Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sulmuar ashpër mazhorancën dhe qeverinë gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke e cilësuar parlamentin si një institucion që, sipas tij, nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë.
Në fjalën e tij, Noka deklaroi se përfaqësuesit e mazhorancës sillen sikur sapo kanë ardhur në pushtet, ndërsa sipas tij përpiqen të harrojnë përgjegjësitë e 13 viteve të qeverisjes.
Gjatë fjalës së tij, Noka ka sfiduar deputetët e PS-së, duke u shprehur se, sot Sali Berisha është më i fortë se kurrë, dhe se ai është atje, ku ata nuk do donin ta shihnin asnjëherë.
Fjala në parlament e sekretarit të përgjithshëm të PD, Flamur Noka:
Si çdo sesion, edhe ky sesion, kur dëgjon dhe shikon përfaqësuesit e narkoshtetit të flasin, thua: ‘Ore, mos kanë ardhur sot këta në pushtet?’
Dhe bën pyetjen çdo njeri: ‘Ore, kush ishte në pushtet para ditës së sotme? Kush i bëri gjithë këto gjëma dhe bëma këtij vendi? Kjo bandë këtu, me këta kartona këtu, apo kush?’
Në çdo sesion, kur flasin këta për fjalë, të bëjnë një njeri që s’jeton në Shqipëri të preket, madje edhe të qajë. Por çdo njeri që jeton në Shqipëri, kur dëgjon skilet dhe shikon lotët e krokodilave, ndjen neveri dhe me të parën gjë fik televizorin, sepse nuk do as t’jua shohë sytë dhe bojën.
Këta thonë çdo sesion: ‘E hëni tani t’ia nisim nga fillimi. T’i fshijmë me gomë çdo gjë që kemi bërë, çdo gjë që kemi vjedhur, çdo krim që kemi bërë mbi ju, shqiptarët. T’i fshijmë me gomë shpopullimin, shkatërrimin dhe hajde t’i harrojmë të gjitha dhe të fillojmë nga fillimi.’
A e dini ju se një fëmijë që ka qenë 5-vjeçar kur keni ardhur ju në pushtet, sot është 18-vjeçar? Shikojini 18-vjeçarët, se ju jeni mjeshtra të sondazheve. Bëni një sondazh. 98% e tyre duan të ikin si kthetra nga ky vend.
Sepse s’kanë qejf? Sepse ju është mërzitur familja e tyre, prindërit e tyre, toka e vendit të tyre, shtëpia e tyre? Jo. Se për 13 vjet, që kur kanë qenë ata bebe e deri më sot, ju jua keni nxirë jetën.
Jua keni nxirë jetën duke vjedhur, duke plaçkitur. Zero shërbim në 13 vjet. Vetëm vjedhje dhe plaçkitje. Zero siguri, vetëm krim, drogë, kartele.
Zero empati kjo qeveri, se tani e kanë shpikur, e artikulojnë këtë termin ‘empati’. Empati, katili! A mund të flasë katili për empatinë? Ja pra, këta janë.
Sepse çfarë empatie? Kur e nisën në 2013-ën me termin ‘burg, burg, burg’ për një njeri i cili nuk kishte 500 lekë për të paguar dritat. E mbani mend? Ai zotëria vdiq në burg për 500 lekë të vjetra të papaguara dritash.
Kjo është empatia e terroristit të Tiranës, kjo është dhe e juaja, e kësaj bande këtu.
Prandaj Shqipërinë e keni kthyer në tokë të djegur dhe ndaj nuk e gjen kush veten këtu te ju. Ndaj Gjenerata Z sot është atje në protestë, prej 100 ditësh, për t’ju krryer, sepse jo, nuk jeni thjesht e keqja e këtij vendi. Ju jeni mallkimi i këtij vendi. Asgjë tjetër më shumë.
E keni rrethuar. Vijmë kaq kohë në parlament dhe shohim të rrethuar këtë parlament. Po pse, ku jemi ne? Në gjendje lufte jemi ne? Të hyjnë deputetët në parlament si miu vrimave?
Kush jua ka borxh ju këtë? I trembeni? Kujt i trembeni? Kujt i trembeni?
I trembeni qytetarëve. Ata përjashtë janë qytetarë. Çfarë tregon kjo? Është treguesi më i zi për një parlament dhe për parlamentarizmin.
Kjo tregon që ju nuk përfaqësoni qytetarët, se keni frikë nga ata.
Po, po. E kemi thënë prej 13 vitesh. Ju përfaqësoni krimin e organizuar, Bajrat, Çelët, Xhabaftët, Troplinët. Ju përfaqësoni kartelet. Ju përfaqësoni kusarët.
Ndaj keni frikë nga qytetarët. Jeni shndërruar në një bandë. Këta janë organizatë kriminale këtu, të gjithë. Kreu i organizatës ka frikë të vijë këtu. Ka frikë.
Po jo se ka frikë nga gjë tjetër, qytetarët atje. Ky është rrethim i turpshëm.
Vetëm fakti që nis ky sesion me rrethim dhe izolim nga qytetarët tregon që ky parlament nuk meriton të ekzistojë. Meritoni të shkrihet dhe t’i kthehet e drejta qytetarëve t’i japin verdiktin me votën e lirë.
Sepse ky parlament është i gjabaftëve, ja ku i keni. Këto hipopotamin e gjabaftëve këtu, kanë sjellë një hipopotam gjabaftët këtu, e kanë bërë dhe ministër. Kanë sjellë troplinët këtu, kanë sjellë Suel Çela atje.
Po, po, i ke të gjithë. I keni të gjithë këtu. I kanë sjellë këtu bandat, prandaj keni frikë, prandaj ky është parlament i turpit.
Dhe pastaj çfarë? Na vini sot e flisni: ‘Besë, prani besnike…’ Kanë shpikur terma. Po, po, edhe pa syçkë.
Po çfarë bese? Po, po, besën ja ka dhënë Edi Rama së bashku me ju Arben Ahmetajt. Po, e lëshoi.
Erion Veliajt i ka dhënë besën. Tani po bëhet gati t’i bëjë… t’i japë besën edhe atij izraelitit tjetër që e ka caktuar… konsulentin.
Po do ia japë besën me paratë e shqiptarëve në xhepin e tij.
Këtyre ju keni dhënë besën ju. Po shqiptarët kanë parë pabesi, pabesi dhe thikë pas shpine në 13 vjet që ju jeni këtu në këto karrige dhe që ky kreu i narkos është atje lart.
Sepse ju nuk jeni parlamentarë. S’jeni parlamentarë. Jeni bandë. Absolutisht jeni bandë. Dhe kështu keni funksionuar 13 vjet rresht.
Ndaj, jo vetëm Partia Demokratike, po janë të rinjtë, ata që ju u keni nxirë jetën dhe keni kërkuar t’i largoni të gjithë nga Shqipëria, që janë ngritur.
Është Gjenerata Z. Nuk keni për të shpëtuar. Për këtë duhet të jeni të sigurt.
Largimi juaj, largimi i kreut të narkos bashkë me organizatën e tij kriminale, është çështje kohe.
Por përpiquni të paktën në jetën tuaj të tregoni se nuk jeni kartona, po jeni qenie njerëzore me dinjitet, me personalitet dhe refuzoni organizatën kriminale.
Po, ku është ajo Klodiana? Klodiana, do ta firmosësh fap-fap atë kajon e shtetësisë? Do shkosh te vendi, moj e gjorë.
Se kështu ju tha të gjithëve ky. I tha edhe Ben Ahmetajt: ‘Firmos fap-fap çfarë të duash’, tha, ‘se për kokë të Zhaos të përgjigjem unë.’
Ku është Ben Ahmetaj sot?
I tha kështu edhe Ilir Beqjas: ‘Fap-fap-fap Vilma Nushit dhe Klodian Allajbeut’, tha, ‘firmosja të gjitha se jam unë këtu.’
Ku është Ilir Beqja sot?
Kështu, moj Klodiana, i tha edhe Erion Veliajt.
Ku është Erion Veliaj sot?
Prit, prit… Prit, prit…
Klodiana, ulja në atë karrige të rrezikon kokën. Matu dhe refuzoje.
Kemi qenë shokë shkolle dikur dhe më dhimbset të shoh një shoqe timen të shkollës, fap-fap-fap, dhe pastaj të përfundojë pas hekurave.
Ndaj, keni vetëm një rrugë: të reflektoni sa nuk është vonë.
Keni orët e numëruara. Po. I keni orët e numëruara dhe vjeshta po vjen, sepse ky vend ju takon qytetarëve, jo ju.
S’keni lënë gjë pa bërë.
Ku është Sali Berisha sot? Pse s’çoheni të pyesni një çik ju?
Ma tregoni një çik oqeanin, detin. Ku jeni? Ku e keni këtë që na fliste për oqeanin?
Ku është ky? Pse s’guxon të shkojë, ta kalojë ky oqeanin tani?
Duke i vjedhur ftesën… se s’kishte asnjë ftesë për vete, Basha… ja vodhi, ja mori me dhunë ftesën.
Kush e priti? Takon… ku është ky? Ku është ky?
Po, se takon kartelet, po s’mund të shkojë më atje.
Ndërsa sot Sali Berisha, që ju dikur e kryqëzuat, s’latë gjë pa thënë, e shpallët armik të vdekur politik e të tjerë, e të tjerë, e të tjerë… e deshët edhe biologjik… bëtë gjithçka së bashku me George Sorosin.
Ku është?
Sali Berisha sot është i ftuar në Konventën e Partisë në pushtet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ja ku është.
Dhe po ju thotë: ‘Erdha unë.’
Po, po. Ju a e dini kujt do t’i thoni ‘erdha’?
Po, Ilir Beqjes do t’i trokasë Edi Rama së bashku me ju te dera: ‘Erdha!’
Do t’i trokasë Erion Veliajt te dera: ‘Erdha!’
Ky është destinacioni juaj. Asnjë rrugë tjetër nuk keni.
Ndaj edhe ky sesion, si çdo sesion tjetër…
Do të përfundoj duke ju krryer qytetarët nga kjo sallë dhe nga këto karrige.


