Klevis Balliu: Emergjenca e mbetjeve ne Vlorë, peng i korrupsionit i qeverisjes së Edi Ramës

DEKLARATË E SHEFIT TË ORGANIZIMIT NË PD, KLEVIS BALLIU

Në vitin 2021, pra para dy vitesh, drejtoresha e landfillit të Sherishtës në Vlorë i deklaronte medias se brenda vitit do të përfundonte projekti, do të fillonte puna dhe do të zgjidhej situate alarmante e mbetjeve në Vlorë. Reagimi vinte pas alarmit në qytetin bregdetar për djegien e fushës së mbetjeve në Vlorë, që rrezikonte jo vetëm shëndetin e banorëve, por edhe sezonin turistik.

Kryebashkiaku i atëhershëm e cilësonte zjarrvënien si “të qëllishmshe”. Në atë kohë Leli ishte në konflikt me Ramën, përplasje që, sipas burimeve mediatike, lidheshin edhe me faktin se kryebashkiaku nuk pranonte te vinte firmën mbi projektet korruptive të shefit të tij në Tiranë.

Ja ku jemi 2 vjet e 10 milion euro më vonë, dhe Vlora është në prag të një katastrofe mjedisore me pasoja për shëndetin dhe jetën e banorëve, jo vetëm të qytetit, por të gjithe zonës.
Si të mos mjaftonin ‘tigrat’ e ndryshkur Belindës dhe Edit, të parkuar në gji për të prodhuar energji elektrike, cdo verë rikthehet zjarri kancerogjen i fushës së mbetjeve. Para tri ditësh një zjarr i pakontrollueshëm përfshiu fushën e vjetër të mbetjeve.
Si në skenarin e vitit 2021, flitet sërish për zjarrvënie të qëllimshme. Për përplasje të bandave të babëzitura të pushtetit dhe inceneratorëve.

Vetëm disa kilometra më tej këtij zjarri gjendet i pajetë landfilli i Sherishtës i cili ka kushtuar 10 milion euro.
Ky landfill është pjesë e Integretaed Technology Services të Zotos së famshëm të Edi Ramës.

10 miljon € i dha Edi Rama Klodian Zotos per tenderin e Landfillit te Vlores pasi, sipas tij, vec Zoto ishte me eksperiencen e duhur. Sot nuk kemi as Landfill as Zoto. Kemi fotot e Vlores me nje bombe ekologjike mbi qytet dhe kancer per qytetaret dhe turistët.

Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve patriotë të Vlorës të ngrihen për mirëqenien e tyre dhe të demonstrojnë mospajtim dhe mosbindje me këtë masakër mjedisore, që u kushton jo vetëm paratë e taksave, por edhe shëndetin e pleqve dhe fëmijëve.

Kjo nuk është cështje partiake, sepse gazrat helmues dhe kimikatet kanceroze kapin njëlloj si socialistin ashtu dhe demokratin, si vlonjatin ashtu dhe pushuesin nga cdo pjesë e Shqipërisë, Kosovës apo Diasporës.
Kjo është cështje e parave publike dhe shëndetit publik.

SPAK nuk mund të rrijë duarlidhur para bombës ekologjike të Vlorës, e cila lidhet drejtpërdrejt me dosjen e madhe të inceneratove që ka në hetim. Gishti i Zotos dhe gjurma e Ramës dhe Agaçit janë edhe aty.

Zoto mund të jetë në kërkim dhe Rama i paprekshëm, por shëndeti public nuk mund të konsiderohet si ‘i ikur në drejtim të paditur’.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale