Në kuadër të muajit ndërkombëtar për parandalimin e kancerit të gjirit, LDG Dega Vlorë dhe LDG Dega Durrës kanë organizuar aktivitete sensibilizuese për të ndërgjegjësuar gratë shqiptare mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe kujdesit për këtë sëmundje.
Në një kohë kur institucionet shtetërore dështojnë të mbështesin shëndetin e grave, LDG dhe PD po ndërmarrin përgjegjësinë për të shtrirë aktivitete ndërgjegjësuese në çdo qytet të Shqipërisë. Kanceri i gjirit prek çdo vit mbi 700 gra, dy gra preken çdo ditë, dhe pa diagnostikim në kohë, rreth 40% e tyre e humbin betejën.
Fondet publike shpërdorohen përmes koncesioneve dhe prokurimeve korruptive, ndërsa shërbimet shëndetësore për kancerin e gjirit janë të kufizuara. Në këtë situatë të vështirë, është jetike që gratë të ndërmarrin hapa për kujdesin ndaj vetes.
Bëni një mamografi, shpëtoni jetën tuaj!