Kryeministri i Kroacisë: Suksese Kuvendit dhe mikut tim Berisha! Bashkë me PD ndajmë orientimin e qëndrueshëm pro-europian

Mesazhi drejtuar Kuvendit Kombetar te PD, i Andrej Plenkoviç Kryeministri i Kroacisë

Të dashur miq,

U uroj të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë një kuvend sa më të suksesshëm.

Isha shumë i kënaqur që prita zotin Sali Berisha, mikun tim prej shumë vitesh, në Kroaci gjatë Forumit të IDU-së këtu në Zagreb, disa javë më parë.

Patëm një bisedë të gjerë mbi aktivitetet dhe reformimin e partisë.

Ne ndajmë të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro-europian dhe dëshiroj t’ju jap mbështetjen e fortë të Bashkimit Demokratik Kroat për një kuvend të suksesshëm të partisë dhe për suksese të mëtejshme elektorale.

Të gjitha të mirat nga Zagrebi.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale