Fjala e deputetit të PD, Klevis Balliu në Foltoren para Kryeministrisë:
Të gjithë këta janë hajdutë, por kryehajduti është Edi Rama. Duke filluar me Belinda Ballukun, e cila përgjegjësitë e veta, ka vjedhjet e veta, ka hajdutlliqet e veta, por asnjë aferë korruptive Belinda Balluku nuk e bënte dot pa projektet dhe miratimin e Edi Ramës. Asnjë ministër, deputer, asnjë eksponent i PS i lidhur me krimin e organizuar nuk mund të shkonte te krimi i organizuar pa miratimin e narkokryeministrit Edi Rama.
Të gjithë këta, kanë vetëm një të përbashkët, të gjitha krimet në Shqipëri kanë një të përbashkët, të gjitha vjedhjet në Shqipëri kanë një të përbashkët, ajo e përbashkët është Edi Rama. Armiku numër 1 sotni çdo qytetari shqiptar është Edi Rama. Kemi parë se si e gjithë qeveria dhe mediat e kapura nga pushteti po tentojnë të na shpjegojnë, se pse Belinda Balluku nuk duhet arrestuar, se pse Belinda Balluku nuk duhet të ishte në burg.
E vërteta është se nuk kanë hallin e Belinda Ballukut, kanë fajin e Edi Ramës, sepse Belindën te turqit e çoi Edi Rama. Dhe çfarë bëjnë sot? Sulmojnë këtë qëndresë, sulmojnë secilin nga ju. Ju sulmojnë sepse kanë frikë. Ju sulmojnë, sepse ajo që ju përfaqësoni është diçka që ata nuk mund ta përfaqësojnë kurrë. Sepse ju, përfaqësoni të vërtetën, qëndresën që sot blhet këtu dhe në çdo cep të Shqipërisë, po bëhet nga qytetarët e ndershëm. Është një qëndresë, e cila nuk i shërben një njeriu, një deputeti, një partie, por i shërben interesit kombltar shqiptar, sepse Edi Rama dhe qeveria e tij janë qeveria antikombëtare, janë qeveria e shpopullit, qeveria e vjedhjes.
Ndaj, të nderuar miq, është privilegj që ndodhem mea jush dhe kam mundësinë të flas. Është një emocion i vërtetë të flasësh në sheshe ku flitet e vërteta. Është emocion i vërtetë të flasësh përballë njerzve që mbrojnë vlera dhe parime, të cilat i shërbejnë shtetit shqiptar.
Si mundet që një qeveri e tërë nuk gjente kohë të mbronte banorët e Unazës, nuk gjente kohë të mbronte naftëtarët, minatorët, nuk gjen kohë të mbrojë asnjë qytetar shqiptar, nuk gjen kohë të mbrojë fëmijët nëpër shkolla, gjykatësit nëpër gjykata, gjen kohën për të mbrojtur Belinda Ballukun, Edi Ramën dhe të gjithë hajdutët e tjerë. Sot, më shumë se kurrë, të nderuar miq, heta e çdo qytetari shqiptar është në rrezik.
Shikoni çfarë ndodhi në aeroport, në 2 javë 3 atentate. Në dy javë pamë atentate mafioze, si ato që shohim nëpër filma. Problemi është se në Shqipëri nuk po i shohim nëpër filma atentatet, por po i shohim me të vërtetë. Jeta e qytetarëve shqiptarë është në rrezik për shkak të atenteve mafioze për shkak të kësaj qeverie. A e dini pse mbyllin sytë policia e shtetit ndaj krimeve? Sepse këta janë, jo polici e shtetit, janë polici pushteti, polici e krimit të organizuar. Si ka mundësi që në çdo atentat del një polic i përfshirë. Vetëm në dy javë kemi oarë se si Shqipëria është zaptuar nga krimi i organizuar. Nuk ndodh rastësisht. Ndodh kur ka një bashkëpunim të pushtetit të qeverisë me krimin e organizuar. Ne jemi i vetmi vend në botë që qeveria ka koordinator zyrtar për krimin e organizuar. Jemi i vetmi vend në botë që DASH, antimafia italiane, Europol dhe të gjitha instancat ndërkombëtare vazhdojnë të na tregojnë se jemi kthyer në ëndrrën çdo karteli. Bëhet nami, blindojnë Kryeministrinë këtu, se do vijnë qytetarët të thonë fjalën e tyre. Po kur vjen Sinaloa, hapen dyert, shtrohet tapeti i kuq dhe bëhet biznes në kurrizin e qytetarëve shqiptarë. Prandaj, të nderuar miq ju ftoj që këtë qëndresë ta vazhdojmë, ju ftoj të vazhdojmë betejën tonë dhe mëse të bindur të jeni që do ta fitojmë.
Njësoj na flisnit për protestat te bashkia, ku është kryetari i bashkisë sot? Njësoj na flisnit, që kjo foltore nuk kryen detyrën? Po ku janë të gjithë që i kemi pas shpinës sot? Të gjithë qëndresën që keni bërë ju, që kanë bërë qytetarët përballë vjedhjes, sot kanë sjell një rezultat: e gjuthë bota e di që Edi Rama është narkokryeministër, e gjithë bota e di që Edi Rama duhet larguar, por na takon ne ta largojmë dhe jemi ne që me gjithë opozitën bashkë dhe qytetarët shqiptarë do t’i bëjmë ballë betejës deri në ditën që Edi Rama të largohet. Do qendrojmë dhe në fund do të fitojmë!


