DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARJA PËR KËSHILLIN BASHKIAK ELBASAN, DORIS MADHI
Pyetje: Pse pikërisht denoncimi i radhës nga Partia Demokratike, aty ku duken pamjet që kanë lënë pas, ndoshta situata me inceneratorin e Elbasanit?
Doris Madhi: Kjo është hera e disatë pranë atij që quhet inceneratori i Elbasanit, por nuk mund të themi që funksionon si i tillë.
Prapa meje shikoni një grumbull me plehra që sa vjen e shtohet. Në fakt, bëhet fjalë për një kontratë, rezultati i një marrëveshjeje korruptive, e cila i ka kushtuar 26 milionë euro buxhetit të shtetit dhe tashmë grabit në mënyrë të vazhdueshme çdo vit qytetarët e Elbasanit, duke u marrë 717 milionë lekë nga buxheti i Bashkisë.
Ky incenerator, rezultat i kësaj kontrate dhe afere korruptive, tashmë nuk funksionon prej gati 3 vitesh. Në këto 3 vite ka funksionuar vetëm për rreth 4 muaj, dhe jo më shumë se kaq. Ai përfaqëson fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie.
Shikoni prapa meje çfarë pamjeje katastrofale ka! Është një grumbull plehrash që jo vetëm përfaqëson qeverinë, por mbi të gjitha përfaqëson vullnetin e saj për t’i bërë keq qytetarëve të vet.
Siç mund të shihni, ky mal me mbetje nuk është gjë tjetër veçse një katastrofë ekologjike buzë lumit Shkumbin dhe është bomba e radhës për qytetarët e Elbasanit.