Manjani: Ky 32 vjetor e gjen Bulqizën në gjendje tejet të vështirë. Kemi detyrimin t’i kthejmë shqiptarëve shpresën.

FJALA E KRYETARIT TË DEGËS BULQIZË, SHAQIR MANJANI
Të dashur Demokratë  të Bulqizës!

Të nderuar  themelues, kontributor, deputetë e ish-deputetë të pranishëm!

I nderuar lideri historik i themelimit dhe rithemelimittë Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali BERISHA!

32 vjet më parë, në Bulqizë u themelua partia e parë opozitare, Partia Demokratike- Dega Bulqizë. 

18 shkurti, ishte një ditë historike për të gjithë. Mësues, intelektualë, mjekë, minatorë, e qytetarë të Bulqizës, iu bashkuan lëvizjes politike kombëtare dhe nën terrorin e diktaturës së asaj kohe, themeluan PartinëDemokratike këtu në Bulqizë. 

Partia Demokratike, erdhi si shpresë e rendit demokratik dhe aspiratë e njerëzve për liri, ekonomi dhe zhvillim. Ajo ka qëndruar, e qëndron edhe sot, krahë qytetarëve e për qytetarët. Krenare për arritjet dhe sprovat e saj aq sa edhe e përgjegjshme dhe e vendosur për sfidat e së nesërmes.

Ky 32 vjetor e gjen Bulqizën dhe fshatrat e saj në një gjendje tejet të vështirë, me një ekonomi të rrënuar, me shkolla që vetëm mbyllen, spitale pa mjek dhe nën eksodin biblik të kësaj qeverie shpopullimi.

………………………………………………

Të nderuar demokratë, një shprehje popullore thotë: “Kur t’ja shohësh  dhëmbët Luanit, mos mendo se po t’buzëqesh ty”. E m’u kujtua Çakalli Rama, që 4 muajna buzëqesh e 4 vjet na ngul dhëmbët. 

Andaj, Partia Demokratike na fton sot, t’i dalim zot vendit, pluralizmit dhe votës së lirë për të rivendosur demokracinë, duke na mundësuar të krijojmë një të nesërme me plane konkrete, kundër shpopullimit, korrupsionit e varfërisë që ka kapluar vendin.

Sot, me shumë se kurre, demokratët kane detyrimin per t’i kthyer Shqiptareve, shpresën se ky vend, duhet e do të bëhet nga Partia Demokratike.

……………………………………………

Gjej rastin, që sot në mënyrë të veçantë,  të kujtojmë e falenderojmë për kontributin e dhënë ndër vite, të gjithë kryetarët e Partisë Demokratike Bulqizë, duke filluar nga: themeluesi Bashkim Lami, i ndjeri Petrit Shehu, Latif Dema, Gëzim Dumani,     Veli Losha, indjeri Agim Kaçani, Gëzim Dauti, Roland Keta, DurimBalla, Defrim Fiku dhe Fatos Hoxha.

Demokratë të Bulqizës,  Gëzuar 32 vjetorin e Partisë Demokratike!

Ditelindja tjetër uroj të na gjejë në drejtimin e Bashkisë Bulqizë!

Gëzuar e me fitore!

Partia Demokratike Bulqizë

Kryetari:

Shaqir MANJANI

Bulqizëmë 18 shkurt, 2023;

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale