FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë konferencës të mbajtur me gazetarët këtë të mërkurë ka akuzuar qeverinë për manipulim masiv të votës së diasporës në zgjedhjet e 11 majit 2025. Sipas Berishës, DHL ka shkelur kontratën duke përfshirë nënkontraktorë që bashkëpunuan ngushtë me PS-në, ndonëse kjo ishte e ndaluar. Berisha u shpreh para gazetarëve se mijëra vota nuk janë dërguar nga qytetarët, por janë mbushur nga patronazhistë dhe persona të lidhur me ambasadat, duke e cilësuar procesin si farsë dhe mashtrim të rëndë zgjedhor.
Lideri Opozitar, Sali Berisha ka denoncuar me fakte konkrete atë që e cilëson si një masakër zgjedhore me votat e diasporës, përfshirë edhe Postën Shqiptare si pjesë të manipulimit. Berisha tha se patronazhistët kanë riplotësuar fletët e votimit në magazinat e postës, duke tejkaluar numrin real të zarfeve të dërguara nga qytetarët. Si shembuj konkretë, Kryetari i PD përmendi diferenca të mëdha midis zarfeve të pranuara dhe atyre të numëruara në disa qarqe, si Tirana, Durrësi, Lezha, Shkodra dhe Dibra, ku në çdo rast janë shtuar qindra zarfe më shumë në favor të PS-së. Ai e krahasoi këtë proces me zgjedhjet në Korenë e Veriut, ku PS rezulton me mbi 90% të votave, duke e quajtur këtë një akt kriminal dhe të papranueshëm.
Lideri demokrat, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për manipulimin e votës së diasporës, duke e quajtur procesin një farsë elektorale dhe një faqe të zezë në historinë zgjedhore të vitit 2025. Ai deklaroi se krimi elektoral është përqendruar veçanërisht në Greqi dhe Itali, ku qytetarët votuan për herë të parë për vendin e tyre, por vullneti i tyre u dhunua nga strukturat e shtetit. Berisha paralajmëroi se ditën e nesërme do të paraqesë listën e plotë të të gjitha dokumenteve ndërkombëtare dhe vendase që, sipas tij, janë dhunuar në mënyrë brutale nga narkoshteti dhe strukturat e tij, duke theksuar se asnjë standard për zgjedhje të lira nuk është respektuar.
Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi qeverinë aktuale dhe vëllezërit Rama për përfshirje në trafikun e kokainës përmes Portit të Durrësit, e cila kontrollohet nga grupi Troplini. Berisha tha se porti është lënë jashtë çdo kontrolli shtetëror dhe se Ervis Doçi e Poja veprojnë me “licencë” të Edi dhe Olsi Ramës. Berisha përgëzon Antimafian Italiane për ndërhyrjen, duke kritikuar SPAK-un për mosveprim dhe thotë se trafikantët kryesorë janë njoftuar dhe kanë ikur. Berisha ka përmendur edhe presione ndaj kandidatëve të opozitës, duke e quajtur këtë një shembull të qartë të kapjes së shtetit nga krimi.
Kryetar i PD, Sali Berisha deklaroi se Opozita nuk do t’i njohë kurrë zgjedhjet e 11 majit 2025, duke i cilësuar si të manipuluara dhe jashtë çdo standardi demokratik. Berisha theksoi se askush nuk mund t’ia imponojë opozitës pranimin e tyre, pasi zgjedhjet janë një proces kombëtar dhe ndërkombëtar, i bazuar në dokumente që garantojnë standarde të lira, si ai i Kopenhagenit. Lideri opozitar akuzoi Edi Ramën për përpjekje banditeske për të ndërhyrë në këtë proces, por u shpreh i bindur se nuk do të ketë sukses.
Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë elektorale dhe jo proces demokratik, duke theksuar se Opozita nuk mund të fitojë kurrë një farsë të tillë, e cila organizohet dhe kontrollohet nga një regjim. Berisha akuzoi qeverinë për blerje votash, shpërndarje licencash për kanabis, falje gjobash dhe përdorim të burimeve shtetërore në fushatë, si dhe për kontroll të mediave dhe censurim të opozitës. Sipas kryedemokratit, Opozita ofroi një program të mirëfilltë për zhvillimin e vendit, por përballë një sistemi të manipuluar, fitorja ishte e pamundur. Berisha tha se PD do të vazhdojë betejën për votën e lirë, e cila tashmë është kthyer në një përballje pa kthim.
Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se Opozita po sensibilizon komunitetin ndërkombëtar për farsën zgjedhore të 11 majit 2025, duke e quajtur atë një shkelje të parimeve themelore të zgjedhjeve të lira dhe vullnetit të qytetarëve shqiptarë. Berisha pwrmendi një raport paraprak të shpërndarë në disa adresa në Europë dhe SHBA, duke thënë se nuk ka asnjë informacion të ri përveç atij që ka publikuar vetë. Berisha akuzoi qeverinë për përfshirje të shërbimit sekret në manipulimin e procesit zgjedhor, duke përmendur dy zëvendësdrejtorët e shërbimit sekret që, sipas tij, kanë aktivizuar regjistrat e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit në kundërshtim me ligjin.
Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi me tone tw ashpra kryeministrin Rama për manipulimin e procesit zgjedhor dhe për kërcënimin e deputetëve që të mos kërkojnë rinumërimin e votave, duke i paralajmëruar se do të dalin “lakrat në shesh”. Sipas Berishës, Rama po e mbron Olta Xhaçkën dhe lidhjet e saj me grupin parlamentar, duke theksuar se ai është i gatshëm të dëmtojë dhe pjesë të tjera të grupit për të mbajtur atë në parlament. Berisha e ka quajtur këtë një veprim të papranueshëm dhe ka deklaruar se çdo gabim në numërim duhet të dalë në dritë dhe të rregullohet.

FJALA E PLOTË
Farsa elektorale 11 maj 2025 ka pasur një nga faqet më të shëmtuara, historitë më të turpshme, votën e diasporës apo qëndrimin kriminal të narkomazhorancës ndaj votës së diasporës.
Kjo votë ka pësuar manipulimin më masiv, më të paskrupullt, më të hapur.
Mishmashi që shpalli Edi Rama me votat e diasporës në Greqi është akti më kriminal i manipulimit të votave ndonjëherë.
Por theksoj se ky mishmash, sipas të dhënave tona, nuk ka ndodhur vetëm në Greqi, ka ndodhur edhe në Itali dhe ndonjë vend tjetër.
Për t’u realizuar ky mishmash, DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë, të cilët kanë bashkëpëunuar ngushtë me PS-në.
Ndonëse kontrata parashikonte se asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej.
DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL-së funksionoi krejtësisht sipas urdhrave, porosive të qeverisë dhe të Edi Ramës.
Zarfet, votat, nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar, por ato në mijëra, mijëra, mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistët, të dërguar nga Tirana, nga punonjës apo ish-punonjës të ambasadave dhe solli një manipulim të dalë jashtë kontrolli.
Aq vulgar dhe aq banal, saqë u doli tërësisht jashtë çdo kontrolli dhe tani, ndër të tjera, dora e zezë e Postës Shqiptare, është një nga faktorët e tjerë që u shtri mbi votën e diasporës.
Imagjinoni ju magazinat e Postës Shqiptare, se si lukunia e patronazhistëve ribëri nga e para votat siç deshi.
Ky është një proces i kriminalizuar në shkallën më të lartë, që kurrë nuk do njihet dhe nuk do pranohet.
Për të ilustruar këto që them, kemi sjellë vetëm disa shembuj.
Kemi sjellë këtu disa shembuj, ku në Lezhë vota të numëruara janë 12.290, kurse të dërguara janë 11.872.
Kjo sepse ata që kanë plotësuar zarfet, ata nuk kanë pasur të ndalur, kanë tejkaluar edhe këtë të dhënë.
Këtu në Dibër, nga 7733 zarfe të numëruar, janë dërguar vetëm 7547 zarfe në total. Edhe këtu janë shtuar 200 zarfe për të ndihmuar partinë.
Në Durrës janë shtuar 560 zarfe më shumë.
Në Fier, 27.191 zarfe janë numëruar, në fakt kanë qenë gjithsej 26.212, pra pothuajse 1 mijë zarfe më shumë.
Në Kukës, 3003 zarfe, kanë gjithsej 2917 në total.
Në Shkodër, janë numëruar 13.959 zarfe, kanë qenë gjithsej 13.533 zarfe në total.
Në Tiranë, janë numëruar 43.773 zarfe nga 42.400 në total, pra 1300 më shumë.
E shihni pra që nuk janë ngopur së futuri zarfe në kutitë që kanë ardhur, në postë, në magazinë apo kudo.
Tani kemi sjellë disa shembuj të votimit si në Korenë e Veriut ose si në vitet ’80 në Shqipëri, ku 97 përqind i ka PS, 3 përqind i ka ASHM.
Rikthehen rekordet e Koresë së Veriut në Shqipëri.
93.8 përqind, rezultat rus e quan këtë një demokrate e vendosur.
Tjetër.
28 vota me 371 vota, rreth 90 përqind. Këtu 16 vota me 272 vota, nuk ngopen patronazhistët, ata kanë një urrejtje të tmerrshme për armikun, për kundërshtarin, saqë nuk dinë se ç’bëjnë.
Kjo pra është fytyra e vërtetë e votës së diasporës.
Kjo është fytyra e vërtetë e votës së diasporës.
Mund të sjellim shembuj të panumërt, por sollën disa prej tyre që faktojnë se duart e zeza të krimit u shtrinë veçanërisht në Greqi dhe Itali mbi votën e qytetarëve tanë që votonin për herë të parë për vendin e tyre, për njeriun që donin.
Edhe njëherë këtu nuk shtohet asgjë, përveçse një faqe e zezë tjetër e farsës elektorale të 11 majit të vitit 2025, në të cilën unë nesër do t’u informoj edhe njëherë se nuk ka mbetur dokument ndërkombëtar për zgjedhjet e lira, që nuk është dhunuar.
Nesër unë do u paraqes listën e plotë të të gjitha dokumenteve të dhunuara barbarisht nga narkoshteti dhe narkonomenklatura e Shqipërisë në këto zgjedhje.
PYETJE-PËRGJIGJE
Isa Myzyraj, Ora News: Z.Berisha, ditën e sotme Prokuroria Speciale, SPAK, ka goditur një nga grupet më të forta kriminale në Shqipëri, së bashku me prokurorinë italiane. Një ndër grupet e goditura është dhe një grup në Durrës, që ju e keni përmendur shpesh gjatë kësaj fushate elektorale, me mbiemrin Poja. A mendoni sot, a jeni më të bindur që ky grup mund të ketë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve dhe a keni të dhëna konkrete që ky grup ka punuar gjatë zgjedhjeve elektorale të 11 majit?
Berisha: Këtu unë para jush dhe në mënyrë të përsëritur kam deklaruar se Porti i Durrësit është shndërruar në portin e hyrjes më të madhe të kokainës në Europë.
E kam deklaruar këtë pas faktesh dhe informacionesh të shumta që kam pasur.
Sepse Porti i Durrësit u la jashtë çdo kontrolli.
Pirro Vengu u lartësua në ministër dhe kontrollin e vërtetë të portit e kanë me 100 përqind vetëm Troplinët.
Aty ka grupe të tjera, unë mund t’i citoja, por jo.
Porti i Durrësit dhe kokaina hyn e tëra tani në Shqipëri nëpërmjet Troplinëve.
Në këtë drejtim, unë përshëndes Antimafien Italiane.
Antimafien se Spaku aty ishte, të themi atë që është.
Por ky është operacion në vazhdim.
Të presim, sa u arrestuan. Janë lëshuar 52 urdhra-arresti. Nuk u tha se sa u arrestuan dhe nuk u tha asnjë gjeneralitet.
Të them unë ty, eksponentët kryesorë u njoftuan dhe ikën.
Matriksi vazhdon të funksionojë.
Por unë përgëzoj Antimafien Italiane që është një institucion i shkëlqyer që kontribuon për sigurinë jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri.
Dhe ky nuk ëshët rasti i parë, janë një seri goditjesh.
I garantoj se Ervis Doçi apo famëziu Poja ka gjithçka me licencë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës.
Pra, prapa trafikut monstruoz të kokainës qëndrojnë ata që e kanë lënë portin dhe unë këtë e kam denoncuar me dhjetëra herë që porti i është dorëzuar Troplinit.
Ndaj u njoftua të ikë ai.
Pra, po ta marrim kështu, Toto Rina është në kryeministri, nën-Toto Rina ia mbathi.
Nuk them, tha, gjeneralitete. I kemi sekret.
Po ç’sekret i ke? Ke shkuar dhe ke arrestuar pastruesit dhe shoferët.
Na thuaj pak kush e njoftoi Pojën që iku?
Ai ishte padroni i portit. Dhe natyrisht i zgjedhjeve dhe të gjithave.
Unë ua thashë edhe mbrëmë. Altin Hajri, me dosjen e të cilit është marrë direkt Dumani, ka ndaluar makinën dhe ka shkuar në formë presioni tek kandidatja jonë në Hardhishtë.
Po, vetëm e vetëm si formë presioni që këtu jam unë.
Po ai ka me vete Dumanin dhe Uluziun, dy kostumet që i thoshte, merrja pak masën atij që t’ia bëjmë dy kostume, se u soll mirë ai, i qëndroi fjalës.
Ka ministrin. Kjo është e vërteta.
Por unë edhe njëherë shpreh vlerësimin më të madh se ajo pak luftë që është bërë kundër narkoshtetit, është bërë nga Antimafia Italiane.
Osman Stafa, News 24: Z.Berisha, ju keni deklaruar se nuk i njihni zgjedhjet e 11 majit, madje p[ër këtë keni nisur edhe një betejë edhe ndërkombëtarisht. Në shtator, a do i pranojë PD të 50 mandatet që ka marrë duke shkuar në Kuvendin e Shqipërisë?
Berisha: Të gjitha vendimet do merren në vazhdim, por zgjedhjet ne nuk mund t’i pranojmë, sepse ne nuk mund të pranojë zgjedhje të tilla.
Zgjedhje të tilla nuk mund t’i pranojmë kurrë dhe nuk mund të na imponojë ne kush që t’i pranojmë këto zgjedhje.
Por zgjedhjet janë një proces kombëtar dhe ndërkombëtar.
Është një proces ndërkombëtar sepse parimet e zgjedhjeve të lira janë sanksionuar në një seri dokumentesh, të cilat janë firmosur nga Shqipëria, ndër të cilat dokumenti i Kopenhagenit.
Cilido nga ju që lexon raportin që e ka tronditur gjer në palcë, Edi Rama po bën çdo përpjekje nga më banditesket, shënojeni ju lutem, për të ndërhyrë, por sukses nuk do ketë.
Sukses nuk do ketë!
Kjo është përgjigjja.
Osman Stafa, News 24: Në fakt që në vitin 2011, PD nuk a fituar asnjë proces zgjedhor, zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhjet locale. A mendoni ju se, e gjithë kjo, pra kjo kohë 14 vjeçare lidhet vetëm me aktin se Edi Rama i vjedh zgjedhjet, apo mund të ketë edhe probleme PD, psh pas vitit 2021, asnjë process i brendshëm nuk u bë, për të kup[tuar nëse partia pati diçka që nuk funksionoi.
Ju thatë se, zgjedhjet e vitit 2023, u vodhën gjithashtu. Thatë se do bëhej një proces i brendshëm, nuk u bë gjithashtu.
Berisha: Unë mund t’u them se nuk janë zgjedhje këto, kjo është farsë elektorale.
Zoti Stafa, në çdo vend të botës, pothuajse në çdo vend, në 99.9 përqind të vendeve të botës, zhvillohen zgjedhje.
Në vendet e lira zhvillohen zgjedhje reale, në diktatura zhvillohen farsa.
Farsat nuk i fiton kurrë opozita.
Ta kemi shumë të qartë.
Opozita mund të ketë një shumësi problemesh, por një farsë opozita nuk e fiton kurrë.
Farsa nuk fitohet, sepse në qoftë se ti shpërndan 100 euro për 48 përqind të votuesve, në qoftë se ti fal 200 milionë euro gjoba dhe interesa, që shkojnë minimumi 300 mijë votues, në qoftë se shpërndan 138 licenca për milionë bimë kanabisi në vend, ku një bimë ka produktin 1 mijë euro, dhe ju nuk arrini të llogarisni se çfarë fitimi sjellin ato, dhe të gjithë licencat janë dhënë me një skemë për vota.
Të gjitha këto në kundërshtim me ligjin dhe parimet ndërkombëtare të zgjedhjeve.
Në qoftë se ti organizon në 4 muaj ngjarje, evente më shumë se në 3 vitet paraardhëse të marra së bashku, 4500 evente zyrtare me nuanca elektorale për të influencuar zgjedhjet, ti bën një farsë elektorale.
Në qoftë se ti kontrollon mediat e mëdha, dhe jo vetëm kontrollon mediat, por edhe censuron opozitën, politikën editoriale e jep nga zyra e kryeministrit, siç thotë raporti, atëherë ti organizon një farsë, siç më thoshte një miku im i shquar njëlloj si Mugabe 30 vite më parë në Zimbabve. Se edhe Mugabe thoshte bëj zgjedhje unë.
Prandaj dhe këtu ka një moment, një kor i tërë altoparlantësh të qeverisë, bëjnë gjithçka për të mjegulluar këtë masakër apo këtë grabitje ditën për drekë. Haptas, jo fshehtas.
Se aktet madhore janë me vendim qeverie.
Dhe merren pastaj se të justifikojnë duke treguar se nuk kanë asnjë standard moral përveçse lakej të shpifur të narkodiktaturës.
Nuk ka dyshim që PD dhe opozita ka pasur, ka dhe do ketë probleme të vetat, siç është normale.
Por nuk ka dyshime se farsën nuk e fiton dot opozita.
Farsa është procesi që ndërtohet nga diktatura për të mbajtur karrigen.
Një opozitë duhet të bëjë çdo gjë, por opozita bëri gjithçka, u paraqiti shqiptarëve programin më të mirë të 32 viteve.
Në qoftë se pala tjetër bëri fushatë me çyrykë, më kënetë, me buf, etj, ne paraqitëm një program ekonomik që transformonte Shqipërinë.
Ne morëm ekspertizën më të shkëlqyer në botë.
Të gjitha këto, farsën nuk e përmbysin.
Farsa është farsë, nuk është zgjedhje.
Pra, faktojnë që kemi të bëjmë me një farsë.
Ata që duan të bëjnë avokatinë e Tiranës, përpiqen të hedhin vallen e Ballukut, të Lubisë.
Opozita do vazhdojë betejën për votën e lirë sepse ne bëmë këtë radhë që zgjedhjet u dënuan para se të zhvillohen.
Kjo sepse vota vdiq para se të hidhej në kuti.
Komuniteti ndërkombëtar nuk e bënte kurrë një akt të tillë. Po them organizatat partiake, janë shumë serioze. Por ata i thanë fjalët e tyre në mes të fushatës dhe 10 ditë para.
Tani kjo betejë është në vazhdim dhe është betejë pa kthim.
Ardit Hoxha, Euronews: Çfarë prisni nga SHBA, duke qenë se në DASH është depozituar një letër përmes kompanisë që është kontraktuar para zgjedhjeve, ku bëni një listim të të gjitha akuzave, apo pretendime për parregullsi që ju edhe i keni paraqitur vet në këtë deklaratë. Pra, nga kjo nismë në SHBA, çfarë pret PD?
Berisha: Asnjë letër nuk është dërguar.
Letra është letër, raporti është raport.
Është një raport paraprak, që është shpërndarë në një numër adresash në Europë dhe SHBA.
Një raport fare paraprak, i cili nuk ka asnjë gjë tjetër përveçse këtyre që u them unë këtu, asnjë paragraf, asnjë rresht tjetër.
Ne po sensibilizojmë komunitetin ndërkombëtar për farsën zgjedhore që ndodhi me 11 Maj.
Ky është objektivi i punës tonë dhe ne do ia dalim.
Pavarësisht nga rrethanat, por askush nuk mund të shkelmojë parimet themelore të zgjedhjeve të lira, të cilat u shkelën së bashku me vullnetin e qytetarëve shqiptarë në mënyrën më të pamëshirë.
Ardit Hoxha, Euronews: Nw kwtw raport paraprak, 80% e materialve qw ne pamw kwtu janw pothuajse ato qw ju keni deklaruar. Veccse, ka njw element qw, ndoshta del pwr herw tw parw, pwrmendja nw kwtw raport e dy ish-zwvendws drejtues tw SHISH, kanw mobilizuar struktura t wish-regjimit komunist nw favor tw PS. Kush janw kwta dy, a mund t’i kemi emrat?
Berisha: E kam deklaruar unë që dy zëvendësdrejtorët e shërbimit sekret kanë marrë detyrë, unë mund të thosha drejtoresha, por jo, nuk them për atë, janë dy zëvendësdrejtorët që kanë marrë të gjithë regjistrat dhe kartelet e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, aq sa kanë mbetur, se një pjesë nuk janë, dhe i kanë aktivizuar, në kundërshtim me çdo ligj.
E kam thënë publikisht këtë.
Unë e kam thënë këtë fill pas zgjedhjeve.
Nuk ka asnjë sekret ndaj jush. Ne i kemi gjwrat publike. Po, dy zwvendwsdrejtorw.
Anisa Kadesha, Tvsh: Z.Berisha, ccfarw garancish p[risnit ju parqa zgjedhjeve pwr moscwnimin e integritetit tw votws, ndwrkohw qw pwr tw parwn herw integriteti i votws wshtw, kanw shprehur shqetwsime edhe kandidatw tw caktuar tw PS, pra qw ka patur deformim.
Berisha: Tani, në një garë të ngushtë, ta zëmë, apo në një garë ku garojnë shumë kandidatë për një numër të pakët vendesh, kandidatët krijojnë dyshime se numërimi nuk u bë si duhet.
Për këtë Edi Rama lëshoi një udhëzim dhe i kërcënoi që ata të mos kërkojnë rinumërimin sepse i dalin lakrat në shesh.
Del se Olta, dihen ato lidhjet e tyre me Oltën, dihen ato, del jashtë parlamentit.
Kaq, por Olta nuk mund të dalë jashtë parlamentit se ata janë një familje në aksione dhe shumë gjëra.
Kështu që ky është urdhër.
Unë nuk e bëj kurrë një gjë të tillë.
Cilido që ka dyshimin më të vogël, të shkojë dhe të kërkojë.
Kjo është e drejtë.
Nuk mund të më shkojë mendja mua që të kërkoj që mos bëj këtë ose bëj këtë.
Në qoftë se ka numërim të gabuar, të dalë që është i gabuar.
Nëse është i drejtë, del se është i drejtë.
Por ai kishte hallin e Oltës.
Me Oltën, jo Gjylametit, por ai është i aftë t’i vërë flakën gjysmës së grupit parlamentar.
Cherchez la femme!


