Mziu: Reforma territoriale e 2014, e dështuar dhe kundër qytetarëve, u bë për të kursyer, por në fakt janë rritur disafish shpenzimet

Reforma administrative e vitit 2014 ka qenë ‘absolutisht e njënashme’ dhe pa argumente reale për t’u zbatuar, deklaroi deputeti Xhelal Mziu gjatë tryezës së organizuar nga PD për reformën territoriale. Sipas tij, ndryshimi nga 373 njësi vendore në 61 bashki ka çuar në disporcione të jashtëzakonshme dhe nuk ka sjellë përfitime për qytetarët.

Mziu shpjegoi se në vendet e Bashkimit Europian, njësi vendore mesatarisht përmbajnë 11 mijë banorë, ndërsa në Shqipëri, pas reformës, 61 bashki përmbajnë rreth 70 mijë banorë, ose 12 herë më shumë se mesatarja e BE-së.

Pushteti vendor, sipas tij, duhet të shërbejë qytetarëve përmes decentralizimit dhe afrimit të shërbimeve, por realiteti ka qenë i kundërta. Disproporcionet kanë prekur qytete të tilla si Sukthi, Fushë-Kruja, Mamurrasi, Miloti, Velipoja dhe Shëngjini, ku disa komuna nuk u ndanë në bashki, duke krijuar efekte diskriminuese.

Nga buxheti i vitit 2015, 37.5% shkonin për investime publike, ndërsa sot kjo shifër ka rënë në 19%, një rënie prej 2.1 herë. Nga ana tjetër, shpenzimet për paga janë rritur dukshëm; në disa bashki fondi i pagave është dyfishuar, trefishuar, madje në një rast është rritur 8 herë.

Fjala e deputetit të PD, Xhelal Mziu:

Reforma e vitit 2014 ishte absolutisht e njëanshme, nuk kishte asnjë lloj argumenti për ta bërë. Nëse ne i referoheshim vendeve të BE-së me 337 njësi vendore kishim mesatarisht 11 mijë banorë për njësi vendore.

Nëse ne shohim numrin e banorëve për 61 bashki kemi 70 mijë banorë, ose e thënë ndryshe 12 herë më shumë se mesatarja e BE, ndërkohë që Shqipëria tenton për tu anëtarësuar në BE.

Ishte një reformë që u ngrit mbi kauzën e kursimit 80 mln euro. Jo vetëm që nuk u kursyen 80 mln euro, por me miliarda lekë kanë shkuar më tepër nga taksat e qytetarëve për administratën e fryrë.

Ishte një reformë që në themel të saj kishte fiskalizimin e kadastrës urbane dhe rritjen e taksës. Nëse i referohemi nga viti 2014 e gjer më sot, jo vetëm që nuk ka kaluar kompetenca e legalizimeve, por përkundrazi sot kur dikush do të bëjë legalizim duhet të paguajë me mijëra euro.

Pra edhe kjo kauzë bie poshtë.

Pushteti vendor është i ndarë nga pushteti qendror dhe ndryshe quhet pushteti i qytetarëve.

Kauza kryesore e tij është decentralizimi, afrimi afër qytetarëve, por në fakt ka ndodhur e kundërta.

Ishte një reformë disproporcionale sepse nuk u morr asnjë standard se kush duhet të ishte numri apo të tjerë elementë.

Ne kishim 65 bashki dhe 308 komuna. U prodhuan 31 bashki dhe për pasojë u bënë bashki disa komuna e disa bashki të tjera, me disporporcion krahinor siç janë për shembull, Sukthi, Fushë Kruja, Mamurrasi, Miloti, Velipoja, Shëngjini, Kashari, Maqellara, Kastrioti të cilët ishin më shumë se një qytet, por nuk u ndarë në bashki.

Edhe ky ishte një efekt diskriminues.

Shqipëria është një vend bujqësor dhe kontributor kryesor i ekonomisë është ky sektor. Por efektet e reformës territoriale kanë qenë ndikuese drejtpërdrejt.

Tashmë bujqësia nuk është si më përpara, por është viti i 7 që është në regres sepse kjo reformë e ka mbyllur bujqësinë dhe është kthyer në një republikë të kullave.

Po marr Këlcyrën, e cila një ish komunë apo mikrobashki dhe po marrim Dibrën.

Ka patur 16 komuna dhe 1 bashki dhe u prodhua një bashki. Ky është një disporporcion i jashtëzakonshëm.

Çfarë ka ndodhur në Qarkun e Dibrës, Kukësit, Shkodrës apo Lezhës.

Kemi një braktisje totale, nuk ka më qytetarë sepse nuk punohet bujqësia, nuk ka më blegtori sepse nuk ka më qytetarë. Janë mbyllur më shumë se 50% e shkollave, qendrat shëndetësore dhe për pasojë kanë ikur jashtë.

Në dallim nga vendet e BE-së të cilët stimulojnë bujqësinë apo këto zona, është bërë e kundërta.

U përdor ekonomia e shkallës dhe nganjëherë e konsiderojnë pushtetin vendor si biznese, edhe pse në fakt ky pushtet është për të qenë sa më afër qytetarëve.

Në vitin 2015 kur kishim 373 njësi vendore, më shumë se 37.5 e buxhetit të komunave dhe bashkive shkonin për investime.

Sot me mbylljen e buxhetit të vitit 2024, nga 37.5% ka rënë në 19%. Pra 2.1 herë më pak paratë shkojnë për investime publike.

Nëse i referohemi kursimit. Do të kursejmë 80 mln euro thoshte qeveria, çfarë ka ndodhur në fakt. Në vitin 2015 për paga dhe sigurime shkonin vetëm 31.3% e buxheti të bashkive. Sot 45.7 dhe këto janë shifra të 2024 se tani e kanë rritur prap. Pra është rritur me 70% më shumë.

Në 3 bashki është rritur fondi për pagat 2 herë. Në 18 bashki është rritur fondi 2 herë. Në 29 bashki është rritur fondi pagave 3 herë, në 8 bashki është rritur fondi i pagave 4 herë, në dy bashki të tjera është rritur 6 herë dhe 1 bashki siç është Mati është rritur 8 herë.

Edhe kauza për të cilën ata thanë se do të kemi 17 mijë të punësuar, jo vetëm që nuk e ulëm, por sot kemi 40 mijë të punësuar dhe pushteti vendor nuk u shërben qytetarëve.

E vetmja gjë që bën pushteti vendor është se i shërben qeverisë, duke u kthyer në një mbështetës elektoral.

Nëse do të bëhej një reformë do të duhej të kishin 250 komuna e bashki sepse mund të kishte bashkim. Në situatën e sotme një zgjidhje oportune do të ishte të kishte 90-110 bashki dhe këtë e them për shkak të konsultave që kemi zhvilluar.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale