Noka: Bashkimi i opozitës është sinjali për Ramën se ne do t’i përgjigjemi me çdo armë të mosbindjes civile përpjekjeve të tij për të asgjësuar pluralizmin

FJALA E SEKRETARIT TE PERGJITHSHEM TE PD, FLAMUR NOKA:

Krijimi i një fronti të bashkuar opozitar dëshmon se opozita është në lartësinë e kërkuar pas krizës politike, ekonomike dhe shoqërore që po kalon Shqipëria

Bashkimi i opozitës sot bëhet në përputhje dhe respekt të plotë të votës së 670 mij shqiptarve që votuan koalicionin e saj më 25 Prill 2021.

-Bashkimi i opozitës është fuqizim i mesazhit për protestën e madhe të 20 shkurtit në Tiranë.

-Bashkimi i opozitës është sinjali për Edi Ramën se ne do t’i përgjigjemi me çdo armë të mosbindjes civile përpjekjeve të tij për të asgjësuar pluralizmin dhe kthyer Shqipërinë në shtet njëpartiak.

-Bashkimi i opozitës u thotë shqiptarëve se kanë gati tashmë një alternativë kundër pushtetit. Bashkimi me ne është e vetmja formë për ta ndaluar Ramën nga asgjësimi i Shqipërisë.

-Bashkimi i opozitës është sot nevojë kombëtare, këtu dhe në diasporë kundër rregjimit të bazuar në krimin, drogën vjedhjen e shqiptareve.

-Bashkimi i opozitës është digë mbrojtëse kundër Ramës dhe kundër shpopullimit dhe varfërimit të mëtejshëm të Shqipërisë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale