FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT KOMBËTAR
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ka bërë një rezyme të situatës politike se ku ndodhet Shqipëria dhe çfarë detyrash i kanë dalë para opozitës që në zgjedhjet e 11 majit 2025 të dalë fituese.
Berisha la porosi që të gjithë anëtarët, drejtuesit e seksioneve, degëve, të gjithë personat politikë të Partisë Demokratike të dalin në terren çdo ditë dhe të takojnë njerëzit, të ulen me ta, tu shpjegojnë programin e PD-së, të ju shpjegojnë se, lekët për të rritur pagat dhe pensionet, për të vendosur minimumin jetik, janë në buxhetin e shtetit.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha është ndalur edhe tek lufta mes familjes Rama dhe familjes Veliaj, e cila është shpërfaqur kohët e fundit me hetimet dhe procedimet penale ndaj Erion Veliajt dhe familjarëve të tij. ‘Dy familjet kryesore të pushtetit Rama e Veliaj janë vërsulur kundër njëra-tjetrës dhe gjuajnë me dosje të rënda’, tha Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.
Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama se është tallur dhe i ka lënë në harresë dhe varfëri pensionistët në Shqipëri. ‘Rama paguan për pensionistët shqiptarë, sa paguajnë gjermanët për qenin’, theskoi ai.
Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën si armikun më të egër të Shqipërisë. ‘Nuk ka patur Shqipëria një armik si Rama, që t’i shfarosë shqiptarët në 10 vite mbi 1 milionë. E pse? Sepse do të vjedhë ditë e natë’, u shpreh Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë publike detaje nga protesta kombëtare e radhës e lajmëruar nga Partia Demokratike në datë 23 dhjetor, duke i bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen masivisht. ‘Më 23 dhjetor, Tiranën nga Qafë Priska gjer në Vorë duhet ta bllokojmë plotësisht nga të gjitha drejtimet’, u shpreh Berisha në fund të fjalës së tij gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së.
FJALA E PLOTE:
Të nderuar anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar,
Të nderuar drejtues të PD në këtë panel, të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të PD kudo që jeni.
Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar mblidhet në një moment kthese të madhe, të drejtuesve, anëtarëve, mbështetësve të PD të cilët u dëshmuan në këto kohëra të vështira, mbrojtës të palëkundur të atyre vlerave dhe parimeve që njerëzit e lirë mbrojnë në të gjithë botën, dhe ne e bëmë këtë detyrë.
Ne e bëmë këtë detyrë në kushtet më të papërshkrueshme, sepse të mbrosh, qëndrosh për vlerat themelore të konservatorëve, të qëndrosh për familjen, vlerat e saj, dinjitetin njerëzor, interesin kombëtar, kryen një mision, kryen një detyrë.
Kur qëndron dhe në vetmi të madhe, e kryen dy herë më shumë këtë detyrë. Ndaj dhe sot ne mblidhemi në një moment kthese, në një moment kur ne duhet të kalojmë, nga forcë të qëndresës, në forcë politike të fitores.
Ne në mënyrë të përsëritur ua kemi përsëritur shqiptarëve se jemi shpresa e vetme. Natyrisht nuk ishim ne shkaku i kësaj se, ishim shpresa e vetme, por ne ishim ata që vendosëm të bëjmë gjithçka, për të mbetur shpresa e pashuar e shqiptarëve, dhe ky ishte një vendim shumë i drejtë.
Kjo sepse në kushtet e diktaturës, shumë njerëz heshtin, të tjerë akomodohen, të tjerë pajtohen, pra ka shumë zgjidhje.
Ne nuk heshtëm, nuk u pajtuam, nuk u përshtatëm, dhe ne ja dolëm, ja dolëm të qëndrojmë, ja dolëm që zëri ynë të arrijë nga një zë i mbytur në një zë që u dëgjua, jehoi në të gjithë botën.
Ja dolëm që të drejtat që ne mbrojtëm, të gjejnë një mbështetje botërore, në kuptimin e spektrit politik, spektrit të qendrës së djathtë.
Ja dolëm që Shqipëria s’është më kurrë ajo që përshkruhej, ajo që paraqitej nga propaganda, por realiteti shqiptar tashmë është i stamposur në tre dokumentet më madhore të organizatave më të fuqishme të forcave politike të qendrës djathtë, të Partive Popullore Europiane, të Internacionales Demokrate të Qendrës dhe Bashkimit Ndërkombëtar për Demokraci.
Këto janë një arritje historike, sepse për fat të keq, me mekanizma absolutisht të paligjshme, kriminale, me një propagandë të shfrenuar kundërshtari ynë kishte arritur të paraqesë në Shqipëri dhe në botë, një realitet që nuk ekzistonte, një Shqipëri që nuk ekzistonte.
Shqipëria që ekzistonte është ajo që mbronim ne, ajo që denonconim ne, ajo për të cilën ne ftonim shqiptarët ta ndryshojmë.
Dhe kjo përbën një arritje të madhe, në shumë aspekte.
Ne kemi bërë një betejë të madhe për votën e lirë, por sot e kemi sanksionuar në mbarë botën, në spektrin e djathtë se zgjedhjet këtu janë fasadë, se zgjedhjet janë farsë.
Zgjedhje të përsosura në aparencë bëjnë diktaturat.
Kur dëgjoj njerëz që dita e zgjedhjeve ishte e qetë, unë gjithnjë se ditët më të qeta të të gjitha kohërave në zgjedhje, kanë qenë zgjedhjet e diktaturës. Aty nuk pipëtinte gjë, shkonin me grusht, hidhnin votën.
Pra këto morën fund dhe ishte një detyrim i yni, shumë ky, për arsye se zgjedhësit tanë ishin të përçmuar.
Në një anë votën ua diktonte vrasësi, ua diktonte qeveritari, ua diktonte terroristi patronazhist, ua diktonte aktivisti. Në anën tjetër, nuk kishte ndonjë njohje ndërkombëtare, dhe tani kjo është e sanksionuar. Është e njohur.
Edi Rama nuk bën zgjedhje, Edi Rama bën farsë elektorale.
Në këto rezoluta, kemi arritje tjetër të dytë të madhe.
Në asnjë vend kurrë një parti e shtetit ligjor, siç jemi ne, nuk mund të imagjinojë të bëjë betejën me drejtësinë. Ajo bën betejë kur drejtësia shndërrohet në instrument të diktaturës. Po në diktatura, drejtësia është një nga armët kryesore të saj.
Dhe ne ç’na ndodhi? Na ndodhi një drejtësi dhuratë, me një bujë ndërkombëtare që tejkalon imagjinatën. Një drejtësi e cila u projektua fund e krye nga Xhorxh Sorosi, vetëm për ta dorëzuar atë si degë ekzekutivi te Edi Rama.
Këta të cilët e mbronin, e mbronin nga frika e Sorosit, ua them unë ju, ta dini këtë. Edhe sot janë të shumë, ata që ulin zërin kur flasin për Sorosin, këtë monstër të njerëzimit, një monstër e vërtetë.
Një monstër, sepse në pikëpamjet e tij që mbështeti tejkaloi Marksin.
Ju sigurisht nuk keni pasur ndonjë interes të madh të lexoni për komunizmin, se ata që kanë përjetuar diktaturën, ajo ishte socializëm. Komunizmi do të vinte pasi të ndërtonim socilizmin. Dhe po të lexoje, shkoje tek bota pa shtete, internacionale do të jetë bota e re, ishte himni i komunizmit. Shkoje tek bota pa kufi.
Por nuk mbaj mend nëse shkoje tek bota pa gjini njerëzore, dhe këta shkuan kaq larg. Këta u cilësuan si ekstremistë të majtë. Jo, këta janë ekstremi i ekstremit të majtë. Këta janë përtej Marksit. Marksi po, se pa kufi janë, pa kufi, por këta tejkaluan dhe këtë. Tani një botë.
Mirëpo këto u pasqyruan shumë tek ne. Ne u bëmë si një kopësht eksperimental. A mund të imagjinoni ju, kombi, shoqëria me solidaritetin më të lartë, se u them unë ju, ky proces kalimi nga hiperkolektivizmi në kushtet e tregut, ka patur si sigurime shoqërore më të çmuar se çdo gjë tjetër, solidaritetin familjar. Sepse familjet shqiptare kanë përballuar të gjithë këto vështirësi duke ndarë njëri me tjetrin, pjesëtarët e familjes, ndihmën, solidaritetin.
Pra në një komb që përsëri shumë i lidhur me traditën, para disa muajsh vinte ligji i fermave të grave për të krijuar, këta me prindër dhe ata pa prindër.
Kjo është e vërteta, ky është thelbi.
Sollën ligjin në parlament, u hapën klinikat që do të merreshin me këtë.
Vetë Zoti e shpëtoi Donald Trumpin që ai të shpëtonte botën nga këto, nga kjo ideologji përtej Marksit, Marksizëm Lelinizëm, po e po, por edhe përtej tyre. Dhe kombi amerikan e hodhi poshtë.
Zgjodhi ato vlera të njerëzve të lirë kudo dhe votoi presidentin Donald Trump.
Ky është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Ne qëndruam haptas. Kurrë ndonjëherë nuk jemi prononcuar gjatë fushatës presidenciale në SHBA. Jo nuk e kemi dashtë.
Kurse kësaj here nuk kemi ngurruar. Nuk mund të ngurronim ne, tu bënim thirrje shqiptarëve kudo që ishin të votonin Partinë Republikane dhe kandidatët e saj, sepse në një farë mënyre kjo ishte me një rëndësi përcaktuese.
SHBA përcaktojnë me agjendën e tyre dhe ndaj ne bëmë thirrje haptas, bëmë çfarë ishte e mundur, brenda ligjit amerikan, pa e cënuar atë, të japim kontributin tonë sado modest, sado minimal në këtë aspekt.
Ndërkohë, zhvillimet në Shqipëri janë ato që rezolutat sanksionojnë, një sipërmarrje e shtetit me krimin. Kjo është e vërteta.
Në këtë sipërmarrje të shtetit me krimin, tashmë ka një luftë të egër.
Dy familjet kryesore të pushtetit janë vërsulur kundër njëra-tjetrës për ti nxjerrë sytë dhe gjuajnë me dosje të rënda njëra tjetrën.
Rama dhe Veliaj, Veliaj dhe Rama.
Pse po i përshkruaj unë këto. Po i përshkruaj se çfarë ndryshimi i madh si nata me ditën ekziston mes nesh dhe atyre. Rilindësve nuk them socialistëve, sepse socialistët janë shumë herë afër nesh se sa me rilindjen, ata që janë të ndershëm dhe të vërtetë.
Pra, ka një betejë aty e cila merr çdo ditë aspektet më të egra.
Erion Veliaj bën gjithçka që të arrestohet kunati i Linda Ramës, baxhanaku i Edi Ramës.
Rama çdo gjë që të arrestohet Veliaj me të shoqen, se të dy e meritojnë. Të gjithë e meritojnë këta. U thashë, këta e gjuajnë njëri-tjetrin me dosje.
Nuk do të ndalem në këtë luftë, e cila është më e egër se lufta e bandave ndaj njëra-tjetrës, se kjo luftë zhvillohet nga zyrat e pushtetit mafioz.
Por të gjitha këto janë një detyrim madhor për ne. Të mobilizojmë, të motivojmë, çdo anëtare dhe anëtarë të PD, të bashkojmë çdo anëtare dhe anëtar të PD, mbështetës të saj, në betejën e fitores.
Fitorja të cilën e presin njëlloj si ajrin, zogjtë, qytetarët shqiptarë, kalon para së gjithash në bashkimin e shqiptarëve. Në krijimin e një fronti të gjerë sa më të gjerë, jo vetëm të demokrateve e demokratëve, por të mbarë qytetarëve shqiptarë, të gjithë atyre që duan të ndahen nga kjo diktaturë.
Kjo është një diktaturë më e keqe se e para, por kjo mbështetësi i ka shumë më të paktë. E para kishte mbështetës se kishte indoktrinim shumë të gjerë. Dhe ata të indoktrinuar nuk ishte se kishin privilegje. Jo. Ata vuanin, kishin fatkeqësi se e kishin deleguar ndërgjegjen tek partia dhe diktatori dhe besonin se ashtu është e drejta dhe e vërteta.
Sot mbështetësit e saj janë vetëm kriminelët dhe përfituesit nga krimi.
Të paktë, shumë të paktë janë të tjerët.
Por kjo diktaturë operon me frikën. Por këtë nuk duhet ta harroni ju, kjo diktaturë operon me terrorizimin e njerëzve. Kjo diktaturë operon me shtetin elektoral. Bandat e shtetit elektoral.
Ndaj dhe ne kësaj diktature duhet ti përgjigjemi me frontin më të gjerë që mund të krijojmë dhe që duhet të krijojmë.
Kësaj diktature që disponon fonde të pafundme, disponon media të pafundme, ne duhet ti kundërvihemi me takimin me qytetarin.
Presidenti i SHBA që u zgjodh është miliardjer. Por ai kishte 90% të mediave kundër, haptas. Dhe ku e bazoi. Në këtë fushatë nuk kishte as Facebook, veç Tëitterin që e bleu Elon Musk. As Facebook, as Instagram ishin vendosur në censura.
Por një gjë nuk mund të censuronin. Takimin me njerëzit dhe absolutisht fitoi nga takimi me njerëzit. Kishte makineri gjigande të polleve kundra.
Imagjinoni 1 miliardë e 600 milionë dollarë për të manipuluar mendjet e njerëzve me polle. Për tu thënë se kaq latinë votojnë këtë, kaq votojnë këtë.
Me një fjalë, një makineri e madhe mashtrimi.
Por çdo gjë u bë pluhur nga akti më njerëzor; takimi me qytetarin. Biseda me qytetarin, shpërndarja e materialeve.
Gjithnjë fushata amerikanë ështe leksioni më i madhe elektoral në 4 vite, gjithnjë. Por kjo fushatë është një nga leksionet më të mëdha, sepse në këtë fushatë si kurrë në fushatë tjetër, edhe mediat, edhe pollet, edhe Hollivudi, edhe Tejlor Suift, kundër tij.
Ky me qytetarin, këta me qytetarët. Dhe fituan. Fituan jashtë çdo parashikimi. Fituan jashtë çdo parashikimi sepse arritën të paraqesin programin e tyre dhe të paraqesin Amerikën reale, jo Amerikën e Hollivudit apo Tejlor Suift, por Amerikën e qytetarit.
Dhe arritën një fitore të rëndësishme historike për Amerikën dhe mbarë njerëzimin.
Fitorja përcaktohet nga ne, e kemi në duart tona. Nq qoftë se, në vendosim të shumëfishojmë energjitë tona, të trokasim në çdo derë për të bindur çdo qytetar. Se, sot ai që i thotë vetes shqiptar, pavarësisht, ka apo nuk ka, po ka një armik ekzistencial dhe ky armik është varfëria.
Dy ditë më parë, INSTAT tregon se, inflacioni i paketës ushqimore ishte 4 herë më i lartë se inflacioni i përgjithshëm. Po pensionisti nuk jeton as me tullat, ato i ka ndërtuesi. As me betonin, apo me çimentot, madje as me naftën.
Jeton me bukën, qumështin, djathin se nuk i blen dot kështu.
Ndaj dhe, ne në këtë bisedë, duhet t ëflasim për ekzistencën tonë. Si parti, ne premtojmë dhe do i premtoni çdo shqiptari se, kjo situatë e krijuar, në të cilën 46% e qytetarëve janë të kërcënuar nga varfëria, janë në varfëri kërcënuese, mbi të cilën mbi 60 mijë familjë janë në mjerim.
Në të cilën, një njeri nuk mund të mendojë kurrë të blejë një shtëpi sepse duhet të punojë 70-100 vjet. Në të cilën, një pensionist që merr sa merr një gjerman për qenin e tij të shtëpisë, se kanë vënë pensione për qenët, kanë vënë rroga për qenët, 130 euro. Një pensionist që merr aq, nuk i mbyll dot ilaçet dhe vaktet.
Ndaj dhe ne, kemi vendosur të ndërmarrim një përmbysje të plotë të shpërndarjes së të ardhurave kombëtare. Dhe kjo përmbysje do të thotë, vendosja me urgjencë e minimumit jetik, 200 euro për frymë për çdo shqiptar. Pensionet të llogaritura mbi këtë minimum. Rroga minimale, 500 euro. Rroga mesatare, 1200 euro.
Jo vetëm kaq. Nuk mundet shteti t’i shesë energjinë tjetrit me të njëjtin çmim si atij me 500 euro rrogën dhe atij me 7 mijë euro rrogën. Jo, kurrë. Kjo nuk do të ndodhë.
Edhe më përpara, ne e kemi patur një diferencë, por tani kjo do të sanksionohet dhe çmime te energjisë, çmimet e ujit të pijshëm të disa shërbimeve do të proporcionohen rreptësisht sipas rrogave dhe të ardhurave.
E gjithë beteja jonë ditën e parë të qeverisjes do të jetë, të shtrojë bazën e një starti të fuqishëm për të dalë përsëri në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet. Ne nuk premtojmë diçka që s’e… ne ishim, ishim, më mirë se 6 vende Ballkanit Perëndimor, ishim më mirë dhe se Rumania dhe Bullgaria në vitin 2013, të cilat ishin vende të BE.
Sot, Rumania ka rritur rrogat pesëfish në krahasim me rrogën që ka patur në vitin 2013.
Edi Rama, që gënjeu, tha: unë do t’i bëj rrogat 900 euro. Ju them unë ju, rrogat nga 2013 gjer sot, de facto nuk jane indeksuar tamam. Në qoftë se, ky tani është i paskrupullt, siç është gjithmonë dhe spekulon me kursin e euros.
Kur i leverdis, për vitin 2014 i llogarit me euro. Për vitin 2024, me lekë. Pra, bën një spekulim banal, banal.
Kështu që, ne do të kemi këtë objektiv. Ne do të përmbysim shpërndarjen e të ardhurave kombëtare.
A do të thotë kjo që ne do të ndalojmë makinerinë e zhvillimit? Absolutisht, jo! Ju garantoj unë, përkundrazi, edhe më shumë. Edhe më shumë do të ndërtojmë. Ku e bazoj, ku janë paratë?
Paratë, një buxhet 8.2 miliardë, në qoftë se do të ndahej 4 mld për rroga, pensione, minimumi jetik, një sasi për shpenzime, sepse çdo zyrë kërkon një shpenzim minimal për t’u mbajtur, dhe tjetra për investime, do mund të bëheshin investime më të mëdha se sa sot.
Po këta kanë instaluar mekanizmat më të turpshme të vjedhjes së buxhetit.
Më vjen keq, por po ua përsëris prap.
Mor zotëri, por ne e prokuronim rrugën Hani i Hotit-Shkodër. Nuk na shkonte mendja që ta prokuronim rrugën Shkodër-Shtoj, Shtoj-Dobrac, Dobrac deri në gjysmë drejt Koplikut, e me radhë e me radhë.
Nuk dëgjoni gjë në televizor, vetëm lote. Hyrja, hyrje. Edi Rama, kur ishte kryetar bashkie për çdo hyrje merrte ryshfetin dhe jepte lejen. Këta kanë futur një mekanizëm të turpshëm kriminal.
Po si mund të ndash ti, 13 kilometra në 14 kontrata?
Ja ku ishte Rruga e Kombit nga Rrësheni në Kalimash, një kontratë. Rruga Tiranë-Elbasan, nga Farka në Bradashesh, një kontratë. Nga Orikumi në Sarandë, një kontratë.
Nga kthesa e Levanit në Memaliaj, një kontratë.
Këta kanë nxjerrë një mënyrë, këtyre u shkon loti sa e gjithë rruga.
Prandaj, duhet t’ua shpjegoni qytetarëve këto. Është çështje parash kjo. Ne, edhe do të ndërtojmë më shumë, po edhe sikur të mos ndërtonim, ne do rrisim rrogat. Por fjala fjalë, do ndërtojmë më shumë.
Mirëpo, kur vjen puna te përparësia, përparësi absolute do të jetë qytetari. Po na përpin kjo varfëri. Mezi dolëm. Ishte ‘quantum leap’ ajo që arritëm në 2008. Që kaluam nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.
Dhe ky, i ngriu rrogat, i ngriu pensionet. Na rrokullisi në fund. Dolëm 20-30% nën Kosovën.
Pra, programi ynë do të jetë, programi që do të ketë direkt qytetarin, rrogën, pensionin, shërbimet ndaj tij.
Ndaj do ulemi secili, por do ulemi me çdo qytetar të çdo bindje, se unë nuk besoj se nuk ndihen të zhgënjyer, nuk ndihen të fyer dhe të poshtëruar pensionistët për partinë që kanë votuar. Se nuk ka rëndësi.
Në 8.2 mld euro, u lënë 16 milionë euro. Ata janë 800 mijë, ata janë shumicë sot. Si grupmoshë ata janë shumicë sot.
Prandaj të ulemi me ta, të ulemi me secilin prej tyre. Të ulemi me çdo të ri, sepse për këtë qeveri të rinjtë nuk ekzistojnë.
Në një farë mënyrë, sigurisht, nuk janë një, por ky qendrim që mbahet sot ndaj të rinjve, që: nuk keni këtu perespektivë, por ikni, ngjason me internimin që bëhej dikur.
Sigurisht në qasjen e kushteve është tjetër, sepse ai shkon jashtë, në një vend të lirë. Por në rrafshin e ëndrrës së tij për ta ndërtuar vendin e tij, nuk e lenë. Ndaj edhe, kanë ikur pothuaj 600 mijë të rinj.
Nuk ka patur Shqipëria një armik si ky, kurrë. Që t’i shfarosë shqiptarët në 10 vite mbi 1 milionë. E pse? Sepse do të vjedhë ditë e natë.
Nuk jemi njësoj, dhe ta mbani fortë këtë.
Le të dalë një dhe të më thotë, se vëllai i këtij ministri gjatë periudhës së PD fitoi këto, fitoi ato. Të dalë një njeri.
Jo morë zotëri, konflikti i interesit është i ligjit. Ishte i hekurt.
Kurse këtu, këta të gjithë buxhetin e ndajnë me bizneset familjare. Shumë shumë e padrejtë. Kjo është mënyra.
Pse nuk mbetet gjë për qytetarin? Sepse i marrin familjarët e qeveritarëve. Janë bërë të panumërta në një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe të ligjeve.
Deputetja 10 mijë metra tokë, burri investitor strategjik, e mbajnë aty. Po pse, e mbajnë aty? Sepse janë vet si ajo.
Ndaj dhe, është shumë e rëndësishme ta krijojmë këtë front mbi bazën e një premtimi solemn përpara tyre, se ne nuk flasim për ‘lugë të artë’, por ne këtë situatë do ta përmbysim dhe do nisim përsëri vrapim të dalim në krye.
Është e vështirë, se kanë ecur të tjerët, nuk na kanë pritur, përkundrazi ato kanë ecur, ne kemi rënë poshtë. Por, përsëri mund të dalim.
Burimet që ka Shqipëria nuk i ka asnjë vend tjetër, as dhe një vend në rajon nuk ka këto burime që ka Shqipëria. Dhe ato do ua kthejmë qytetarëve prap.
A mund të imagjinoni ju, që të falen 6 milionë m2 tokë troje turistike në zonat më të bukura të vendit trafikantëve që i sjellin paratë me kontejner në Shqipëri?
Po, ti ato, çdo vend në botë, ato i shet në ankand. Ka një ligj. Në çdo vend të botës ato shiten me ankand dhe i marrin ata që plotësojnë 1, 2, 3 kushte. Dhe ato para u kalojnë qytetarëve.
Shqipëria ka burime të pafundme, të shumëllojta. Nuk ka vend më të pasur, e të ketë sot qytetarët më të varfër, njëlloj si në diktaturëne Enver Hoxhës.
Pra, fitorja jonë përcaktohet me krijimin e një fronti me gjithë ata shqiptarë që besojnë se duhet të dalin nga varfëria, besojnë se Shqipëria është në një narkodiktaturë dhe po vidhet dhe se shqiptarët duhet të votojnë të lirë.
Çështje e dytë themelore për fitoren tonë është rinia. Kanë mbetur pak, gjysmat kanë ikur, më shumë. Por është në detyrimin tonë t’i qëmtojnë kudo që janë dhe t’i angazhojmë në këtë betejë.
Një i ri e ka, duhet ta pranojmë, e ka potencialin elektoral më të lartë se kushdo tjetër. Nuk ka mënyrë më të shkëlqyer për mua, për ty, për tjetrin për të përcjellë mesazhin, sesa nëpërmjet të rinjve.
Nuk ka ekip më të sigurtë të suksesit elektoral, se ekipi i të rinjve që mban rreth vetes dhe i motivon gjithë ditën. Aq më tepër tani që janë pak. Tani janë dhe shumë më të çmuar.
Prandaj, bëni gjithçka për t’i gjetur, për t’i motivuar, për t’i angazhuar, Natyrisht, gratë dhe vajzat janë gjithashtu dhe duhet të jenë krahas të rinjve, fytyra e fushatës sonë.
Pra, në qoftë se ne lëvizim me një front të gjerë, në qoftë se ne shkojmë tek çdo qytetar dhe i paraqitemi, i shpjegojmë paketën tonë, përmbysjen që do i bëjmë shperndarjes së të ardhurave kombëtare dhe pasurive kombëtare.
Në qoftë se, ne gjejmë mesazherët më të besueshëm për ta përcjellë dhe ripërcjellë, përsërit dhe ripërsërit këtë mesazh, ne, ju garantoj se do të kemi një fitore si të 1992.
Ndaj dhe unë shpreh besim të plotë se, me shpejtësi do kalojmë nga partia e qëndresës, në parti, jo vetëm e qëndresës, por të sulmit dhe të fitores.
Qëndresa është mbrojtje, sulmi është sulm. Sulmi është etapa e fitores. Prandaj, le të hidhemi në sulm sot dhe deri më datën 11 të firmosim së bashku fitoren që meritojmë. E meritojmë plotësisht.
Para kësaj kalbësire që kemi ne, kjo nuk mund t’i rezistojë kurrë sulmit tonë.
E patë ju vet, ju e patë. Ai kishte stoqet e raketave më të mëdha, tanket, avionin, të gjitha. Dhe si ia mbathën, si minjtë.
U shua diktatura njëlloj si bora para diellit dhe ia mabthi në Moskë. Edhe Edi Rama do ia mbathë ne Beograd, unë ju them ju. Për ngjashmëri me Assadin, të dy vëllezërit me drogë.
Dhe ai, kishte gjithë ato pasuri, po i duhej dhe droga, se nuk ngopen kurrë. Dhe ky, njëlloj. Por do të kenë fatin e njëjtë, fatin që meritojnë.
Shqipëria nuk meriton kurrë një diktaturë. Ata që vendosin diktaturën në një popull të stërvuajtur, ky do të përgjigjet. Po, po. Le të shkojë dhe prapa diellit.
Pasuritë e tyre do konfiskohen, absolutisht.
Shikoni hotelin në Durrës 20 katësh me pronar një njeri që merr rrogën në bashki. 20 kate hoteli në kristale, në xham i tëri. Secili prej tyre është me 3 vila, 5 vila.
Nga i gjeti ky ministri i Brendshëm 3 vila njëra pas tjetrës? Këta ku t’i kapësh, i kap në krim. Konfiskim, konfiskim dhe vetëm konfiskim. Dhe ta dinë qytetarët se të gjitha do të shndërrohen në vlera për ta. Do t’u kthehen qytetarëve. Po!
Më datën 23 dhjetor, ditën e hënë në ora 17.00, kemi mosbindjen civile më të fuqishmen që ka parë Tirana ndonjëherë.
Mbarë bota mezi pret këtë akt, këtë mosbindje E kanë pëlqyer shumë, kudo në botë. U them unë juve. Se një gjë duhet ta dini. Atë ndihmë që na ka dhënë ne shtypi ndërkombëtar, nuk i dalim borxhit kurrë.
Dhe ta dini që, ka gazetarë të cilët kanë humbur vende për shkrimet që kanë bërë. Janë treguar të mëdhenj. Janë treguar njerëz të lirë, dhe mirënjohja jonë është e pakufishme ndaj tyre.
Ndaj dhe, e keni parë ju vet se me ç’pasion i paraqisin mediat e botës protestat tona, sepse janë antidiktaturë, sepse janë për liri. Nuk mund të ndodhtë ndryshe.
Ndaj dhe kjo mosbindje, Tiranën nga Qafë Priska gjer në Vorë duhet ta bllokojmë plotësisht, totalisht nga të gjitha drejtimet.
Jam i sigurtë se, ju do të mobilizoni të gjithë potencialet që kemi për të bërë një nga mosbindjet civile më të shkëlqyera, më të fuqishmet që kemi realizuar ndonjëherë.
Faleminderit