Maliqi: Për herë ta parë do t’i kthejmë me fitore bashkinë qyetarëve të Kuçovës.

Po e nis me një falenderim, me një mirënjohje për besimin e dhënë ndaj liderit historik të PD, Sali Berisha, të cilin e ktheu në krye të PD dhe Opozitës, Zoti, pasi demokratët kishin mbi 8 vite që kërkonin rikthimin e tij. Fat i madh, Zoti e riktheu, pas 8 vitesh të shitura në tavolinë nga të gjitha pushtetet nga ish-kryetari.

Falenderimi i dytë, është nga aleati, që tashmë janë të bashkuar dhe do të na çojnë në fitoren e 14 majit dhe në sfidat e ardhshme, ish-Presidenti dhe Kryetari i PL, Z. Ilir Meta.

Një falenderim të veçantë, e kam për të gjithë votuesit e PD, Dega Kuçovë, të cilet në procesin më demokratik që ka ndodhur në historinë e pluralizmit politik me primaret më dhanë besimin dhe unë kam dy mesazhe.

Mesazhi i parë, është për keqqeverisjen e 32 viteve në bashkinë më të majtë të Kuçovës, dhe kam një besim të patundur që demokratët, socialistët e zhgënjyer, për herë ta parë do t’i kthejmë me fitore bashkinë qyetarëve të Kuçovës.

Mesazhi i dytë, është për mjeranin, tradhëtarin e shqiptarëve të Surrelit, i cili pasi mirëpagoi, pasi investoi, drejtoi një grusht ndaj demokratëve, ndaj Opozitës, por të jeni të bindur që këtë grusht dërrmues, shumë më të madh, do ta marrë në 14 maj dhe në sfidat e ardhshme.

Mesazhi i fundit, është që të gjithë ne sic jemi këtu, kam një besim të patundur që ne do të fitojmë, sepse nuk kanë lidhje socialistët me Rilindjen, por ne siç do ikim të bashkuar sot, dorë për dore me të gjithë kontributin tonë me elektoratin që ne kemi, q oftë Kuçovë, Berat, se unë kam dhe kandidatin e Beratit, Zija Ismailin, të cilin kam besim të patundur që do fitojë Bashkinë e Beratit, e do të jemi krah për krahë bashkë.

Mesazhi i m është i drejtëpërdrejtë. Me të gjithë elektoratin që ne kemi, mbështetjen që ne kemi, të mbështesim fort, të fillojmë që nga kryebashkiaku i Tiranës, me njohjet që kemi, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Igli Cara dhe të gjithë kryetarët e bashkive, ju uroj fitore dhe shumë faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale