Njoftim Zyrtar për Përditësimin e Emrit në Rrjetet Sociale

TIRANË, SHQIPËRI — Partia Demokratike e Shqipërisë lëshon këtë njoftim zyrtar lidhur me përditësimin e emrit të faqeve të saj në rrjetet sociale.

Partia Demokratike e Shqipërisë lajmëron ri-aktivizimin e faqes tonë orgjinale në Facebook.

Në vijim të vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Vendimi Nr. 723, datë 11 Qershor 2024), i cili konfirmoi të drejtat ligjore mbi emrin, vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike të Shqipërisë, bëjmë me dije se emërtimi i përkohshëm në faqen e Facebook, “Demokratët Euroatlantikë” do të ndryshohet në “Partia Demokratike e Shqipërisë” për të reflektuar emrin e ligjshëm të institucionit.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale