Noka: Agjencitë dhe mediat ndërkombëtare po rrëzojnë propagandën e Ramës, OLAF thotë se janë vjedhur 33 mln euro nga fondet e BE, UNICEF thotë se 47% e fëmijëve janë të kequshqyer

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në fjalën e mbajtur në seancën e parlamentit ka folur për dy raportet e fundit ndërkombëtare, atë të OLAF dhe të UNICEF, që kanë rrëzuar propagandën e qeverisë së Edi Ramës.

Sipas Nokës, OLAF ka zbuluar vjedhjen e 33 mln euro të parave të taksapaguesve të BE-së, ndërsa UNICEF na thotë se, 47 për qind e fëmijëve keq ushqehen, nuk hanë dot tre vakte.

Fjala e Flamur Nokës në Parlament:

Sipas propagandës qeveritare që sundon ambientin mediatik në vend, sipas titujve që Edi Rama vendos në mediat kryesore, Shqipëria po shkon nga suksesi në sukses, me një ritëm marramendës. Aq shumë sa nuk po kemi kohë të shijojmë një sukses, sepse pas dere është një tjetër edhe më i madh. Kushdo që nuk mendon kështu sipas jush është verbuar nga këto arritje, dhe është armik i Shqipërisë.

Këto ditë, dy prej organizmave më të rëndësishme dhe më serioze në botë, janë verbuar nga sukseset e qeverisë, madje mund te ju them qe dhe kanë lajthitur fare.

Në fillim Bashkimi Europian, që me anë të zyrës që heton mashtrimet dhe abuzimet me financat e qytetarëve të BE, konkludoi se 33 milionë euro ishin keqpërdorur, pra ishin vjedhur nga rrjeti i sekserëve që Ministria, Qeveria kishte ngritur. Bujqit e varfër shqiptarë për të marrë një mbështetje, duhej të jepnin 1 të tretën, ose më shumë nën dorë.

33 milionë euro të vjedhura nga suksesi, nga përparimi i madh i qeverisjes, taksa këto të gjermanëve, francezëve, italianëve, e qytetarëve të vendeve të Bashkimit Europian. Para këto të destinuara për prodhimin tonë vendas në fshat.

Dhe kush është më e keqja. Zyra e Bashkimit Europian, ka rekomanduar ngrirjen pa afat të 112 milionë eurove që ishin planifikuar si program mbështetje për bujqësinë tonë.

Ku është SPAK këtu do thoni ju? Sepse provat janë. I ka zbuluar vetë BE. Por SKAP dhe Dumani nuk i shohin jeto fakte dhe këto prova. Sepse s’kanë marrë urdhër nga Padroni ata janë full të zënë në betejën kundër PD dhe opozitës.

Ju vidhni në çdo institucion dhe opozita sulmohet e burgoset.

Keni dëgjuar që SPAK të ketë nisur ndonjë procedim, apo të ketë arrestuar njeri. Jooooo se Frida e krifcat e Ramës në Bujqësi, kanë mbështetjen e tij. I mban ata Rama, nuk i lëshon. Sepse nga krifcat e Ramës kanë ngjyer të gjithë gishtin në këto miliona. Dhe bashkëpunëtorët më të afërt të lali vjedhësit kanë marrë fonde nga AZHBR për të bërë resorte luksoze në jug.

Një tjetër Institucion Ndërkombëtar, Unicef, nuk po i dallon dot sukseset e Edi Ramës. Është e çuditshme se si UNICEF nuk mendon si Elisa apo si Ulsiu, dhe se si bën publikime pa marrë lejen e Fugës. Ndryshe nuk do të thoshte se 47 përqind, pra gjysma e të vegjëlve e të miturve nën 5 vjeç janë në varfëri ushqimore. Ushqehen keq. Hanë vetëm dy vakte, ose vakte shumë jo cilësore, pa kaloritë e duhura.

Një gjendje alarmante kjo. Këta fëmijë të kequshqyer, do ta kenë pasojë gjithë jetën, këtë mungesë pasi ndikon në zhvillimin e tyre fizik dhe mendor.

Dhe ju thoni se Shqipëria po arrin majat, ikën me shpejtësinë e dritës nga njëri sukses në tjetrin.

Po Eurostat, është verbuar dhe ky institucion nga arritjet tuaja të mëdha. Javën që kaloi shpalli se 41 përqind e popullsisë është nën kërcënimin e varfërisë.

Si ka mundësi të ndodhë kjo. ???? Elisss????? Ndërkohë që ju jeni duke kapur majat, po e çoni Shqipërinë në ato lartësi që kurrë s’ka qenë.

Ulsi. Ky Eurostat, lajthiti vallë papritur. Kush e mbulon nga ju, kujt ja ka lënë për detyrë Skenderbeu ta kontrollojë këtë organizëm?

Të njëjtat raporte e nxjerrin Shqipërinë të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, për fuqinë konsumatore.

Fondet më të pakta për strehimin, për frymë.

Shpenzimet më të mëdha nga xhepi për shëndetësinë.

Të gjithë këto, nën qeverisjen e lartmadhërisë suaj.

Ky është realiteti ku jetojmë. Kjo është drama e këtij vendi që ju mundoheni çdo ditë ta mbuloni me propagandë.

Është kjo arsyeja e ikjes masive të shqiptarëve, të të rinjve.

Sepse askush nuk pranon qe mund të jetojë me propagandë. Sepse propaganda nuk siguron të ardhmen e fëmijëve, nuk siguron ushqim cilësore, edukim të mirë. Propaganda nuk ofron mundësi për strehim, as nuk mbulon shpenzimet në spitale.

Propaganda nuk siguron ilaçet që mungojnë.

Propaganda juaj, garanton mirëqënie, privilegje dhe luks vetëm për ju çetën e hajduteve te Ali Babës e për një grusht njerëzish që qëndrojnë pas jush.

Shqiptarët i keni braktisur në fatin e tyre. Nuk jeni asnjë ditë në shqetësimet e hallet e tyre. Dhe, kur shfaqeni, shfaqeni vetëm për keq. Për të futur dorën në xhepin e tyre. Siç keni bërë me fondet e bujqësisë. Si do të keni fytyrë t’i dilni para një fermeri, një fshatari që lodhet shumë të mbijetojë, të mbajë familjen me punë, me djersë, kur keni vjedhur paratë që Bashkimi Europian kishte parashikuar si ndihmë për ta.

Si do të keni fytyrë t’i kërkoni sërish votën këtyre njerëzve.

Nuk ka fund më të turpshëm për një qeveri se sa ky realitet, kjo varfëri që keni mbjellë në Shqipëri. Rezultatin do ta merrni me votë. Dhe mos harroni, kur ndryshimi të ndodhë, të gjithë do të jepni llogari, të gjithë pa përjashtim. Të gjithë ju, te gjithë ata që kanë shkaktuar këtë dramë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale