Mbroni Deripaskën tuaj. Nuk shpëtoni dot nga kjo. Nuk kalohet, ka interesa kombëtare. E keni zhndërruar Shqipërinë në një kosh plehrash të interesave ruse, jo nuk mund të kaloni kështu ju.
Të dashur qytetarë. Këta janë në një situatë të tillë, të papërgjegjshmëri të plotë. Kreu i tyre është nën hetim të plotë në SHBA, për aktin e turpshëm të korruptimit të një zyrtari ndër më të lartit në SHBA, për aktin e turpshëm për përdorimin e parave për të lufuar opozitën shqiptare, për të cilin ai do të gjykohet dhe dënohet së bashku me McGonigal dhe ju doni ta kaloni me kartona tuaj.
Oleg Deripaska, i cili rekrutoi me para ruse, McGonigal mikun e ngushtë të Ramës, të cilin e keqpërdori Edi Rama në dëm të opozitës, ka investime nga jugu në veri të Shqipërisë. Kompania e tij, punon me 5 kompani secila më e afërt te kryeministri.
McGonigal ka gjithashtu kompaninë e tij private në Shqipëri, natyrisht fund e krye për të mbrojtur interesat ruse dhe për të mbështetur tek këto interesa pushtetin e korrupsionit të Edi Ramës.
Ju zonjë nuk mund t’i mohoni shqiptarëve, që të mësojnë të vërtetën e këtij superskandali botëror. Ju mund të flisni, por ne nga kjo platformë nuk tërhiqemi sot, sepse kemi detyrim për sigurinë kombëtare, si vend anëtar i NATO, si vend partner i SHBA, të bëjmë transparencë të plotë të miqësisë së Edi Ramës me McGonigal, të lidhjeve të tij me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën, një supersekser i cili është drejtor i një konglomerati kinez i cili ka korruptuar kokë e këmbë Edi Ramën dhe të tjerë.
Përpjekjet tuaja për të shuar zërin e opozitës këtu janë përpjekje, ne nuk largohemi, nuk ka çështje më të rëndësishme se kjo, kjo është çështja e çështjeve.
Ndrysho rendin e ditës, nuk mund të mbrosh Edi Ramën në këtë mënyrë, janë mediat e botës që e kanë damkosur, janë qytetarët e SHBA që kërkojnë, shtrojnë pyetjen, si ka mundësi që kryeministri i një vendi partner, korrupton zyrtarin më të lartë të kundërzbulimit.
Ndaj dhe nuk kaloni dot sot këtu, mbi ketë skandal. Shqiptarët presin të vërtetën nga parlamenti, keni frikë, keni tmerr nga e vërteta, sepse ja keni korruptuar vendit mik, njeriun kryesor të kundër inteligjencës dhe ja keni korruptuar për efekte anti opozitare.
Nuk e shpëton dot Edi Ramën, edhe sikur ta vishni si të doni, sot ai nuk shpëtohet. Sillni këtu. Edhe ti me Damjanin je, sekt i Damjanit. Sot në 4 anët e SHBA ka një diskutim, shefin e kundërinteligjencës na e korruptoi kryeministri më i korruptuar i Europës dhe Botës. A e ndjeni ju këtë apo jo, si mund të reagoni në këtë mënyrë, si mendoni se mua të ua fshini shqiptarëve, këtë dallgë, cunam.
Kemi kërkuar fjalën dhe ne do të flasim deri pasnesër. Ne do ta mbajmë fjalën deri nesër në drekë. Mbylleni, ikni ju po të doni, ne do të flasim për superskandalin që ka përfshirë Edi Ramën. Ne nuk e lëshojmë sallën sepse po mbrojmë interesin kombëtar.
Do të mbrojmë fytyrën e kombit nga një grup korruptorësh, njerëzish amoralë të cilët përdorin çdo gjë. Keni dalë siç jeni, lakuriq.
Sot ka vetëm një çështje të rendit të ditës.