DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË SË PD, ENO BOZDO
Kryeministri u kujtua sot të flasë për klimën e biznesit në Shqipëri. Në një takim si i cili kemi parë me dhjetëra këto vite, me të njëjtin skenar, ku kryeministri flet, premton, akuzon biznesin dhe sigjithmonë, asgjë nuk ndodh, deri në takim e radhës.
E vërteta është se në dhjetë vitet e fundit, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare për investimet dhe klimën e biznesit në Shqipëri, si dhe reagimeve të Dhomave të Huaja të Tregtisë, Shqipëria ka njohur një përkeqësim të vazhdueshëm të klimës së biznesit. Në prill të këtij vitit, pesë dhoma të huaja të tregtisëiu drejtuan me një letër të hapur kryeministrit (peërherë të parë kjo ndonjëherë), ku i kërkonin reforma për përmirësimin e ndjeshëm të klimës së biznesit në Shqipëri. Sot, përveçse janë shtuar ndjeshëm procedurat burokratike dhe numri i lejeve dhe liçencave, mbi të gjitha është rritur pa limitkorrupsioni dhe arroganca e trupave inspektues, si dhe paaftësia dhe moskokëcarja e administratës qëndrore për të trajtuar problemet reale të biznesit nëShqiipëri;
Gjatë qeverisjes së saj në vitet 2005-2013, qeveria e Partisë Demokratike ndërmori një reformë madhoredhe shumë të sukseshme në derregullim, atë të One-Stop-Shop për regjistrimin e biznesit dhe për lejetdhe licencat. Jo vetëm kaq, por në dy vitet e fundit, qeveria demokrate kishte përfunduar me sukses(duke ia lënë të gatshme në tryezë qeverisë Rama) reformën e Inspektoriteve apo trupave inspektuese, një reformë e përbashkët me Bankën Botërore/IFC. Që nga ky çast, jo vetëm që asnjë reformë në këtëdrejim nuk është ndërmarrë, por edhe reformat e mëparshme, veçanërisht ajo e reduktimit të lejevedhe licencave, ka bërë hapa të mëdha mbrapsht. Prandaj, ndërsa fqinjët tanë kanë bërë hapa galopantë përpara, kjo dekadë e humbur është përgjegjesi totale e qeverisjes socialiste;
Në të njëjtën kohë, është qesharake të dëgjosh kryeministrin të flasë për prokurime publike dhe përdorimin në të të Inteligjencës Artificiale. Prokurimet Publike sot vuajnë nga korrupsioni ithellë. Rreth 30% e tyre përfundojnë me një garues të vetëm dhe rreth 50% e tyre janë me oferta tëbarabarta me fondin limit. Përdorimi i inteligjencës artificiale kur administrata është thellësisht e korruptuar është thjesht një qyfyre e radhës. Problemi pra është korrupsioni dhe jo elektronika.
Së fundmi, një komponent i rëndësishëm i klimës së biznesit është edhe niveli taksimit. Sot biznesi në Shqipëri taksohet në mënyrë direkte dhe indirektegati sa dyfishi i taksimit në vitin 2013, që është edheviti i fundit i qeverisjes së Partisë Demokratike.
Pavarësisht kësaj, të ardhurat e mbledhura tregojnë për informalitet të thellë dhe korrupsion të shtrirë kudo, në cdo nivel të qeverisjes. Instituti Ekonomik i Vjenës, në raportin e tij përpara disa ditësh, e cilëson Shqipërinë si vendi me informalitetin më të lartë në Rajon, gati dyfishi i informalitetit të vendeve të tjerat ë Rajonit. Kjo tregon qartë se problemi kryesor nuk janë bizneset që nuk paguajnë taksa, sesa qeveria që irrit taksat jashtë cdo logjike të tregut dhe konkurueshmërisë ekonomike rajonale, duke çuar kështu në rritje të detyrueshme të informalitetit fiskal.
Përfundimi: problemi nuk është biznesi, por qeveria! Dhe me këtë qeveri, për fat të keq, konferenca të tilla si kjo e sotmja do të shohim përsëri, ndërsa klima e biznesit vecse do të vazhdojë të përkeqësohet më tej!