Oerd Bylykbashi: Kjo protesta e sotme është një mesazh fillimi. Të tjerat do të vazhdojnë. Ditën e hënë jemi atje. Askush nuk mund t’i ndalojë protestuesit shqiptarë që të kërkojnë të drejtën e tyre më themelore që me votë të rrëzojnë një qeveri e cila i vjedh.
Sot protestuesit kanë dhënë një shembull të jashtëzakonshëm. Edi Rama nuk mund të përdorë represionin policor, apo drejtësinë e kontrolluar prej tij që tremb shqiptarët.
Jam i sigurt që ky është mesazh i qartë dhe të gjithë ata qytetarë që mund të shoqërohen do të lirohen, sepse do të jenë ndalime të paligjshme siç janë provuar edhe në të shkuarën në gjykatë rregullisht.
Asgjë e paligjshme nuk ka ndodhur. Ka qenë një protestë për të drejtën e tyre themelore kushtetuese. Të drejtën e votës që kanë. Të drejtën që me votë të rrëzojnë një qeveri të korruptuar.
Dhe kjo është ligjshmëria dhe themeli kushtetues i secilit qytetar që ka qeë aty sot në shesh dhe të gjithë atyre që na kanë ndjekur.
Kështu që, unë jam i sigurtqë Edi Rama dhe kushdo që vjen pas tij e ka të qartë mesazhin për këtë. Ne jemi këtu dhe të gjithë deputetët janë të gatshëm t’i qendrojnë çdo demokrati dhe çdo qytetari që protestoi për t’i nxjerrë ata të lirë nga çdolloj veprimi i paligjshëm.
– Është paralajmëruar një tjetër protestë, por kësaj radhe te parlamenti. Sigurisht mund të kemi edhe një shtim të forcave policore por cili është plani i PD?
Bylykbashi: Ditën e hënë siç u dha e qartë, ne do të jemi atje për të protestuar. Ju e dini shumë mirë që Edi Rama përpiqet të zhbëjë dhe parlamentin. Përpiqet ta zhbëjë parlamentin, jo thjesht duke u fshehur nga përgjegjsia e tij për të dhënë llogari për këto skandale të jashtëzakonshme që po turpërojnë Shqipërinë, jo thjesht Ramën, por duke u përpjekur edhe të çajë grupin parlamentar të PD, ta mbajë peng atë dhe të përjashtojë deputetët. Jo thjesht nga grupi parlamentar, por edhe nga parlamenti.
Ne do të jemi atje për t’i treguar se ai parlament nuk funksionon si noter i Edi Ramës, sepse ai është parlamenti i popullit dhe i përfaqësuesve të tij. Sigurisht, që atë ditë do të jetë një tjetër mesazh i fortë. Këto veprimet tona do të shkojnë vetëm në rritje.
Ose Edi Rama dorëzohet përpara të drejtës shqiptare për të votuar, dhe për ta shporrur me votë, ose më pas shqiptarët do t’i përgjigjen me format demokratike të cilat në fakt i njeh të gjitha Kushtetuta.