Noka: Dhuna ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha u realizua nga Edi Rama, Bledi Çuçi, dhe Ardi Veliu

Pak orë nga agresioni është i qartë se atentati politik dhe i pabesë nga lideri i opozitës, Sali Berisha u realizua nga Edi Rama, Bledi Çuçi, dhe Ardi Veliu. Informatori i policisë ishte porosia direkte e pushtetit. E gjitha ishte e organizuar si skenar i pushtetit me tre qëllime:
Së pari, plagosjen e Sali Berishës me qëllim mbylljen e gojës së liderit të opozitës, dhe rrjedhimisht shqiptarët sot, të mos kishin zë ndryshe nga zëri i regjimit
Së dyti, acarimin e pushtetësve të PD dhe opozitës në një shkallë që do t’i shtynte ata përtej arsyes dhe dhunës dhe përplasjes.
Dhe së treti, shmangien e Berishës dhe opozitës si faktor dhe interlokutor me Perëndimin dhe paraqitjen e saj si një forcë destabilizuese dhe anti-europiane.
Gjatë gjithë javës, për të arritur këtë qëllim, pushteti u mundua ta pikturonte me ngjyrat e Rilindjes ekran më ekran, nëpërmjet skllevërve të pushtetit, një opozitë gjasme të dhunshme.
Skenari iu mbeti përgjysmë për t’u hakmarrë për këtë fakt, pasi gjakosën liderin e opozitës. Çuci me porosi të Ramës dha urdhër të shpalleshin në kërkim dy demokratë, për fajin e vetëm sepse ata u përpoqën dhe neutralizuar informatorin e futur të Edi Ramës.
Për të kuptuar se agresori ishte njeri i partisë, i lëshuar rrugëve të Tiranës në kërkim të gjakut, mjafton të besojmë të fakti se akoma pa u realizuar atentati doli nga zyra e Çuçit dhe e Fugës akt ekspertiza false ku sukmuesi konsiderohej me probleme mendore. Probleme mendore sot ka vetëm një njeri dhe ai quhet Edi Rama. Gjakmarrës serial, siç e pohon edhe vetë te libri Kurbani dhe një gjenerator i krimit të vazhdueshëm të politikës shqiptare. Me dhunën e korrupsionit ka blerë votat, me dhunën e papunësisë ka përzenë shqiptarët nga shtëpitë e veta, me dhunën e varfërise mban veten në pushtet. Me dhunën fizike kërkon të hakmerret ndaj opozitës.
Llogaritë i ka bërë gabim.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale