DEKLARATA E KORDINATORIT PER RAJONIN E TIRANES, KLEVIS BALLIU:
Përshëndetje!
Turizmi shqiptar goditet nga dajak Bedini dhe jo nga agjenturat e huaja te shpikura nga Rama dhe karteli i tij mediatik.
Raportimet mediatike pasqyruan se si pronari i nje biznezi turistik ne Vlore, aleat i pushtetit, godiste me grushta klientin qe kishte ankesat e tij per sherbimin.
Kjo arrogance e pronareve qe rrahin klientet, qe zaptojne prona publike, nuk pyesin per ligjin ka vetem nje baze: mbeshtetjes politike te pushtetit te Edi Rames.
Kur kryeministri zapton sic beri me 24 mije metra ne Gjipe, Bedini dhe bedelet e tij ne jug e ne veri ndjekin modelin e ‘baba Dovletit’.
Kur kumbaresha ministre e Turizmit e trajton parkun Kombetar te Butrintit si te ishte perkthim i Kurbanit, edhe patronazhistet sillen si pushtues.
Edi Rama instaloi ne turizem modelin e propagandes pa pune dhe cdo pune per te bere propagande.
Ai instaloi ne industrine e lehte te turizmit stilin e rende te dajakut.
Nuk eshte hera e pare që ndodh dicka e tille: a ju kujtohet Mihali i Rames qe kacavirrej siper makinave te turisteve per ti rrahur.
Nderkohe qe pronaro-patronazhistet kapin detin dhe kapen me qytetaret, cmimet kane kapur qiellin. Si per qytetaret shqipetare edhe per te huajt te cilet sivjet e bojkotuan Shqiperine kur pane se ka artikuj ne shtyp por jo i frastruktute, ka krahasume me Maldivet, por edhe cmimet jane te tilla
Pervec cmimeve, tani shqipetareve dhe te huajve u ju duhet te durojne agresivitetin verbal dhe fizik te biznesemeneve qe flejne nen cadren e pushtetit.
Nderkohe shqiptarit te thjeshte i kerkohet te mos zbrese me ‘cader nga mali’.
Deti i Shqiperise ka vend vetem per intelektualet e hurit e te litarit.
Keta duhen hedhur ne det, duhen lidhur te Tigrat qe nuk punojne ne gjirin e Vlores.
O sot, o kurre!