FJALA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM, FLAMUR NOKA NË FOLTOREN PARA KRYEMINISTRISË
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren para Kryeministrisë, akuzoi qeverinë për krijimin e një regjimi që ka sjellë krizë të thellë ekonomike dhe sociale në vend.
Noka theksoi se protestat e opozitës kanë “thyer frikën” tek qytetarët dhe kanë nxitur reagim të gjerë shoqëror, duke theksuar se shumica e shqiptarëve janë të pakënaqur dhe shprehin revoltë ndaj qeverisë. Ai përmendi probleme në sektorë të ndryshëm, si bujqësia, arsimi, shëndetësia dhe ekonomia, duke i cilësuar si pasojë e keqqeverisjes.
Sipas tij, institucionet janë të kapura dhe parlamenti nuk përfaqëson qytetarët, ndërsa opozita e ka zhvendosur “zërin e lirë” në protestë. Noka u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë mobilizimin, duke paralajmëruar përshkallëzim të aksionit opozitar.
Në fund, Noka ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e radhës më 17 prill në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në përballjen me qeverinë.
FJALA E PLOTË
Mirëmbrëma të gjithëve, zonja, zotërinj, motra dhe vëllezër, qëndrestarë, protestues, pjesëmarrës në këtë foltore ku flet liria, ku flet zëri i së vërtetës, ku flasin qytetarët që e duan këtë vend dhe për të cilët luftojnë dhe janë mbledhur për këtë arsye në këtë vend, ku flitet, bëhet betejë jo për një forcë politike thjesht, por bëhet betejë për lirinë dhe demokracinë e një vendi. Unë dua të falenderoj Erisildën, të falenderoj Edën dhe çdo folës që ka artikuluar në këtë foltore problematikat e shumta, të pafundme në të cilat ndeshet kjo shoqëri dhe me të cilat përballet ky vend. Të gjitha këto që folëse dhe folësa, nuk janë asgjë tjetër veçse vetëm një mënyrë për të reaguar, për të reaguar ndaj regjimit që është instaluar dhe që po i merr frymën shoqërisë shqiptare. Çdo folës është zëri i së vërtetës, është zëri i qytetarëve. Ndryshe nga ai parlament që është kthyer thjesht zëri i kusarëve dhe i narkosit dhe jo më i qytetarisë. Reagimi ynë vëllezër dhe motra, qëndresa jonë, përballja jonë, prej kaq muajsh, ka filluar të japë edhe efektet e veta. Dhe efektet e këtij reagimi e protestës dhe përballjes tonë janë të qenësishme. Siç e tha dhe Eda, protesta jonë ka një sukses. Ajo ka vrarë frikën tek shqiptarët. Ka vrarë frikën dhe ka zgjuar shoqërinë tonë. Sot kudo që që janë, kudo që shkon, këdo që takojmë, dallojmë një një ndryshim të madh. Flasin. Shqiptarët kanë filluar të artikulojnë qartësisht. Pakënaqësitë e pafundme ndaj narko-regjimit dhe kreut të narkosit këtu. Sot në çdo tryezë, shtatë, nëntë, 10 veta, shprehin, shfryjnë duf dhe mllef. Sot në çdo kafe, nuk gjen njerëz të cilët flasin mirë për narkoshtetin. Por gjejnë qytetarë të cilët janë të revoltuar. Sot kudo që të shkosh, do të ndeshesh në një formë a në një mënyrë tjetër, me një mllef dhe revoltë qytetare. Fermerët e treguan në Lushnje. Ata kudo janë në revoltë, sepse ky regjim i ka asgjësuar, i ka falimentuar. Jo sot, kjo nisi që me Ballkanin e hapur. dhe e braktisën takimin e kryeministrit. E ndoqët. E shiti për takim me fermerë. Aty ishte vetëm një fermer. Edhe ai foli dhe atij u mundua t’ia mbyllë gojën. Të gjithë ishin patronazhistë dhe nëpunës të administratës. Ky është tregues i madh se shumica bën revoltë në mënyrë të heshtur. Pra, kjo është braktisja. Kudo që shkon, thotë bëj takim me mësues, asnjë mësues, ka drejtora dhe administratë. Tha me fermerët, asnjë fermer. Kudo që shkon, shoqëria dhe shqiptarët e braktisin. Po pse? Sepse ky nuk pranon zë ndryshe dhe zë kritik. Dhe ka problem që t’i thuhet realiteti në sy. Pra, të gjitha takimet që i shet, si takime me shtresa të ndryshme të shoqërisë, i ka takime vetëm me patronazhistë dhe administratë. Kjo është një formë proteste. Kjo është një formë që shqiptarët, të gjitha shtresat e kësaj shoqërie shprehin revoltën ndaj tij. Sot në protestë janë edhe minatorët. Ata ndihen të vjedhur dhe të nëpërkëmbur. sepse punojnë me kokën në rrezik, por paga e tyre nuk mjafton as për 15 ditë, pa le më të mbyllë muajin. Ndërsa këta firmosin fap-fap-fap për të vjedhur dhjetëra dhe qindra miliona euro taksa, mund dhe djersë të tyre. Sot edhe naftëtarët kanë gjetur formën e tyre të protestës dhe të reagimit. Sot është e vështirë të gjesh në çdo cep të vendit, në çdo shtresë të kësaj shoqërie, qytetarë të kënaqur përveç rracës së ndyrë të patronazhistëve rilindas. Qytetarë të ndershëm, të kënaqur dhe që e pranojnë këtë regjim nuk ka sot. Dhe kjo është edhe meritë e jona, e Partisë Demokratike dhe e përballjes dhe protestave tona që kemi çuar në këtë pikë që shoqëria të ngrihet, të zgjohet dhe të reagojë. Sot është e vështirë të gjesh një mësues, nuk flas për patronazhistët, flas për arsimtarët profesionistë, apo një pedagog që të jetë i kënaqur dhe të mos shfryjë kudo, revoltë dhe mllef ndaj kësaj qeverie. Shkollat e Tiranës, por dhe të gjithë Shqipërisë, sot janë kthyer në një në ngrehina ku nxënësit tregojnë forcën. Më tregonte një ditë një miku im, çuni im tha 14 vjeç, kur niset për shkollë merr një shufër hekuri, merr një dorezë boksi dhe një thikë. Po pse i merr i thashë, çi do? Çuni 15 vjeç. Flamur tha, po të mos i marrë, siç i marrin të gjithë, do t’i thonë shokët që ke çun mami. Çfarë janë këto pesë nxënësit që u vranë? Janë tregues kryesor, se arsimin përveç se e ka shkatërruar, e ka inkriminuar. Sepse ky sot, të rinjtë ndaj po e braktisin vendin. Sepse ky sot ka futur një një mendësi te rinia, që të bësh përpara duhet të jesh trafikant. Që të bësh përpara duhet të sillesh si bandit. Po u solle si njeri që kërkon vlerat dhe që lufton për t’u arsimuar dhe kulturuar, këta të bullizojnë. Ja pra, prandaj sot rinia nuk e gjen veten tek ky vend i qeverisur nga narkosi. Po të mos flasim më tutje për mjekët dhe infermierët, të cilët i ka kthyer shërbëtorë, në shërbëtorë, pa pagesë. i ka katandisur të shërbejnë në spitale si mesjetë, sepse e gjithë mjekësia i është dhënë në dorë nga njëra anë Vilma Nushit, nga ana tjetër Klod Allajbeut. Ikën në burg ushtari i Vilma Nushit, Ilir Beqja, vjen kjo vajza e Valdete Salës, e Sorosit, që e emëroi Klod Allajbeu për të mbushur, përmbushur interesat e Klodit. Pra, spitalet e luftës, të dashur qytetarë të këtij vendi, kanë qenë më të pajisura dhe më funksionale se spitalet e kohës së rilindjes në Shqipëri. Për të mos thënë për pensionistët që i ka përçudnuar dhe dhunuar jashtë çdo perceptimi njerëzor. I trajtojnë si kavje, ku në fund 100 euroshin e fushatës t’ia konsiderojnë mirënjohje jete. Ky është pra, shembëlltyra më ogurzezë e një pushteti që ka kaluar ndonjëherë në Shqipëri. Të dashur miq, përballë kësaj jemi ne. Jemi ne opozita. Detyra jonë është që të menaxhojmë këtë lum urrejtje dhe mllefi ndaj këtij regjimi. Të menaxhojmë këtë pakënaqësi të pafundme që ndodhet në çdo cep të vendit, në çdo shtëpi shqiptari.
Detyra jonë është që të menaxhojmë këtë lum urrejtje dhe mllefi ndaj këtij regjimi. Të menaxhojmë këtë pakënaqësi të pafundme që ndodhet në çdo cep të vendit, në çdo shtëpi shqiptari. Detyra jonë është ta orientojmë atë dhe ta drejtojmë në rrugën e ndryshimit. Kazani i shqiptarëve, kazani i revoltës së tyre po zien. Është përgjegjësia jonë që t’i japim rrugë. Po të shikoni miq, edhe turistët, edhe turistët që sapo vijnë, shfryjnë mllef. E ndoqët para tre ditësh një turist italian. Çfarë tha? Habitem tha si jetojnë shqiptarët në Shqipëri, sepse këtu tha gjej çmimet e shportës disa herë më të shtrenjta se në Itali. Të pyes për rrogat, rrogat janë disa herë më të ulëta se në Itali. Nuk e kuptoj si jetojnë shqiptarët tha. Ne na kanë thënë realitet tjetër tha nëpër, nëpër propagandë, nëpër media, në propagandë. Dhe vijmë e gjejmë një realitet të tmerrshëm në Shqipëri. Pra, kjo është Shqipëria e sotme, Shqipëria e qeverisur nga narkosi. Pra është një vend ku kostoja e jetesës së një qytetari të thjeshtë tallet me fuqinë blerëse të tij. Është një vend ku kriza ekonomike, jo vetëm ekonomike, është shumë dimensionale, është ulur këmbëkryq në mënyrë të përditshme, ndërkohë që kriza të tilla shoqëritë i kalojnë në kohë epidemish apo në kohë luftrash. Shqipëria 13 vjet nga dita në ditë thellohet në këtë lloj krize. Por, pse themi ne që shpresa e vetme jemi ne, është opozita. Sepse në situata të tilla, në çdo vend të botës demokratike, do kishin dhënë dorëheqje dhjetra qeveri, jo një qeveri. Por, narkosi që qeveris dhe që vegjeton këtu mbrapa, nuk ka empati. Ai nuk ka ndjeshmëri, se vuajnë, se torturohen, spitale, në shkolla, kudo shqiptarët, jo. Se shpopullohet vendi, jo, nuk ka empati. Ai e ka treguar këtë në 13 vite. E dëgjoni, negociatat rrezikohet të bllokohen tërësisht. Pse? Sepse Shqipëri qeveris Edi Rama dhe qeverisja e tij është antidemokratike dhe është një qeverisje që ka bllokuar rrugën drejt Europës. Atij s’ia ndjen. Ai thotë fajin e ka opozita, Europa fajin e ka. Në fushatë ju premtoi shqiptarëve Europën. Tani kur Europa i bën bllokadë, sepse ai bëri bllokadë ligjit dhe drejtësisë, fajin e paska Europa. Po nuk ngen përgjegjësi, as don të ja dijë fare. Kur parlamentin e ka marrë peng dhe nuk funksionon, ai ndjen kënaqësi, jo më nuk bëhet fjalë për përgjegjësi, për të dhjerë përgjegjësi. Jo, ai ndjen kënaqësi. Sikundërse ndjen kënaqësi një njeri i tillë pa empati kur vuan populli dhe shoqëria e tij. Ne jemi këtu sepse në Shqipëri asgjë nuk funksionon. Prandaj jemi këtu. Jemi në këtë foltore, jemi në protestë, jemi në përballje, për ta bërë, për të kthyer legjitimitet dhe për të kthyer stabilitet në një vend ku institucionet janë të destabilizuara dhe Edi Rama e po fut në ullitë e destabilizimit edhe shoqërinë shqiptare dhe Shqipërinë. Prandaj jemi këtu. S’mund të pranojmë, nuk është një lloj të flasësh në atë parlament dhe këtu në parlamentin e fjalës së lirë. Atje e keni ndjekur. Ne që jemi përfaqësuesit tuaj prej kaq e kaq muajsh kemi kërkuar komisione hetimore, asnjë nuk është dhënë. Kemi kërkuar interpelanca me kryeministrin, asnjëherë nuk vjen. Jo. Kërkojmë fjalën, na ndërpritet dhe shpallemi armiq. Pse? Sepse ai parlament është marrë peng nga Edi Rama dhe nuk është parlamenti i qytetarëve. Ndaj kemi zgjedhur ne këtë vend për të për të stacionuar parlamentin e qytetarëve, sepse ai parlament qelbet drogë dhe korrupsion. Tani, ju e dini, çdo shqiptar tashmë, por edhe ndërkombëtarët janë qartësuar. Hajdut si ky as ka, as ka patur, as urojmë të mos ketë në këtë Shqipëri. Nuk ka të dytë si ky. Por ajo që është shqetësuese edhe më shumë është se sot janë bindur shqiptarët dhe ndërkombëtarët se barbar si ky as ka, as ka patur, as do të ketë në këtë vend. Prandaj sot zëri ynë përcillet kudo dhe ka jehonë më shumë se kurdoherë tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por edhe tek ndërkombëtarët. Prandaj protestat tona përcillen kudo, sepse janë zëri i lirisë, janë zëri i së vërtetës. Të gjitha këto janë tregues që ne nuk kemi rrugë tjetër përveçse përballjes. E gjithë kjo periudhë përballjes, siç e thashë në fillim të fjalës, ka dhënë efektet. Kanë filluar të shkërmoqen. Kanë filluar si gurët e dominosë të rrokullisen duke rrëzuar njëri-tjetrin. Por goditjen duhet ta japim ne. Goditje pas goditje të mos lodhemi derisa të japim goditjen finale, ta shembim për tokë narko-regjimin dhe kreun e saj. Sepse barbar dhe hajdut nuk meriton kjo shoqëri. I kemi ndjekur, çdo gjë që prek me dorë, në çdo objekt që nisin të punojnë, o vjedhin dhe e shkatërrojnë, o e falimentojnë. Nuk ka rrugë tjetër. Por, tashmë është në dëshpërim. Është në dëshpërim të thellë. Prandaj them që efektet e protestës sonë dhe të qëndresës tonë kanë filluar të ndihen. Është në dëshpërim kur përpëlitet gjithandej të justifikojë, të justifikojë batërdinë dhe babzinë e tij. Dhe në këtë dëshpërim, ne do të na duhet të jemi në ballë të revoltës së qytetarëve. Sepse Shqipëria nuk mund të jetë çiflig i këtij barbari dhe i çetës së tij të kusarëve. Nuk mundet të pranojmë ne që çmimet janë më të larta se në gjithë Europa, çmimet e shportës, ndërsa pagat janë më keq se në Afrikë. Vend prodhues i naftës Shqipëria, por jemi me çmimin më të shtrenjtë të naftës në botë. Pse? Sepse ka një taksë që quhet taksa Rama. Na vjedh me ushqime, na vjedh te nafta, na vjedh te pagat, na vjedh kudo. Ndaj sot qytetarët janë të revoltuar dhe kjo revoltë zien kudo. Ndaj protestojnë gjithësecili në mënyra të ndryshme, po kudo ka protestë. Dhe ne kemi treguar që ia dalim. E nisëm kështu kur ishim para Lalivjedhësit. Por pas disa muajsh Lalivjedhësi shkoi te vendi. E nisëm këtu kundër Belës. Rrugës është. Tashmë kemi goditjen e gurit të fundit të shahut, që është vetë kreu i Narkosit. Do ta vazhdojmë sepse edhe ai do rrokulliset dhe do rrëzohet. Por mbani mend, rrëzimi i këtij do ketë efekt të madh. Do të ketë fatin pesë herë më të keq se të Lalivjedhësit dhe të tjerëve. Ky fat e pret Edi Ramën. Sepse ne nuk do të lejojmë që Shqipëria të falimentojë për këta hajdutë dhe këta barbarë. Jemi në rrugën e duhur, jemi në rrugën e mbarë të çmontimit të narkosit. Jemi në rrugën e rikthimit në stabilitet të Shqipërisë të destabilizuar prej vitesh nga ky regjim. E premtja e 17 prillit është dita jonë. E premtja e 17 prillit do të jetë një ditë ku ne do t’i japim një goditje të radhës këtij narko-regjimi. Sigurisht, dua të shfrytëzoj këtë takim edhe për të uruar fitoren liderit të opozitës në Hungari. Shoh këto ditë, shohim sot gjithë ditën, se si mercenarët, mercenarët e Narkosit, të paguar nga taksat e shqiptarëve dhe që hiqen si analistë, mundohen të bëjnë paralelizëm. Jo mor të mirë, jo. Atje Orban mundësoi rotacionin. Këtu Narkosi ka bllokuar rotacionin. Atje në Hungari tregoi Orban se demokracia funksionon. Këtu demokracia është marrë peng. Urbani nuk qeveriste me kartelet e drogës dhe nuk ndërtoi narkoshtet. Ti ke ndërtuar narkoshtet me kartelet e drogës. Ndaj kurrë s’mund të jesh e njëjta gjë. Ndaj kurrë nuk mund të ketë paralelizëm. Orban nuk përzuri një të tretën e shqiptarëve e hungarezëve nga Hungaria. sepse ju krijoi mirëqenie dhe ju krijoi mundësi të jetojnë, të luftojnë dhe të punojnë në vendin e tyre. Ndërsa ti ke bërë realitet ëndrrën e Çubriloviçit dhe kurrë s’mund të krahasohesh ti me të. Ama një gjë po ta them përsëris përsëri. Fundi yt do jetë më i tmerrshëm se i diktatorit Hoxha. Ai e vuajti për së vdekuri, ti do ta vuash për së gjalli. 17 prilli do jetë një ditë ku ti do të marrësh një goditje dhe një mesazh të qartë. Je gjunjëzuar, por do rrëzohesh. Ndaj ftoj të gjithë me 17 prill, në ora 19:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të vazhduar betejën tonë për çmontimin e narko-regjimit, e kësaj kështjelle prej rëre që tashmë është gati të rrëzohet. Faleminderit dhe fitore!


