FJALA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, FLAMUR NOKA:
Kryengritja e Postribës është një nga lëvizjet që i ka dhënë më shumë nder e krenari pasi burra si Jub Kazazi e Osman Haxhia, kuptuan se çfarë reje e zeze po i vinte Shqipërisë.
Kuptuan se po dorëzohej liria, dinjiteti, tradita, feja, jeta, çdo gjë, në duar gjakatarësh.
Ata burra patën kurajën të mos pajtoheshin, patën kurajën ta shpërfillin, t’i qëndronin përballë murtajës, për të ruajtur lirinë e dinjitetin.
Ne sot duhet ta ushqejmë këtë të vërtetë, sepse një regjim, njësoj i rrezikshëm, njësoj i ashpër, njësoj poshtërues, po kërcënon shqiptarët.
Rezistenca e vizioni i kryengritësve të Postribes na duhet sot më shumë se kurrë.
Re e zeze është dhe kjo e Edi Ramës. Një njeri që ka ngritur narko-shtet e sundon me krimin, kudo, dhe në Shkodër.
Ai sjell si vlerë e model korrupsionin e banditët.
Ai ka njësoj propagandën si regjimi komunist, ku mohon realitetin e varfërisë e shpopullimit, e manipulon sikur këtu po ndodh mrekullia.
Shpall armiq e sulmon e damkos këdo që nuk mendon si ai.
Kontrollon drejtësinë e nxit procese persekutimi ndaj kundërshtarit.
Njëlloj si atëherë, ai nuk lejon votën. E blen votën, dhe shantazhon qytetarët me vendet e punës, me ndihmën ekonomike, dhe me trafikantët e vrasësit që ka në shtabet elektorale.
Ndaj Postriba sot kushtrim.
Rezistencë e përballje kudo, në çdo fshat e qytet, për ta kthyer vendin ne shinat e demokracisë e shtetit ligjor.
Duhet sakrificë.
Unë jam i bindur se kjo forcë gjendet këtu, gjendet në Shkodër, e në çdo cep të Shqipërisë. Askush nuk është gati të heqë dorë nga nderi e dinjiteti, nga liria dhe ato vlera që i fituam pas vitit 90, për interesat e pushtetin e Edi Ramës, qe ai dhe të korruptuarit e kriminelet që e rrethojnë të pasurohen edhe më shumë.
Askush nuk është gati të vazhdoje edhe një ditë më shumë ky eksperiment që solli varfëri, krim, droge, e largim e shkretim të vendit.
Ndryshimi është në mendjen dhe në zemrën e shumicës së shqiptarëve. Duhet vetëm kurajoja e vendosmëria jonë për të mos e lejuar Edi Ramën që ta bllokojë me dhunë këtë aspirate.
Dhe nuk do ta lejojmë. Me çdo mjet, me çdo mundësi, me çdo sakrificë që duhet.
Vetëm kështu i nderojmë martirët që deshën Shqipëri të lirë dhe europiane.
Vetëm kështu nderojmë kryengritësit e lavdishëm të Postribës.
Rrugë tjetër nuk ka.
Ne do t’ia dalim!