën. Pyesin Belind Këllçin për foton që ka bërë me presidentin e SHBA-së. Ja pra se çfarë janë, këto kanë lëshuar sot, është e Fugës. Ta nxjerrin zëdhënësin, të thonë që filan gazetar, apo gazetare, jurist është zëdhënës i Altin Dumanit. Nuk ka, sepse është Fuga.
Ermal Rizaj, SYRI TV: Ju denonconi se ka video e fakte erotike përsa u përket zyrtarëve të bashkisë. Ju i keni këto video, apo ju ka informuar BKH dixhitale siç e quani ju?
Sali Berisha: Këto që them unë, janë denoncuar publikisht, por janë, por janë. Jo unë nuk i kam, po ti kisha unë, nuk bëj publike atë gjini faktesh, nuk merrem me atë. Mirëpo shteti është i detyruar të merret sepse tregon një dhunim flagrant të kodit të zyrtarëve dhe është e papranueshme.
Ju falënderoj!