Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë të përbashkët me KOKOE dhe Komisionin Qendror të Numërimit

Erdha të falënderoj me shumë përzemërsi sot ata dhjetëra mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD që votuan në të 4 anët e vendit, për kandidatët për kandidatët për qytetarë të parë të bashkive. Një falënderim të veçantë kam për ata që morën pjesë në këtë garë, e fisnikëruan garën, e pashembullt, paparë ndonjëherë me mbi 200 e ca burra e gra, të rinj, anëtarë të PD, shoqëri civile. Pra prurje të larmishme.

Me angazhimin e tyre, e bënë garën më kuptimplotë, më të fisshme, më të pashembullt në historinë e vendit. Të falënderoj shumë të gjitha strukturat e PD-së në të gjitha degët, që u angazhuan me përgjegjësi të madhe në angazhimin sot të këtij procesi.

Falënderoj Komisionin e Operacioneve Zgjedhore, që ka përballuar një vëllim pune të jashtëzakonshme gjatë këtyre ditëve dhe sidomos sot.

Unë me këtë rast, dua të theksoj se, sot ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori 2021, që anëtarët dhe anëtaret e PD-së, sot dhe simpatizantët e saj, folën vendosën dhe firmosën me votën e tyre. Nuk besoj se të ketë një forcë tjetër politike gjëkundi që në një hark kohor 12 mujor, të ketë ushtruar me të gjithë anëtarësinë e saj, 5 herë votën e tyre.

Në këtë kontekst unë kam bindjen se çdo anëtar dhe anëtare e PD-së, simpatizantë të saj, ndihen më të lirë, ndihen më dinjitozë, më të motivuar, se kurrë në idealet e tyre demokratike. Kam bindjen se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD-së, këtë proces me të cilin kjo forcë politike përmbysi përfaqësimin, procedurën e përfaqësimit dhe zgjedhjes së drejtuesve partiakë, qeveritarë vendosë të saj.

Në të gjitha këto procedura, sovrani për PD-në ishte anëtarësia, nuk ishte as kryetari dhe as kryesia. Pra, vendoset në këtë mënyrë një standard demokratik i paparë më parë në Shqipëri, ç’ka e bën sot PD-në forcën më të fuqishme politike të Shqipërisë, forcën më të përkushtuar për lirinë dhe të drejtat e anëtarëve të saj dhe nesër në pushtet të qytetarëve shqiptarë.

Edhe njëherë theksoj se procedura e sotme dhe primaret, shënojnë gjithashtu hapjen e vërtetë, reale, institucionale të PD-së. Në garë morën pjesë mbi 200 kandidatura, por nuk ka një prej tyre që të thotë se mora pjesë si kandidat i kryetarit apo kryesisë së PD. Jo, që të gjitha pa përjashtim si vullnet i lirë i demokratëve apo vetë kandidatëve.

Imagjinoni për një moment, këtë gjallëri, aktivitet, transparent publik para medieve dhe shqiptarëve, në zhvillimet në skutat mafioze të partisë tjetër, tek e cila siç e dini, njëlloj si në ligjin e mafias nuk pipëtin asgjë.

Qytetarët shqiptarë nuk kanë as edhe një ide, të dhënë seç ndodh brenda atij bodrumi, apo shpelle, përveç klithmat prokolalike të përditshme, nga mëngjesi deri në darkë të asaj force politike që gjithçka mund të jetë, por jo demokratike, tepër e rrezikshme për të ardhmen e vendit që quhet PS, por tashmë e kthyer në orgjinë.

Në këtë kontekst, shpresoj se kjo procedurë, këto primare ju rikujtojnë shqiptarëve se rruga e vetme është vota e lirë se nuk ka demokraci pa votën e lirë dhe ne shkojmë në këto zgjedhje më ballëhapur se asnjëherë para anëtarëve, simpatizantëve tanë, por edhe mbarë shqiptarëve.

Ne nuk fshehëm gjë, shpallëm publikisht ata që garuan dhe sot numërohen votat në mbarë vendin.

Ndaj dhe njëherë, shpreh vlerësimin tim më të madh për të gjithë ata që morën pjesë në këtë garë dhe votuan sot.

Vlerësoj se absolutisht nuk mund të ishte një proces i përsosur, jo, nuk mund të pretendosh një gjë të tillë, por se u bë çfarë ishte e mundur për procesin më të mirë.

Eksperienca e këtij procesi pasuron PD-në për përmirësimin e mëtejshëm të tij. Primaret janë rruga e vetme për ti dhënë pushtetin që meritojnë, dinjitetin e tyre anëtarësisë dhe simpatizantëve tanë, janë rruga e vetme për të hapur PD-në, për të forcuar atë si një forcë politike demokratike të të ardhmes. 

DEKLARATA E PLOTË E KRYETARES SË KOKOE-s ALBANA VOKSHI

Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale përgjatë ditës ju ka informuar përsa i përket pjesëmarrjes në orare të ndryshme. Ka qenë procesi më sfidues për ne si komision, i organizuar në PD, e kemi ndjekur nga afër implementimin e tij.

Sigurisht nuk mund të themi se ka qenë i përsosur, ka pasur problematika të cilat jemi munduar ti shqyrtojmë në kohë reale. Komisioni ka qenë i mbledhur vazhdimit në mënyrë që të shqyrtonim problematikat dhe ti jepnim zgjidhje ne kohë reale.

Detyra jo vetëm e jona si Komisioni dhe strukturat e PD në degë ka qenë që gjithçka që mund të ishte bërë ndryshe të rishikohet dhe përmirësohet në proceset e tjera, ka vend për përmirësim.

Edhe ne duam të falenderojmë të gjitha strukturat që sot kanë qenë të angazhuar jo vetëm sot, por në muajt e fundit, edhe gjatë ditës së sotme. Procesi ka vajtur normalisht. Duam të falenderojmë të gjithë komisionerët që e kanë ushtruar përgjegjësinë e tyre në mënyrë fantastike. Edhe vëzhguesit në qendrat e votimit do të donim ti falënderonim, pasi kanë qenë mirëkuptues.

Pjesëmarrja është dukshëm më e lartë se në të gjitha zgjedhjet e tjera që janë organizuar brenda PD-së vitin e fundit dhe do të doja të ju lexoja pjesëmarrjen sipas procesverbaleve që kanë mbërritur në formë elektronike nga ana e degëve. Sigurisht ne presim edhe kutitë që të nisim procesin e verifikimit të procesverbaleve për të pasur edhe një rezultat final, si të pjesëmarrjes edhe të fituesve.

Shkodër

1397

Vau i Dejës

883

Fushë Arrës

514

Pukë

562

Lezhë

1970

Mirditë

823

Kurbini

1904

Kukës

989

Tropoja

2167

Hasi

1397

Dibër

1029

Klos

1315

Mat

980

Bulqizë

744

Durrës

1698

Shijaku

441

Krujë

580

Fushë Krujë

1012

Tirana

Dega 1

593

Dega 2

782

Dega 3

440

Dega 4

561

Dega 5

678

Dega 6

973

Dega 7

646

Dega 8

444

Dega 9

545

Dega 10

420

Dega 11

760

Dega 12

253

Dega 13

297

Dega 14

452

Dega 15

216

Dega 16

422

Kamëz

3392

Paskuqan

646

Kavajë

2733

Rrogozhinë

310

Vorë

150

Elbasan

2183

Cërrik

370

Librazhd

641

Përrenjas

217

Gramsh

316

Peqin

366

Belsh

552

Korçë

1108

Pogradec

586

Kolonjë

495

Devoll

1366

Maliq

627

Berat

642

Ura Vajgurore

277

Kuçovë

352

Poliçan

94

Skrapar

156

Fier

892

Lushnje

1118

Patos

342

Mallakastër

342

Roskovec

356

Divjakë

1350

Vlorë

1040

Selenicë

356

Delvinë

350

Sarandë

1040

Konispol

178

Gjirokastër

373

Libohovë

282

Përmet

130

Këlcyrë

212

Memaliaj

272

Tepelenë

183

Totali paraprak

55281 votues.

Duhet të kemi parasysh se në 5 bashki nuk janë zhvilluar zgjedhjet. Përafërsisht totali i votuesve sipas pritshmërisë së komisionit është diku tek 60 mijë votues, që bën diferencë të madhe me zgjedhjet e mëparshme dhe këtu dua të përmendet se në referendum kanë marrë pjesë 43800 votues, për kryetar dege rreth 40 mijë dhe në 22 maj për kryetarin e partisë 43670.

Rezultatet e para të votimit kanë filluar të dalin, jam e sigurtë që për një pjesë të mirë jeni vënë në dijeni. Ne kemi filluar ti mbledhim dhe do të ua komunikojmë në mënyrë zyrtare të fituesve, do të ua komunikojmë në vijim.

Është marrë vendimi që numërimi për degët e Tiranës të bëhet i përqendruar në seli. Janë 6 tavolina numërimi, 6 grupe numërimi. Grupet e numërimit janë të përbërë nga kryetarët e degëve të Tiranës, duke menduar se kryetarët e degës kanë qenë jashtë konfliktit të interesit dhe gjatë gjithë procesit kanë ruajtur paanësinë e tyre.

Është ngritur edhe një komision qendror i numërimit në përbërje të të cilit kryetar është Ivi Kaso dhe anëtar është Çlirim Gjata dhe Arben Ristani.

Nuk ka nisur akoma numërimi për Tiranën, sepse kryetari i Komisionit Qendror të Numërimit pret mediat që të pozicioni sepse numërimi do të jetë i hapur për gjithë mediat, transparent dhe për çdo kuti që numërohet, secilit prej jush, anëtarëve të PD-së, përveç vëzhguesve të kandidatëve, të cilët nëse kanë shqetësime do ti adresojnë ato tek Komisioni Qendror i Numërimit, rezultati do të shfaqet në kohë reale për çdo kuti të numëruar në një ekran.

Do të jeni të informuar në kohë reale për çdo rezultat dhe përfundimin në kohë reale të Tiranës.

KREU I PD, SALI BERISHA PYETJE- PERGJIGJE

Pyetje: Z.Berisha, nisur edhe nga rezultati që tha edhe znj.Vokshi jeni i kënaqur me shifrën e simpatizantëve që i janë bashkuar këtij procesi?

Berisha: Jam shumë i kënaqur. Çfarë do të thotë kjo? Ky është një proces i lirë i njerëzve të lirë. Nuk ka asnjë detyrim, as për anëtarët, as për simpatizantët të marrin apo të mos marrin pjesë në votime. Ka ftesë. Pra, ne jemi parti e standarteve të lirisë, Nqs ne do të bënim të detyrueshëm votimin, ajo pastaj do të bënte ndryshim. Por ne e kemi të lirë. Cili do vjen, ai që nuk dëshiron dhe nuk gjen kohën, ai qendron dhe nuk vjen. Kështu që unë jam shumë i kënaqur, nuk është asgjë tjetër përveçse të drejtave që u ushtruan nga anëtarët dhe simpatizantët tanë.

Pyetje: Z.Berisha, në fakt të gjithë kandidatët, po flasim gjatë gjithë ditës së sotme, po flasim për Bashkinë e Tiranës janë shprehur se gara e vërtetë nuk është në ditën e sotme, por në 14 maj përballë kandidatit të mazhorancës. Nëse do të kishte hatërmbetje midis kandidatëve, sa do ta dëmtonte vetë procesin e Primareve nga njëra anë brenda Bashkisë së Tiranës dhe rezultatin final më pas?

Berisha: Unë mendoj se kandidatët e Tiranës dhe në tërësi kandidatët tanë, kanë bërë një garë të civilizuar, dhe kanë patur mençurinë të mos angazhohen në beteja dhe sulme personale me njëri-tjetrin, në dijeninë time, pothuajse askund. Kjo ka këtë anë shumë pozitive. Secili prej atyre që fiton i lind e drejta morale dhe statuore të kërkojë ndihmën e atij që pati rival, pse jo të bëjë edhe marrëveshje dhe kompromise me të sipa rastit. Pra, kjo garë i ofron këto mundësi. Unë e kam theksuar këtu para jush rastin e kandidatit për senat Mehmet Oz i cili ishte një figurë brilante televizive, e jashtëzakonshme, por përdori sulmet egra drejt rivalit republikan dhe ato ç’është e vërteta mund të ishte një nga faktorët që ai humbi garën, sepse rivali i tij u lëndua shumë. Më vonë ai gradualisht e mori veten, jo me atë ngrohtësi. Dhe kështu që, kur është gara brenda partisë, mençuria është që të bësh gjithçka për të fituar zemrat e anëtarëve simpatizantë, por pa sulmuar rivalin tënd.

Pyetje: Z.Berisha fillimisht një pyetje për ju. Ka patur kandidatë nga Korça, nga Tropoja që kanë hedhur akuza se gara ka qenë e përcaktuar dhe disa prej tyre janë tërhequr, nderkohë për sa i përket Kamzës ka qenë z.Shemsi Prençi që ka hedhur akuza se brenda listës që janë regjistruar simpatizantët ka patur njerëz të PS.

Berisha: Së pari, njëherë në mënyrë absolute nuk ka patur asnjë kandidat të mbështetur nga Sali Berisha, as edhe nga kryesia e PS. Se çfarë kanë kuptuar me paracaktim ata rivalë, unë nuk e di se cila është. Natyrisht, ky komision që shihni këtu ka bërë një punë të jashtëzakonshme në verifikimin e ankesave të bëra për listat. Mund të më thonni ju mua, a ka patur edhe zgjedhës socialista në ato lista? Unë dorën në zjarr nuk e vë se nuk ka patur.

Të marrim dy aspekte këtu. Së pari, ne jemi kjo shoqëri që jemi, dhe kandidati apo kandidatja mund të ketë shoqe, mund të ketë miq socialist, i fton , por të jem i sinqert, edhe votojnë. Votojnë në PD, por edhe mund të votojnë në zgjedhje të përgjithshme. Unë të paktën di raste, sikur ndodh e kundërta. Por, a kanë qenë një problem këto raste ekzotike? Jo, nuk kanë qenë problem. Mund t’ua japim cilitdo listën e atyre që kanë votuar, mund të ketë patur e thashë edhe njëherë. Askund nuk mund të përjashtohet mundësia që edhe ndonjë socialist, jo rilindas, natyrisht, se Rilindja është një sekt supermafioz. Nuk ka ndonjë ndikim kjo në procesin e votimit.

Pyetje: Pas shpalljes së kandidatit për Bashkinë e Tiranës a do të keni ndonjë konferencë, apo dalje mediatike me z.Meta?

Berisha: Do t’i diskutojmë të gjitha në momentin dhe kohën e duhur. Z.Meta i ka mbështetur plotësisht Primaret, dhe kandidatë të Partisë së Lirisë kanë fituar në Primare, edhe kjo është një specifikë e tyre.

Pyetje: Ju keni deklaruar se PD do të ketë edhe Primare edhe protesta. Çfarë ndodh nga dita e nesërme, do të ketë protestë dhe fushatë dhe kur do të nisë fushata e Sali Berishës do të pritet koha që të përcaktohet nga KQZ-ja, apo nis që nga dita e nesërme, duke dalë në çdo qytet?

Berisha: Në fushatë kam qenë, në fushatë jam. Në protestë kemi qenë, në protestë do të jemi. Ky ka qenë vit që është bërë fushatë mëshumë se kurrë. Do të vazhdojë fushata, do të vazhdojnë protestat. Protestë historike, ndaj edhe unë ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD-së, edhe socialistë të ndershëm. Ftoj qytetarë pa parti, të dalin. Mund të lëmë çdo gjë, por të ndalemi vetëm në mënyrën sesi trojka e pasardhësve të xhelatëve të popullit shqiptar Rama- Balluku- Çuçi trajtuan protestën e opozitës, dëshmon për çdo shqiptar se ajo protestë është jetike për të ngritur zëri para Europës dhe Botës se çfarë janë këta.

Lexoni pak, se çfarë shkruante ministri i drogës për opozitën që e nderon Shqipërinë me protestën e saj në çdo vend të lirë. Po për ata që ndajnë mentalitetin e çuçërve si vrasës të diktaturës, të Edi Ramës, pasardhësit të një xhelati, të asaj tjetrës që e kalon çdo lloj standarti, të duket shumë e largët ora e protestës. Lexoni pak se çfarë kanë shkruar! I ftoj shqiptarët të lexojnë çfarë shkruan Çuçi i drogës me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun për protestën e popullit opozitar. Ata janë mafia. Ne jemi shqiptarët e vërtetë atë ditë në shesh.

Pyetje: Gjatë protestave që janë mbajtur në PD, nga dhjetori i vitit të shkuar kur është mbajtur referendumi e deri më sot, kemi parë se PD ka rreth 40 mijë anëtarë mos gaboj, me shifrën, plus minus. A e  di Sali Berisha sesa simpatizantë ka tashmë dhe ku janë këta simpatizantë duke iu referuar procesit që e nisët në 18 tetor dhe e përfunduat 5 ditë më parë?

Berisha: Ne e hapëm procesin, por simpatizantët janë një shumësi e madhe, të cilët në asnjë vend nuk votojnë në tërësi, por votojnë ata të cilët janë më të zjarrtë, Dikur i këmi patur listat e simpatizantëve, duhet të fillojmë t’i bëjmë. Ka qenë obligative për seksionet që të kishin lista.

Pyetje: Si do të futeni ju në Bulevard, në një kohë që ai do të jetë i rrethuar nga efektivët e policisë?

Berisha: Bulevardi s’ka asgjë të përbashkët me zonën e sigurisë. Zona e sigurisë ekziston, por jo aty ku thotë Edi Rama. Është krejtësisht një tmerr i tij. Ai ka frikë se mos protestuesit do i futen në Kryeministri dhe do ta damkosin para të gjithë Europës. Nuk është detyra ime që ta çliroj nga frikërat atë, jo. Kështu që, bulevardi është i protestuesve. Natyrisht protestuesit kanë parasysh se është sigurimi i mikpritësve. Siguria e miqve nuk mund të vihet në asnjë lloj forme në diskutim.

Do t’ju falenderoj që i keni ndjekur këto Primare dhe ju ftoj të vazhdoni të informoni sa më shumë, Se ka nevojë, se vota ishte ndryshkur, po e rikthen PD. Faleminderit shumë!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale