KONFERENCA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thirri sot një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, pas masakrës së ndodhur ditën e djeshme në Shkodër. Ai shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave. ‘Masakra e djeshme është vazhdim i një serie aktesh terroriste, atentatesh të ndodhura muajt e fundit në Shkodër, të fshehura nga policia e Shkodrës, apo të injoruara totalisht në gjetjen dhe arrestimin e atentatorëve’, tha Berisha.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se krimi në Shkodër, thuhet se pati mbështetjen e policisë, sepse kjo masakër ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur dhe organet bashkëpunëtorë të krimit, si Skrapi i partisë dhe policia, kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj. Berisha theksoi se banda e Edi Ramës në Shkodër, Bajrit famoz dhe degët e tyre se nuk janë vetëm, tani përcakton vendimmarrjet në Tiranë dhe në Shkodër për këtë qytet të bekuar.
Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se të shtunën në orën 12:00 qytetarët dhe opozitarët mblidhen në Shkodër, për protestën e radhës në mosbindje civile, si shenjë solidariteti me qytetarët e Shkodrës. ‘Ftoj të gjithë opozitarët kudo që janë, të shtunën në ora 12:00 në Shkodër, solidaritet me qytetarët e këtij vendi, me këtë qytetar të bekuar, si dëshmi që nuk do të pranojmë kurrë që krimi të mposhtë Shkodrën dhe shkodranët’, theksoi gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha në konferencën me gazetarët.
FJALA E PLOTE:
Mirëdita dhe përshëndetje mediave të pranishëm në këtë takim, dhe të gjithë atyre që ndjekin këtë konferencë të jashtëzakonshme timen me median.
Thirra sot këtë konferencë të jashtëzakonshme për shkak të masakrës që ndodhi dje në Shkodër, në të cilën në këtë qytet të bekuar, qytet, paqeje, pune, atdhetarie, jete e gëzimi.
Tre qytetarë u ekzekutuan dhe një i katërt lufton me vdekjen në shtratin e reanimacionit në spital.
Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Basha, për tragjedinë që u ndodhi dje, familjes Bushati dhe familjes Lici.
Theksoi se asnjëri nga ana që humbën jetën, nuk rezulton të ketë patur gjer sot asnjë problem me drejtësinë, në veçanti çifti Basha që u gjet rastësisht në vendin e pritës, tek kthehej nga puna në fermën e tyre të vogël, me të cilën mbanin fëmijët.
Masakra e djeshme është vazhdim i një serie aktesh terroriste, atentatesh të ndodhura muajt e fundit në Shkodër, të fshehura nga policia e Shkodrës, apo të injoruara totalisht në gjetjen dhe arrestimin e atentatorëve.
Masakra e djeshme e bandës qeveritare në Shkodër, pra vjen pas asaj të korrikut në të cilën u plagosën 3 të rinj, dy prej të cilëve u shtruan në spital, por u fsheh si ngjarje.
Vjen pas asaj të shtatorit që Shkodra e di mirë se kush është atentatori, por policia nuk mori mundimin qoftë ti bëje dhe një pyetje të vetme.
Kjo masakër vjen pasi i ndjeri, i riu Arlind Bushati, tre javë më parë u përball me atentatorë të cilëve nuk u shkrehu revolveri që i drejtuan dhe me të drejtë, si çdo qytetar tjetër i riu Arlind Bushati iu drejtua policisë, por meqenëse i ati ishte opozitar, i kampit armik të Edi Ramës dhe bandës së tij në Shkodër, nuk u mor asnjë masë për të identifikuar atentatorët.
Masakra e Shkodrës dje rëndom thuhet se pati mbështetjen e policisë, sepse kjo masakër ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur dhe organet bashkëpunëtorë të krimit, si Skrapi i partisë dhe policia, kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj.
Nuk kam të sigurtë burimin, por duan të thonë, se në pritë i nxori dikush nga policia që u devijoi rrugën Licit dhe Bushatit.
Kjo masakër nuk mund të mos lidhet me vendimin e Edi Ramës për të kandiduar në Shkodër.
Edi Rama e di se ai është njeriu më i urryer nga Shkodra dhe Shkodranët.
Edi Rama e di se për shkodranët, me trashëgiminë e tij të të atit xhelat komunist, me urrejtjen dhe ndërprerjen e të gjitha investimeve për 8 vite me radhë në këtë qytet, në Shkodër nuk do kush të ja dëgjojë emri.
Edi Rama e di se ka vendosur në bashki, personin që shef kabineti të vërtetë ka Safet Bajrin.
Edi Rama mendon se do të mposhtë Shkodrën me bandën e tij.
E vërteta është se banda e Edi Ramës në Shkodër, Bajrit famoz dhe degët e tyre se nuk janë vetëm, tani përcakton vendimmarrjet në Tiranë dhe në Shkodër për këtyë qytet të bekuar.
E vërteta është se kjo bandë kontrollon Edi Ramën, Spirogjokën, Ballën dhe Mondin e ka të vehtin.
Por kjo bandë me në krye Edi Ramën nuk do të mund të mposhtë kurrë Shkodrën.
Ndaj dhe unë sot jam këtu për të shprehur solidaritetin tim më të thellë me secilin qytetar të Shkodrës, ndaj të cilëve, Edi Rama përdor krimin, mafian më agresive për ti mposhtur, frikësuar ata, për të ua bërë qytetin e tyre të pajetueshëm.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e Shkodrës, ftoj të gjithë opozitarët kudo që janë, të shtunën në ora 12:00 në Shkodër, solidaritet me qytetarët e këtij vendi, me këtë qytetar të bekuar, si dëshmi që nuk do të pranojmë kurrë që krimi të mposhtë Shkodrën dhe shkodranët.
Në këtë protestë, mosbindje civile, ne i themi jo, dhunës së mafias së Edi Ramës.
Kjo mosbindje civile do të duhej të thirrej në Tiranë, por dëshiroj tu shprehim nga afër të gjithë solidaritetin tonë, qytetarëve të Shkodrës për të cilët Edi Rama ka zgjedhur hanxharët e krimit me qëllim e vetëm që të mbledhin vota, sepse i doli fytyra se kush është në Durrës.
Shqiptarët e panë se votat e Edi Ramës ishin pazar me Avdylët, me Troplinët me Dervishët, me serial killër të Durrësit.
Dhe tani pas këtij deskriditimi kërkon që votat ti sigurojë me Bajrët dhe bandat e tyre kriminale.
Ndaj dhe ftoj të gjithë opozitaret dhe opozitarët, në ora 12:00 në Shkodër, solidaritet, mbështetje qytetare për banorët e mrekullueshëm, për qytetarët fisnik të këtij qyteti.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARËT:
Ermal Rizaj, SYRI TV: Ditën e sotme ka reaguar ministri i Brendshëm nga Parlamenti bëri me dije se, ditën e djeshme të gjitha forcat e policisë kanë shkuar në qytetin e Shkodrës për të bërë arrestimin e autorëve. Ata atje janë për të bërë punën e tyre dhe shumë shpejt do të kemi një rezultat në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur në Shkodër. Si i përgjigjeni ju deklaratës së ministrit të Brendshëm ku po afrohet 24 orë nga ngjarja që ka ndodhur në Shkodër?
Sali Berisha: Ai është ushtar i bandave. Se kush është atentatori me emër e mbiemër, Shkodra e di mirë. Shkodra e ka pa, e di mirë policia se kush i nxori në pritë. Por policia aty është, jo e tëra, nuk mund të them, por nga Mondi i Sulës, në fakt i Safetit më mirë të themi apo i Bariut, tek tjerë e tjerë me radhë, janë të gjithë në një mënyrë apo në një tjetër, anëtar bande. Pyeteni ministrin pak, pse nuk arrestuat atentatorin e shtatorit në zemër të qytetit. Jo se nuk e arrestuan, por as nuk i shkuan njëherë të kontrollonin shtëpinë e tij, ndonëse e kishin të filmuar dhe e dinin mirë se kush është. Pra policia e shtetit shkoi, jo për të arrestuar, por për të mbuluar krimin e shëmtuar në të cilin mori pjesë, policia e Shkodrës, ndoshta dhe fijet më të larta, sepse kanë një qëllim tani, duan të garantojnë votat e Edi Ramës nëpërmjet Bajrëve. Por meqë jam te ky bastardi i Hitlerit shqiptar të pas luftës së dytë botërore, Enver Hoxhës, dua ti them këtij puçisti se, me aktin që ka bërë padinë e deputetes, Elda Hoti në Skrapin e partisë, për ngjarje të ndodhura në sallën e parlamentit, i them këtij bastardi se ke kryer një puç. Por kur parlamenti është bërë i të tillave e të atillave, sigurisht mund të bësh çdo gjë. Mbrojtja e sallës së parlamentit dhe çdo gjë që ndodh aty, është me kushtetutë dhe ligj, atribut i një institucioni krejt tjetër dhe jo i policisë. Angazhimi i policisë nga Eliza Spirogjoka dhe Edi Rama për ngjarje në sallën e parlamentit, përbën dorëzimin përfundimtar të parlamentit në narkopolicinë e shtetit. Një akt të tillë e bëjnë vetëm njerëz që shkelmojnë kushtetutën dhe nuk dinë çfarë janë ligjet, e bën mercenar Altin Dumani, që kryeson një organizatë kriminale, që fsheh krimet e shëmtuara të Bajrëve dhe bandave të tjera të partisë dhe i lejon vetes të thërrasë deputete për veprime të ndodhura në sallën e parlamentit me padinë e policisë. Akt i tillë nuk ka ndodhur kurrë gjer sot, por ky është parlament i krimit dhe vetëm krimit.
Anisa Kadesha, RTSH: Ambasadori i BE kërkoi sot dialog mes mazhorancës dhe opozitës me qëllim kthimin në normalitet të parlamentit. A është e gatshme opozita të dialogojë me mazhorancën?
Sali Berisha: Mendoj se aktet armiqësore të Edi Ramës, aktet brutale, sot Shqipëria është i vetmi vend në Europë me tre liderët e partive opozitare të burgosur, ose në procese penale, pa asnjë fakt, provë, dokument. Me deputet, nënkryetar i grupit parlamentar të burgosur, pse u tha të vërtetën shqiptarëve. Ata që mendojnë se mund të kalojnë mbi këto akte, nuk bëjnë gjë tjetër, veç se përligjin një diktaturë dhe ne jemi thjeshtë në qëndresën tonë. Pra se çfarë dialogu kërkon Edi Rama, besoj se e demonstron qartë me burgosjen e drejtuesve kryesore të opozitës. Ajo që ndjej keqardhje, ambasadori ishte i ftuar sot dhe nuk mund të mos e them, të dorëzojë raportin e Komisionit Europian ditën kur parlamenti ishte në seancë plenare. I rikujtoj zotërisë së nderuar, se kjo kurrë nuk ka ndodhur. Raportet janë paraqitur në selinë e parlamentit, por këtë kurth e organizoi zonja Spiropali thjeshtë duke shprehur se do të gjendej ndonjë patronazhist aty, siç ndodhi me Bejlerin, për të ju vërsulur ambasadorit Gonzato, por kjo nuk ndodhi. Ai kreu detyrën e tij, hyri nga dera kryesore, mbaroi punë dhe doli. Kështu ata që përcaktuan se me këtë kurth të realizonin ndonjë skenar të turpshëm siç ishte ai me Fredi Belerin, që e agresuan në detyrë te dera e parlamentit, kësaj radhe dështuan. Kaq mund të them.
Isa Myzyraj, OraNews: Nuk e di nëse keni pasur mundësi ta lexoni të plotë progres-raportin e KE të publikuar një ditë më parë. Si e patë ju, kush ishin ato problematika kryesore sipas jush që adresonte KE për Shqipërinë?
Sali Berisha: Nuk e kam lexuar raportin, jam duke e lexuar, prandaj dhe të shprehem në avancë pa përfunduar leximin nuk më duket e drejtë.
Isa Myzyraj, OraNews: Z. Berisha, ju jeni një nga parlamentarët më të vjetër të periudhës së demokracisë. Gjatë kohës që keni qenë deputet dhe keni mbajtur poste, a ka pasur edhe kryetarë të parlamentit, kryesisht socialistë duke nisur nga Namik Dokle, Servet Pëllumbi për të vazhduar me Gramoz Ruçin dhe Lindita Nikolla. Si e shihni ju parlamentarizmin nën drejtimin e Elisa Spiropalit?
Sali Berisha: E shoh si parlamentarizmin e Elisa Spirogjokës. Edhe ajo ishte si Linda e Parlamentit, kjo është Elisa e Spirogjokës. Është njëlloj si një e emëruar e Spirogjokës në atë detyrë. I patën marrë përsipër Ministrinë e Brendshme, nuk ja realizuan sepse Spirogjoka bashkëpunoi ngushtë me Bajrët dhe Gjokën gjatë kohës për të grabitur mandatin, por e shpërblyen më vonë me këtë post, prandaj bën kurthe të tilla, të turpshme të poshtra, siç është rasti i agresionit të Fredi Belerit, europarlamentar tani që i morën mandatin me dëshmitarë fals, apo të tjera që e fton të dorëzohet gjetiu, përveç se në selinë e parlamentit, raporti i Komisionit Europian. Shpresoi se do të kishte edhe aty ndonjë patronazhist, por nuk u gjet aty tjetër.
***
Masakra e djeshme në Shkodër, është një masakër ndaj të gjithë shqiptarëve, sepse nuk është thjeshtë një përplasje mes grupeve, jo.
Është revansh i papërmbajtur i bandës së partisë, i bandës shtetërore për të terrorizuar qytetin, për të vendosur këtë qytet nën terror, me ekzekutime publike, me qëllimin e vetëm kryesor për të siguruar vota për kreun e krimit të organizuar në Shqipëri, të cilit pasi i dolën të gjithë të vërtetat e votave në Durrës, nga Avdylët, Troplinët, Dervishë e kompani, tani duan ti sigurojnë me Bajrët në Shkodër.
Dhe njëherë ftoj çdo qytetar të lejë çdo punë ditë e shtunë, të shkojë si një akt solidariteti, njerëzie, një akt miqësor ndaj Shkodrës dhe Shkodranëve e cila ka dhënë kaq shumë për Shqipërinë dhe kombin dhe që duan ta mposhtin me hanxharë dhe xhelatë të pushtetit.
Por kjo nuk do të ndodhë kurrë.
Faleminderit!