Klevis Balliu: Pal Trashaj u vetëhelmua pasi u helmua nga ‘drejtësia e re’, Turp për Altin Dumanin që si Dumani tjetër po bëhet vrasës me pagesë

DEKLARATA E KORDINATORIT RAJONAL PËR TIRANËN, KLEVIS BALLIU:

Pal Trashaj, një qytetar shqiptar, bir, baba, e vëlla, i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar  pasi u helmua nga shpërfillja, përbuzja dhe arrogance e shtetit shqiptar dhe e të ashtuquajturës “drejtësi e re”.

I nëpërkëmbur prej katër vitesh në sistemin e drejtësisë për abuzime të bankave dhe përmbaruesve, ai i është drejtuar SPAK me shpresën se do të gjente zgjidhje te institucioni i cili sipas sondazheve të porositura gëzon besimin e shqiptarëve.

Për muaj me radhë ai është shpërfillur, dhe SPAKU i Dumanit as e ka dëgjuar, as i ka pranuar padinë dhe as e ka përcjellë në Prokurori.

I përballur me humbjen e pronës dhe i sfilitur nga pamundësia për të gjetur të drejtën, Pal Trashaj 63 vjeç, është vetëhelmuar në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

Ai bëhet kështu dëshmori i parë i arrogancës së SPAK.

Ky është turpi i radhës i SPAK-Dumanit i cili pranon padi nga atentatori politik me porosi dhe lë pas dere qytetarin me halle Pal Trashaj.

Paditë politike janë porosi e Rilindjes kurse nëpërkëmbjet e Pal Trashajt vetëm padrejtësia e radhës në serinë e sulmeve që i bëhen opozitës, që nga kryetari i saj dhe deri te protestuesi më i thjeshtë.

Pal Trashaj ka qenë kryetar i PD së Lezhës në periudhën 2007 dhe 2009 dhe ne i përcjellim, familjes ngushëllimet më të sinqerta.

Partia Demokratike nuk do ta pushojë luftën kur Rilindjes dhe Spakut e veglave të saj, që i shohin qytetarët shqiptarë si të majtë apo të djathtë, të kuq apo blu.

Turp për Altin Dumanin që si Dumani tjetër po bëhet vrasës me pagesë.

Me urgjencë i kërkojmë Prokurorisë të hapë çështje për vrasjen e Pal Trashajt dhe përgjegjësit të vihen në bankën e akuzës.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale