Një ditë e veçantë për PD, sepse votohen Primaret si asnjëherë tjetër. Primaret janë një koncept konservator, janë një koncept ku personi brenda partisë i cili do të udhëheqë fushatën për të shkuar drejt fitores së Bashkisë së Tiranës. E kam deklaruar gjithë kohën, pavarësisht se gjithë kohën mediat kanë qenë të mbyllura, unë Fatmir Merkoçi nuk kam qenë në asnjë nga mediat gjatë gjithë fushatës me urdhër të Ramës dhe sorosianëve që janë brenda PD.
Sot do të vërtetojmë që e djathta konservatore, apo e drejta shkon me delegim. Fundi do ta tregojë. Unë shpresoj që anëtarësia do të votojë të djathtën konservatore.
Nëse PD nuk do të votojë vlerat dhe kontributet them se do të shkojmë drejt një partie të qendrës së majtë. Në demokraci votohet vlera dhe kontributi. Nëse anëtarësia do të më votojë, jam 100|% i sigurt që Bashkia e Tiranës merret nga e djathta. Edi Rama ai i cili më ka quajtur armik të PS. Është e sigurt që e marr bashkinë, dhe me marrjen e bashkisë rrëzohet edhe Rama.
Unë jam ai njeriu që e kam luftuar komunizmin dhe nuk jam pjesë e asnjë organizate. Nuk mund të dalë dikush dhe të thojë se Fatmir Merkoçi është i investuar, se kam 32 vite që kontribuoj dhe ngre kauza, të cilat kanë qenë kauza që janë ngritur dhe janë bërë kauza për të gjithë Shqipërët.
Kam ngrit kauza qoftë për inceneratorin që kam botuar para tri vitesh e gjysmë, qoftë për Portin e Durrësit që e kam botuar para një viti e gjysmë.
Kauzat e mia kanë qenë reforma në drejtësi, ose kanë qenë reforma që i kam kundërshtuar që ditën e parë sepse kanë qenë të stisura nga Sorosi. Unë jam i larë me demokratë, jam në betejë, jam në fushë. Nëse demokratët do të më votojnë e kanë të sigurt fitoren për Bashkinë e Tiranës.