Albana Vokshi: Në vijim të gjithë njoftimeve dhe të informacioneve që kemi dhënë, edhe dje, por edhe sot përgjatë ditës, po japim fituesit për bashkitë e mbetura.
Për Bashkinë Kurbin fitues i garës së Primareve është Behar Haxhiu me 74% të votave.
Për Bashkinë Lezhë fitues është Pashk Gjoni me 52% të votave.
Për Bashkinë Klos është Bedri Hoxha me 59% të votave.
Për Bashkinë Durrës fitues është Igli Cara me 82% të votave.
Për Bashkinë Shijak fitues është Rezart Tusha me 74% të votave.
Për Bashkinë Bulqize Dëfrim Fiku me 61% të votave.
Për Bashkinë Tropojë fitues është Besnik Dushaj me 69% të votave.
Për Bashkinë Has është Miftar Dauti me 63% të votave.
Për Bashkinë Elbasan është fitues Luçiano Boçi për të cilin kanë votuar 99% e votuesve.
Për Bashkinë Cërrik fitues është Servet Duzha me 70% të votave.
Për Bashkinë Kukës është konfirmuar Admir Sinamati me 98% të votave.
Në Bashkinë Kavajë fitues është Fisnik Qosja me 51% të votave.
Për Bashkinë Kamëz fitues është Arjan Hoxha me 62% të votave.
Për Bashkinë Devoll fitues është Ervis Hajdërrli me 87% të votave.
Për Bashkinë Korçë fituese është Ledina Alolli me 56% të votave.
Për Bashkinë Kolonjë është konfirmuar Et’hem Lumani me 100% të votave.
Për Bashkinë Kuçovë konfirmuar Lefter Maliqi me 96% të votave.
Për Poliçanin Behar Xhaferraj gjithashtu i konfirmuar me 99%.
Lushnja, Eduart Sharka ka fituar me 90% të votave.
Në Bashkinë Përmet konfirmohet Edmond Komino me 95% të votave.
Në Tepelënë fiton Baftjar Imeri me 60% të votave.
Në Gjirokastër fiton Dorjan Lani me 78% të votave.
Në Këlcyrë fiton Arjan Kasaj me 81% të votave.
Në Vlorë fiton Hysni Sharra me 53% të votave.
Në Bashkinë Konispol fiton Fatmir Shero me 77% të votave.
Për Bashkinë Delvinë fiton Ilir Mehmeti me 53% të votave.
Në Mallakastër Resmi Shanaj me 74% të votave.
Në Roskovec Erdit Hazizaj ka fituar me 60% të votave.
Në Divjakë Aurel Malko ka fituar me 64% të votave.
Dhe në Libohovë Adil Xhelili konfirmohet me 99%.
Gjithashtu, ne i kemi shpallur edhe fituesit për 17 bashki të tjera. Ka qenë z. Eno Bozdo i cili nëpërmjet një prononcimi për shtyp ka shpallur fituesit për 17 bashki, dhe për 9 bashki të tjera sikurse edhe ju kemi informuar, ka kaluar gara në balotazh. Gara do të zhvillohet të dielën në datën 11 dhjetor. Kaq kishim për sot, nesër dhe në ditët e tjera në vijim do t’ju informoj për vijimin e procesit të Primareve për pjesë e balotazheve. Faleminderit!