Lili Sula: Trafikimi i diplomave drejt Italisë, skandali i radhës që kap majën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Deklarata e drejtueses së departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:

‘Trafikimi i diplomave’-është skandali i radhës që kap majën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

8000 diploma false të lëshuara nga kolegji universitar Wisdom në Tiranë për shtetasit italianë tërhoqi vëmendjen e medias dhe të drejtësisë italiane.

Diplomimi i shtetasve italianë në Shqipëri shpreh agoninë e thellë që ka kapur majën institucionale të arsimit në vendin tonë – trafik diplomash edhe kur italianët nuk gjendeshin këtu e nuk merrnin pjesë në testime. Sipas të dhënave, rezulton se mijëra italianë kanë dhënë e marrë provimet e fakultetit e janë pajisur me diploma të studimeve të larta universitare e tituj akademikë pa kaluar ndonjëherë përmes dyerve të universitetit.

Në dosjen e drejtësisë italiane për skandalin e diplomave përfshihen zyrtarë të lartë shqiptare, si znj. Shqiponja Telhaj që kishte për funksion vlerësimin e diplomave për jashtë vendit, e cila ka favorizuar kolegjin universitar Wisdom – shprehen hetuesit italianë.

Drejtuesja e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit, e emëruar drejtpërdrejt nga kryeministri Rama, u korruptua me një çantë ‘Louis Vuitton’.

Në dosjen hetimore flitet edhe për eprorët e Sh. Telhaj, për ish ministren Evis Kushi dhe zv. ministren Albana Tole, për të cilat pritet së shpejti të ketë hapa ligjorë konkretë.

Me ardhjen në pushtet më 2013, Edi Rama deklaroi mbylljen e institucioneve jopublike të arsimit të lartë në emër të cilësisë për të cilën u zotua me të madhe.

Zoti Rama u kujdes për shfaqje propaganduese dhe gjithë këtë ndërhyrje që e cilësonte ‘të thellë’, ai, e kreu me dy standarde: mbylli disa e të tjerave, me emërime politike drejuesesh bordesh, u krijoi hapësirë për t’u marrë me trafik diplomash nga Shqipëria në Itali.

Ministria e Arsimit ka dështuar në të qenit garante e ligjshmërisë dhe e cilësisë!!! MAS nuk mund të fshihet pas moscertifikimit të kuotave për vitin akademik 2024-2025! Po për vitet 2023-‘24, 2022- ‘23 çfarë ka ndodhur? Sa kuota për studime universitare i janë dhënë Wisdom-it dhe sa diploma janë lëshuar?

Meqë shteti italian ka hetuar skandalin e diplomimit për shtetasit e vet – ngrihet çështja e diplomimit të shqiptarëve nga institucioni Wisdom-që me shumë gjasa e shumëfishon numrin e diplomave false.

Kush do t’i hetojë ato?

MAS duhet të bëjë publike raportet e inspektimit që ka zhvilluar në këto 10 vite në këtë institucion.

Piramida e korrupsionit në arsim- falë dosjeve hetimore të shteteve të tjera- po plotësohet.

Në ASCAL qenka AQUILA!

Në parauniversitar, Klea Rama!

Në Qendrën e Shërbimit Arsimor, quhet Aurora!

Tashmë qeveria Rama e ka ngritur nivelin e narko-shtetit: trafikon edhe diploma universitare!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale